“20–26 Shkurt. Mateu 6–7: ‘Ai i Mësonte, si Një Që Ka Autoritet’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)
“20–26 Shkurt. Mateu 6–7”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023
20–26 Shkurt
Mateu 6–7
“Ai i Mësonte, si Një Që Ka Autoritet”
Filloni duke lexuar kapitujt te Mateu 6–7, duke menduar rreth fëmijëve të cilëve u jepni mësim. Çfarë mesazhesh nga këta kapituj kanë nevojë të dëgjojnë ata? Manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe ky përvijim i mësimit mund të jenë të dobishëm për t’ju dhënë ide për mësimdhënien sipas nevojës.
Ftojini të Tregojnë
Kërkojuni fëmijëve të tregojnë se çfarë bënë gjatë javës së kaluar për të qenë një dritë ose shembull për dikë.
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël
Unë mund t’i lutem Atit tim Qiellor siç bëri Jezusi.
Fëmijët mund të mësojnë të luten duke dëgjuar lutjet e të tjerëve. Si mund t’i ndihmoni ata të mësojnë nga lutja e Jezu Krishtit në këto vargje?
Veprimtari të Mundshme
-
Përsëritini mësimet e Jezusit rreth lutjes që gjenden te Mateu 6:5–13. Ju mund të përdorni “Kapitullin 20: Jezusi Jep Mësim mbi Lutjen” (në Tregime nga Dhiata e Re, f. 51–52, ose materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org).
NaN:NaN -
Përdorni faqen e veprimtarisë të kësaj jave për t’i ndihmuar fëmijët të kujtojnë pjesët e ndryshme të lutjes.
-
Vizatoni në një copë letre formën e dorës të secilit fëmijë. Flisni rreth asaj çfarë duhet të bëjmë me duart dhe krahët tanë kur lutemi. Në secilën formë të dorës, shkruani diçka që bëjmë për të treguar nderim kur lutemi (për shembull, ulja e kokës, mbyllja e syve dhe kështu me radhë).
-
Këndoni një këngë rreth lutjes me fëmijët, të tillë si “Kokat Ulim” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 18b) dhe jepni dëshminë tuaj rreth fuqisë së lutjes. Ftojini fëmijët të tregojnë përvojat e tyre me lutjen.
Unë duhet t’i trajtoj të tjerët ashtu siç dua që të më trajtojnë mua.
Mësimi i Jezusit te Mateu 7:12, i njohur gjithashtu si Rregulli i Artë, jep një udhëzim të thjeshtë për mënyrën si t’i trajtojmë të tjerët. Çfarë do t’i ndihmojë fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të jetojnë sipas këtij parimi?
Veprimtari të Mundshme
-
Lexoni te Mateu 7:12 dhe shpjegojeni atë me fjalë të thjeshta që fëmijët të mund t’i kuptojnë. Ndihmojini fëmijët të mendojnë disa mënyra për ta plotësuar një fjali si ajo në vijim: “Më pëlqen kur të tjerët për mua”. Pas çdo fjalie, ftojini të përsëritin me ju: “Kështu që unë duhet për të tjerët”.
-
Këndoni me fëmijët një këngë që e ndieni se e përforcon vargun te Mateu 7:12, të tillë si “Jezus’ Tha t’i Doni t’Gjith’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 39). Krijoni veprime të thjeshta që të shoqërojnë këngën. Pyetini fëmijët se çfarë mësuan rreth mënyrës se si duhet t’i trajtojmë të tjerët nisur nga shembulli i Shpëtimtarit.
-
Ftojini fëmijët të renditin gjëra dashamirëse që prindërit e tyre ose pjesëtarë të tjerë të familjes i bëjnë për ta. Lexoni vargun te Mateu 7:12 dhe ftojini fëmijët të thonë gjëra dashamirëse që mund t’i bëjnë për familjet e tyre.
Unë mund të ndërtoj mbi një themel të fortë duke e ndjekur Jezusin.
Përdorimi i shëmbëlltyrës së Shpëtimtarit rreth ndërtimit të shtëpisë mbi rërë ose mbi shkëmb, mund të jetë një mënyrë e paharrueshme për t’u mësuar fëmijëve rreth rëndësisë që ka të vepruarit në bazë të asaj që mësojmë.
Veprimtari të Mundshme
-
Këndoni me fëmijët këngën “Burri i Urt’ dhe Burri Pa Mend” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 132) dhe përdorni veprime që përshtaten me fjalët.
-
Përdorini vargjet te Mateu 7:24–27 për të dhënë mësim rreth ndryshimeve ndërmjet njeriut të zgjuar (burrit të urtë) dhe njeriut budalla (burrit pa mend). Ftojini fëmijët që të bëjnë sikur po ndërtojnë një shtëpi. Si mund të jemi ne si njeriu i zgjuar (burri i urtë)?
-
Lërini fëmijët të bëjnë vizatime për shëmbëlltyrën e njeriut të zgjuar (burrit të urtë) dhe njeriut budalla (burrit pa mend).
Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj
Predikimi në Mal përmban mesazhe për mua.
Këta kapituj kanë shumë mesazhe që mund të gjejnë zbatim për fëmijët të cilëve u jepni mësim. Lexojini ato duke pasur në mendje fëmijët. Çfarë ju lë mbresë?
Veprimtari të Mundshme
-
Kujtojini fëmijët se ata kanë qenë duke mësuar rreth asaj që dha mësim Jezusi gjatë Predikimit në Mal. Çfarë të vërtetash u kujtohen nga mësimi i javës së fundit?
-
Shkruani në tabelë disa fraza nga Predikimi në Mal dhe disa fraza të tjera që nuk janë nga shkrimet e shenjta. Ftojini fëmijët të përcaktojnë se cilat fraza vijnë nga Predikimi në Mal. Kërkojuni të tregojnë atë që mësojnë nga këto mësime.
-
Përzgjidhni disa vargje nga Mateu 6–7 që e ndieni se do të jenë domethënëse për fëmijët. Shkruajini referencat e shkrimeve të shenjta në karta dhe fshihini ato nëpër dhomë. Lërini fëmijët t’i gjejnë, t’i lexojnë vargjet dhe të shpjegojnë arsyen përse këto mësime janë të rëndësishme për ta.
-
Tregoni njërin nga fragmentet e parapëlqyer për ju nga Mateu 6–7 dhe shpjegoni arsyen përse e pëlqeni atë. Nëse fëmijët kanë një fragment që e pëlqejnë, ftojini të tregojnë arsyen përse e pëlqejnë atë dhe çfarë mësojnë prej tij.
-
Këndoni me fëmijët një këngë rreth Shpëtimtarit dhe mësimeve të Tij, të tillë si “Përpiqem t’Jem si Jezusi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 40–41). Ndaleni këngën kur të arrini te një frazë që tregon një parim të dhënë mësim te Mateu 6–7. Ndihmojini fëmijët të bëjnë lidhjet me gjërat që po mësojnë nga këta kapituj.
Ati Qiellor do të më dëgjojë dhe do të më përgjigjet kur të lutem.
Teksa studioni vargjet te Mateu 6:5–13; 7:7–11, çfarë mendoni se nevojitet të kuptojnë fëmijët rreth lutjes?
Veprimtari të Mundshme
-
Ftojini fëmijët të lexojnë te Mateu 6:9–13 me zë të lartë dhe pastaj të renditin gjërat që Shpëtimtari tha në lutjen e Tij. Si mund ta ndjekim shembullin e Tij kur lutemi?
-
Këndoni me fëmijët një këngë rreth lutjes, të tillë si “Lutjen a e The?”Himne, nr. 78). Ndihmojini fëmijët të kërkojnë te teksti që të gjejnë arsyet për të cilat lutemi dhe bekimet që vijnë nga lutja.
-
Ndihmojini fëmijët të mësojnë përmendsh vargun te Mateu 7:7 duke bërë një lojë si ajo në vijim: Një fëmijë thotë fjalën ose frazën e parë nga vargu dhe pastaj hedh një top te një fëmijë tjetër, i cili pastaj thotë fjalën apo frazën tjetër.
-
Luani me role vargjet te Mateu 7:9–10 bashkë me fëmijët duke përdorur mjete të thjeshta skenike. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë se çfarë u mëson kjo rreth lutjes.
-
Tregoni një përvojë kur lutjet tuaja morën përgjigje.
Unë mund të kërkoj thesare të përjetshme në vend të thesareve tokësore.
Si do t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që t’u vënë theks më të madh gjërave të përjetshme sesa gjërave të botës?
Veprimtari të Mundshme
-
Sillni një kuti “thesari” të mbushur me sende ose figura, të cilat përfaqësojnë gjërat që çmon bota – për shembull, paratë ose lodrat. Lexoni së bashku te Mateu 6:19–21 dhe pastaj kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë të mendoni për thesaret qiellore që mund t’i zëvendësojnë gjërat e botës që janë në kuti.
-
Ftojini fëmijët të përmendin ose të vizatojnë disa gjëra që mund të bëjnë për të “mbl[edhur] … thesare në qiell” (Mateu 6:20).
Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi
Ftojini fëmijët t’i tregojnë familjes së tyre mësimin e tyre të parapëlqyer nga Predikimi në Mal.