Eja, Më Ndiq
23–29 Shtator. Galatasve: ‘Ecni sipas Frymës’


“23–29 Shtator. Galatasve: ‘Ecni sipas Frymës’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“23–29 Shtator. Galatasve”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
Krishti i shfaqet Palit në burg

23–29 Shtator

Galatasve

“Ecni sipas Frymës”

Ndërsa lexoni Letrën drejtuar Galatasve, çfarë mbresash keni rreth asaj që fëmijët në klasën tuaj kanë nevojë të mësojnë?

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Jepuni fëmijëve disa minuta për të vizatuar diçka që e kanë mësuar nga një diskutim i kohëve të fundit për ungjillin në shtëpi ose në kishë. Mblidhini vizatimet dhe lërini fëmijët që të përpiqen të gjejnë se çfarë përfaqëson çdo vizatim.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Galatasve 5:22–23

Fryma e Shenjtë më ndihmon të ndiej dashuri, gëzim e paqe.

Fëmijët më të vegjël mund ta dallojnë frytin e Frymës. Kjo do t’i përgatitë ata që të kërkojnë ndikimin e Frymës së Shenjtë gjatë gjithë jetës së tyre.

Veprimtari të Ndryshme

  • Paraqitni ose tregoni figura të llojeve të ndryshme të frutave dhe kërkojuni fëmijëve të përshkruajnë se çfarë shije ka secila frutë. Shpjegoni se ashtu si frutat kanë shije të ndryshme, ne mund ta ndiejmë Frymën e Shenjtë në mënyra të ndryshme, të tilla si dashuri dhe paqe. Kërkojuni atyre të përshkruajnë mënyrën se si e ndiejnë Frymën e Shenjtë.

    Pamja
    mollë në një pemë

    Fëmijët e të gjitha moshave mund ta përjetojnë frytin e Frymës.

  • Lexoni me fëmijët Galatasve 5:22–23 dhe shpjegoni fjalët që ata mund të mos i dinë. Ftojeni çdo fëmijë të përzgjedhë një fryt të Frymës të përmendur në këto vargje dhe të tregojë për një rast kur ai ose ajo e përjetoi atë fryt të Frymës. Ftojini fëmijët që të vizatojnë figura të thjeshta të përvojave të tyre.

Galatasve 6:2

Jezu Krishti do që unë t’i ndihmoj njerëzit në nevojë.

Udhëzimi te Galatasve 6:2 është i ngjashëm me mësimin e Almës te Mosia 18:8 drejtuar njerëzve që ishin gati të pagëzoheshin. Përdoreni këtë mundësi për t’i ndihmuar fëmijët që të përgatiten për besëlidhjet e pagëzimit.

Veprimtari të Ndryshme

  • Tregoni një figurë të një fëmije që po pagëzohet (të tillë si te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit nr. 104). Pyetini fëmijët se çfarë po bën fëmija. Shpjegoni se kur pagëzohemi, ne bëjmë besëlidhje ose premtime. Lexoni te Galatasve 6:2 ose Mosia 18:8 për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë një prej gjërave që ne premtojmë të bëjmë: të mbajmë barrët e njëri-tjetrit. Ftojini fëmijët të vizatojnë figura të mënyrave se si mund t’i ndihmojnë të tjerët që po mbajnë barrë.

  • Lexojuni fëmijëve këtë frazë prej Galatasve 6:2: “Mbani barrët e njëri-tjetrit”. Për të ilustruar se çfarë do të thotë kjo, jepini njërit prej fëmijëve diçka të rëndë për ta mbajtur. Më pas kërkojini një vullnetari që ta ndihmojë fëmijën për ta mbajtur sendin. Shpjegojuni fëmijëve se shumë gjëra mund të ndihen si barrë, si për shembull të jesh i sëmurë ose të ndihesh i trishtuar apo i vetmuar. Çfarë mund të bëjmë për ta ndihmuar një person me këtë lloj barre?

Galatasve 6:7–9

Veprimet tona, si mirat edhe të këqijat, kanë pasoja.

Është e rëndësishme që fëmijët ta kuptojnë se zgjedhjet tona kanë pasoja. Ju mund ta përdorni Galatasve 6:7–9 për të ilustruar këtë të vërtetë.

Veprimtari të Ndryshme

  • Paraqitni një farë dhe një perime. Lexojuni fëmijëve Galatasve 6:7–9. Kërkojuni fëmijëve të bëjnë sikur po mbjellin një farë kur dëgjojnë fjalën “mbjell”. Kërkojuni atyre të hiqen sikur po këpusin një perime nga një bimë kur dëgjojnë fjalën “korr”.

  • Tregojuni fëmijëve disa lloje perimesh dhe ndihmojini që të gjejnë farat në secilën prej tyre. Vendosini farat në një mbajtëse dhe lërini fëmijët që me radhë të zgjedhin njërën prej tyre dhe të tregojnë se ç’perime do të rritet nëse e mbjellin atë. Ndihmojini ata të kuptojnë se ashtu si farat që mbjellim përcaktojnë perimet që marrim, zgjedhjet që bëjmë përcaktojnë pasojat dhe bekimet që marrim përfundimisht.

  • Bëni një vijë në dysheme me ngjitëse. Vendosni një fytyrë të lumtur dhe një fytyrë të trishtuar në anët e kundërta të vijës. Ftojeni një fëmijë të qëndrojë në mes të vijës dhe lërini fëmijët e tjerë të përmendin zgjedhje që do të çojnë drejt lumturisë ose trishtimit (mund t’ju nevojitet të jepni disa shembuj). Për çdo zgjedhje, kërkojini fëmijës në mes të vijës që të ecë përpara drejt anës së lumtur ose drejt anës së trishtuar. Përsëriteni veprimtarinë disa herë dhe lërini fëmijët e tjerë që të qëndrojnë mbi ngjitëse me radhë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Galatasve 5:1

Jezu Krishti na bën të lirë.

Disa njerëz mendojnë se ungjilli i Jezu Krishtit ua kufizon lirinë. Përsiatni mbi mënyrën se si do t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se ai sjell në të vërtetë liri nga mëkati dhe vdekja.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të lexojnë Galatasve 5:1. Në ç’mënyra na bëri Jezu Krishti të lirë, me qëllim që të mund të ktheheshim tek Ati Qiellor? Tregoni figurat e Jezusit që vuan në Gjetseman dhe të Ringjalljes së Tij, për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë mënyrën se si na bëri të lirë Jezusi nga mëkati dhe vdekja (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 5659).

  • Këndojeni së bashku dhe rishikojini fjalët e një kënge rreth Shpëtimtarit, të tillë si “E Di, Jeton Shëlbuesi Im” (Himne nr. 74). Kërkojuni fëmijëve të gjejnë fjalë në këtë këngë që përshkruajnë mënyrat se si mund të na bëjë të lirë Jezu Krishti nga skllavëria shpirtërore.

Galatasve 5:22–23

Nëse “ec[i] sipas Frymës” unë mund t’i gëzohem “fryti[t të] Frymës”.

Si do t’i ndihmoni fëmijët ta dallojnë se kur e ndiejnë Frymën e Shenjtë?

Veprimtari të Mundshme

  • Jepini secilit fëmijë një fletë letre në formën e një fruti dhe kërkojini fëmijëve të gjejnë një “fryt [të] Frymës” të renditur te Galatasve 5:22–23. Ftojini ata që në njërën anë të letrës të shkruajnë një prej fryteve dhe në anën tjetër një fjalë që nënkupton të kundërtën e saj. (Ndihmojini ata të kuptojnë fjalë që nuk janë të njohura për ta.) Ftojini ata që t’i tregojnë klasës frutat e tyre.

  • Ftojini fëmijët të lexojnë rreth frytit të Frymës te Galatasve 5:22–23 dhe të shkruajnë apo të vizatojnë një figurë të një rasti kur Fryma e Shenjtë i ndihmoi që ta ndiejnë njërin prej atyre fryteve. Kërkojuni atyre që t’ia tregojnë historinë apo figurën e tyre një personi tjetër në klasë. Përse është fryti një mënyrë e mirë për të na ndihmuar të kuptojmë mënyrën se si ndikon Fryma te ne?

Galatasve 6:7–9

Veprimet tona, si mirat edhe të këqijat, kanë pasoja.

Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se pasojat e sjelljes sonë ndonjëherë vijnë menjëherë dhe herë të tjera mund të vijnë “në kohën e vet” (vargu 9).

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojeni së bashku Galatasve 6:7–9. Ftojini fëmijët të vizatojnë figura të thjeshta ku dikush mbjell farën e një fruti dhe korr një frut tjetër. Përse do të ishte e pamundur kjo? Në ç’mënyrë është po aq e pamundur sa kjo bërja e zgjedhjeve të gabuara dhe përjetimi i pasojave pozitive?

  • Si klasë, bëni një labirint si ai që tregohet në faqen e veprimtarisë së kësaj jave. Ftojini fëmijët të mendojnë për fjalë të tjera në vend të atyre që janë në labirint, të cilat përfaqësojnë ndjenja të mira nga Fryma e Shenjtë apo zgjedhje të këqija që mund ta largojnë Atë. Diskutoni mbi pasojat e zgjedhjeve për të cilat ata menduan.

  • Ftojini fëmijët të renditin disa nga bekimet që ata shpresojnë të marrin nga Ati Qiellor. Ndihmojini të mendojnë për “farat” që duhet të mbjellin me qëllim që t’i “korr[in]” këto bekime.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ftojini fëmijët të shohin për pasojat e mira, apo “fryti[n]”, i cili vjen për shkak të vendimeve të mira që bëjnë këtë javë. Thuajuni atyre se javën e ardhshme ata mund të tregojnë përvojat e tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përshtatini veprimtaritë në përputhje me moshën e fëmijëve. Jepuni fëmijëve mundësinë të marrin pjesë, por mbajeni mend se aftësia e tyre për ta bërë këtë do të ndryshojë sipas moshës dhe pjekurisë së tyre. Fëmijëve më të vegjël mund t’u nevojitet më tepër udhërrëfim dhe drejtim. Ndërsa rriten, fëmijët mund të japin më tepër ndihmesë dhe mund të jenë më të zotë për t’i shprehur mendimet e tyre. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25–26.)

Shtyp në Letër