Eja, Më Ndiq
23–29 Dhjetor. Zbulesa 12–22: ‘Kush Fiton do t’i Trashëgojë të Gjitha Gjërat’


“23–29 Dhjetor. Zbulesa 12–22: ‘Kush Fiton do t’i Trashëgojë të Gjitha Gjërat’” Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“23–29 Dhjetor. Zbulesa 12–22”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Jezu Krishti duke përshëndetur njerëz në Ardhjen e Tij të Dytë

Qyteti i Përjetshëm, nga Keith Larson

23–29 Dhjetor

Zbulesa 12–22

“Kush Fiton do t’i Trashëgojë të Gjitha Gjërat”

Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim, mbështetuni te përvoja juaj me studimin vetjak ose me familjen tuaj të Zbulesës 12–22. Çfarë ju bëri përshtypje? Çfarë mbresash morët? Mbani mend që veprimtaritë e sugjeruara këtu mund të përshtaten për fëmijët e çdo moshe.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të tregojnë përse dëshirojnë të jetojnë përsëri me Atin Qiellor. Gjatë gjithë mësimit ndihmojini të kërkojnë gjëra që mund t’i bëjnë për t’u përgatitur që të kthehen tek Ai.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Zbulesa 12:7–11

Unë tregova besim te Jezu Krishti në botën para lindjes.

Në Luftën në Qiell, fëmijët besnikë të Perëndisë fituan mbi Satanin me anë të “fjalës së dëshmisë së tyre” dhe duke treguar besim te Jezu Krishti (Zbulesa 12:11).

Veprimtari të Mundshme

  • Për t’i ndihmuar fëmijët që të kuptojnë se çfarë do të thotë ta ndjekin shembullin e dikujt, zgjidhni një fëmijë që të jetë “udhëheqës” dhe kërkojuni të tjerëve ta ndjekin atë duke bërë çfarë bën ai ose ajo. Më pas lejoni fëmijë të tjerë të jenë udhëheqësi/ja. Lexojuni fëmijëve Zbulesën 12:7–11 dhe shpjegoni që përpara se të lindeshim, ne zgjodhëm të ndiqnim Jezusin dhe jo Satanin.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth jetës para lindjes, të tillë si “I Lived in Heaven” [“Në Qiell Jetova”] ose “I Will Follow God’s Plan” [“Do Ndjek Planin e Perëndis’”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 4, 164–165). Bëni pyetje si këto: Çfarë ndodhi në qiell përpara se të lindeshim? Çfarë zgjodhëm të bënim? (Shih edhe “Hyrje: Plani i Atit Tonë Qiellor”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 1–5 ose materialin filmik përkatës te LDS.org.)

Zbulesa 19:7

Unë mund të përgatitem për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit nëpërmjet zgjedhjes të së drejtës.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se Ardhja e Dytë do të jetë një ngjarje plot gëzim për ne, në qoftë se i ndjekim urdhërimet e Jezusit?

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni figurën nga përvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe lexoni Zbulesën 19:7. Shpjegoni se fraza “dasma e Qengjit” përfaqëson Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Përse u “gëz[uan]” njerëzit? Pyetini fëmijët nëse kanë qenë ndonjëherë në një dasmë. Si ishte ajo? Përse ishin njerëzit të lumtur?

  • Tregojuni fëmijëve përse e prisni me dëshirë Ardhjen e Dytë të Jezusit. Ju gjithashtu mund të këndoni së bashku një këngë rreth Ardhjes së Dytë, të tillë si “When He Comes Again” [“Kur Ai të Vij’ Përs’ri”], (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 82–83).

  • Ftojini fëmijët të tregojnë se çfarë bëjnë të dielën që të bëhen gati për në kishë. Përse i bëjmë këto gjëra përpara se të vijmë në kishë? Përse duhet të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Krishtit? Në faqen e veprimtarisë së kësaj jave lejojini fëmijët të vizatojnë atë që mund të bëjnë për t’u përgatitur për Ardhjen e Dytë.

Zbulesa 21:1, 3–4, 22–27; 22:1–2

Unë mund të jetoj në mbretërinë çelestiale me Atin Qiellor dhe njerëzit që i dua.

dy kapitujt e fundit të Zbulesës Pali përdori gjuhë të bukur shprehëse për ta përshkruar lavdinë çelestiale që do të gëzojnë njerëzit besnikë.

Veprimtari të Mundshme

  • Lejojini fëmijët të vizatojnë në tabelë pemën (drurin) e përshkruar te Zbulesa 22:2. Shpjegoni se kjo pemë është pema e jetës dhe fruti i saj përfaqëson dashurinë e Perëndisë (shih 1 Nefi 11:21–22). Jepuni fëmijëve fletë letre në formë frutash dhe ftojini të vizatojnë në letër diçka që i ndihmon ta ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor. Shpjegoni se ata që janë besnikë, do të jetojnë me Atin Qiellor në mbretërinë çelestiale.

  • Tregojuni fëmijëve disa simbole ose hollësi që Gjoni i përdori për të përshkruar lavdinë çelestiale (shih Zbulesa 21:1, 3–4, 22–27; 22:1–2) dhe ftojini fëmijët të vizatojnë figura për këto gjëra.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth planit të Perëndisë, të tillë si “I Will Follow God’s Plan” [“Do Ndjek Planin e Perëndis’”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 164–165). Ftojini fëmijët të përcaktojnë atë që mund të bëjnë për të jetuar përsëri me Atin Qiellor.

ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Zbulesa 12:7–11

Unë tregova besim te Jezu Krishti në botën para lindjes.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, janë në tokë ngaqë kishin besim te Jezu Krishti në jetën para lindjes dhe zgjodhën ta ndiqnin Atë.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku Zbulesën 12:7–11 dhe shkruani në tabelë fjalët dragoi, Luftë në Qiell, u hodh, dëshmi dhe Qengj. Kërkojuni fëmijëve t’i përmbledhin këto vargje duke përdorur fjalët në tabelë. Çfarë mësojmë nga këto vargje rreth Jezu Krishtit (Qengjit)? Çfarë mësojmë lidhur me zgjedhjet që bëmë në jetën para lindjes?

  • Në tabelë krijoni tri kolona dhe emërtojini ato Para kësaj jete, Gjatë kësaj jete dhe Të dyja. Përgatitni shirita letre që thonë të vërteta rreth jetës para lindjes dhe rreth jetës në vdekshmëri, të tilla si Ne kemi trupa, Ne nuk kemi trupa, Ne jetojmë në praninë e Perëndisë, Ne jemi në luftë me Satanin, Ne ushtrojmë besim te Jezu Krishti dhe Ne ndjekim planin e Perëndisë. Lejojini fëmijët të marrin me radhë një shirit letre dhe ta vendosin në kolonën së cilës i përket. Shprehni sigurinë tuaj se fëmijët mund të vazhdojnë të tregojnë besim te Krishti.

Zbulesa 19:7–8

Unë mund të përgatitem për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit nëpërmjet zgjedhjes të së drejtës.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë se Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit do të jetë një ngjarje e gëzueshme për njerëzit e drejtë?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku Zbulesën 19:7–8 dhe ndihmojini fëmijët ta kuptojnë simbolikën në këto vargje – dasma është Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit, Qengji është Shpëtimtari dhe nusja e Tij është Kisha (ose ne të gjithë). Si përgatiten njerëzit për një dasmë? Çfarë gjërash mund të bëjmë që të përgatitemi për Shpëtimtarin që të vijë përsëri?

  • Rishikoni dhe mësoni përmendsh me fëmijët Nenet e Besimit 1:10. Shpjegoni se ky nen i besimit përshkruan ngjarje emocionuese dhe të lavdishme që do të ndodhin kur Jezusi të vijë përsëri. Paraqitni figurën e Ardhjes së Jezu Krishtit te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe ftojini fëmijët të vizatojnë se si mendojnë se do të jetë Ardhja e Dytë e Jezusit.

Zbulesa 21:1, 3–4, 22–27; 22:1–2, 17

Unë mund të jetoj në mbretërinë çelestiale me Atin Qiellor dhe njerëzit që i dua.

Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim për mbretërinë çelestiale, mendoni se çfarë do të thotë për ju mbretëria çelestiale. Si mund t’ua jepni dëshminë tuaj fëmijëve të cilëve u jepni mësim?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të kërkojnë në vargjet vijuese disa simbole ose hollësi që Gjoni i përdori për të përshkruar mbretërinë çelestiale: Zbulesa 21:1, 3–4, 22–27; 22:1–2. Lejojini të zgjedhin një simbol ose hollësi që do të donin ta vizatonin. Më pas ata mund të flasin me klasën për vizatimet e tyre. Nxitini t’ua tregojnë vizatimet familjeve të tyre në shtëpi.

  • Lexoni së bashku Zbulesën 22:17 dhe shpjegoni se nusja që thotë: “Eja”, është Kisha. Në çfarë dëshirojmë t’i ftojmë të tjerët që të “[vijnë]”? Cilat janë disa mënyra të mira për t’i ftuar njerëzit të “[vijnë]”?

ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ndihmojini fëmijët të përgatiten për ta lexuar Librin e Mormonit vitin e ardhshëm duke i ftuar t’i kërkojnë një pjesëtari të familjes apo një shoku ose shoqeje që t’u lexojë një varg të parapëlqyer ose t’u tregojë një histori të parapëlqyer nga Libri i Mormonit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Mësojini fëmijët t’i shënojnë mbresat. Nëse fëmijët mund ta mësojnë zakonin e shënimit të mbresave, kjo do t’i ndihmojë që ta dallojnë dhe ndjekin Shpirtin. Fëmijët mund t’i shënojnë mbresat duke i shenjuar shkrimet e shenjta, duke vizatuar figura ose duke shkruar pjesë të thjeshta në ditar. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 30.)