Dhiata e Re 2023
27 Shkurt – 5 Mars. Mateu 8; Marku 2–4; Lluka 7: “Besimi Yt të Shpëtoi”


“27 Shkurt – 5 Mars. Mateu 8; Marku 2–4, Lluka 7: ‘Besimi Yt të Shpëtoi’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“27 Shkurt – 5 Mars. Mateu 8; Marku 2–4; Lluka 7”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Pamja
Jezusi duke ngritur një burrë nga shtrati

27 Shkurt – 5 Mars

Mateu 8; Marku 2–4; Lluka 7

“Besimi Yt të Shpëtoi”

Ndërsa lexoni këtë javë kapitujt te Mateu 8; Marku 2–4 dhe Lluka 7, mendoni rreth fëmijëve të cilëve u jepni mësim. Lutuni që Fryma e Shenjtë do t’ju frymëzojë me ide që do t’i ndihmojnë fëmijët të zbulojnë të vërtetat në këta kapituj.

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Kërkojuni fëmijëve të tregojnë një histori ku Jezusi kreu një mrekulli (shih listën e mrekullive te përvijimi i mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Ju gjithashtu mund të tregoni figura që lidhen me këtë (të tilla si Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 40).

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Mateu 8; Marku 2–3; Lluka 7

Jezusi ka fuqinë të kryejë mrekulli.

Ndërsa lexoni rreth mrekullive të Shpëtimtarit për shërimin, përsiatni se cilat mrekulli të tregoni. Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë rolin e besimit në mrekullitë që kreu Jezusi?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni rrëfimin e burrit të paralizuar te Marku 2:1–12. Për ndihmë, shihni “Kapitulli 23: Burri Që Nuk Mund të Ecte” (në Tregime nga Dhiata e Re, f. 57–58, ose materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org). Shpjegoni që burri i paralizuar nuk mund të ecte. Ndihmojini ata të kuptojnë se ky burrë u shërua nga Shpëtimtari.

  • Ftojini fëmijët që të flasin rreth një rasti kur ishin të sëmurë. Tregoni njërin nga rrëfimet e Jezusit duke shëruar të sëmurët, të tilla si te Mateu 8:1–4, 5–13, 14–15; Marku 3:1–5; Lluka 7:11–16. Ftojini fëmijët që ta ritregojnë historinë me vetë fjalët e tyre. Dëshmoni se fuqia e Jezusit mund të na shërojë, bekojë e ngushëllojë.

Mateu 8; Marku 2–3; Lluka 7

Unë mund të tregoj dashuri për të tjerët ashtu siç tregoi Jezusi.

Jezusi tregoi dashuri të madhe duke i shëruar të sëmurët dhe të munduarit. Përsiatni mbi mënyrën se si mund t’u mësoni fëmijëve që të tregojnë dashamirësi për njerëzit nevojtarë.

Veprimtari të Mundshme

  • Zgjidhni një ose më shumë tregime ku Jezusi tregoi dashuri për një njeri nevojtar, të tilla si ato te Mateu 8:1–4, 5–13, 14–15; Marku 2:1–12; 3:1–5; Lluka 7:11–16. (Shih edhe materialin filmik “Widow of Nain” [“E Veja e Nainit”] te ChurchofJesusChrist.org.) Tregoni për një rast kur dikush tregoi dashuri për ju në një kohë nevoje dhe se si u ndiet. Ftojini fëmijët të tregojnë përvojat e tyre.

  • Shfaqni materialin filmik “Gordon Hinckley: Lessons I Learned as a Boy” [“Gordon B. Hinkli: Mësimet që Mësova kur Isha Djalë”] ose “The Coat” [“Palltoja”] (ChurchofJesusChrist.org). Si e ndoqën fëmijët në këto materiale filmike shembullin e Jezusit? Ftojini fëmijët që të tregojnë për situata të tjera kur dikush mund të jetë në nevojë. Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar ata?

  • Këndoni një këngë se si të tregojmë dashuri dhe dashamirësi ndaj të tjerëve, të tillë si “Mir’sia Fillon tek Ti” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 83).

Pamja
Jezusi në varkë duke fashitur stuhinë

From Fear to Faith [Nga Frika në Besim], nga Howard Lyon

Marku 4:35–41

Kur kam frikë apo jam në rrezik, Jezusi mund të më ndihmojë të ndiej paqe.

Tregimi për Jezusin që fashiti një stuhi mund t’i ndihmojë fëmijët të dinë se Ai mund t’u japë paqe atyre kur ndihen të frikësuar.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të përfytyrojnë sikur janë në anije ndërsa lexoni vargjet te Marku 4:35–41. (Shih edhe “Kapitulli 21: Jezusi Urdhëron Erën dhe Dallgët” te Tregime nga Dhiata e Re, f. 53, ose materialin filmik përkatës në ChurchofJesusChrist.org.) Kërkojuni fëmijëve të përshkruajnë se si mund të ishin ndier po të kishin qenë aty. Kur kanë pasur frikë fëmijët? Si gjetën ngushëllim?

  • Ftojini fëmijët të krijojnë tingujt e një stuhie dhe të ndalojnë kur dikush thotë: “Pusho dhe fashitu”. Dëshmoni se ashtu si mund të na sjellë paqe Jezusi kur ka një stuhi jashtë, Ai mund të na sjellë edhe paqe në zemrat tona kur ndihemi keq përbrenda.

  • Mësojuni fëmijëve veprime që të shoqërojnë strofën e tretë të këngës “Tregom’ Ngjarjet e Jezusit” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 36) dhe këndojeni strofën së bashku ndërkohë që i bëni veprimet.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Mateu 8; Marku 2–3; Lluka 7

Jezusi mund të kryejë mrekulli në jetën time kur kam besim tek Ai.

Jezusi kreu shumë mrekulli gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri. Si mund t’i ndihmoni fëmijët të jenë të vetëdijshëm për mrekullitë që ndodhin sot?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të zgjedhin njërën prej mrekullive vijuese për ta lexuar dhe vizatuar: Mateu 8:1–4, 5–13, 14–15; Marku 2:1–12; 3:1–5; Lluka 7:11–16. Ftojini fëmijët që t’ia shpjegojnë klasës vizatimet e tyre. Çfarë mësojmë rreth Jezusit nga këto histori?

  • Kërkojuni fëmijëve që të luajnë me role mënyrën se si ndihen kur janë të sëmurë, të trishtuar, të frikësuar apo të shqetësuar. Si mund të na ndihmojë Jezusi kur i kemi këto ndjenja? Dëshmoni se Jezusi mund t’i ndihmojë fëmijët në të gjitha këto situata.

  • Ftojini fëmijët që të tregojnë përvoja kur ata, apo dikush që ata e njohin, morën një bekim priftërie. Si u shërua apo u bekua ai njeri?

Marku 2:15–17; Lluka 7:36–50

Jezusi na do edhe kur mëkatojmë dhe dëshiron të na ndihmojë që të pendohemi.

Tregimet te Marku 2:15–17 dhe Lluka 7:36–50 mund t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë se Jezu Krishti na do edhe kur mëkatojmë. Ai dëshiron të na ndihmojë të pendohemi dhe të afrohemi pranë Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë Si ndihet Jezusi rreth mëkatit? dhe Si ndihet Jezusi për ne kur mëkatojmë? Kërkojuni fëmijëve të mendojnë për këto pyetje teksa lexojnë së bashku te Marku 2:15–17 dhe më pas të tregojnë përgjigjet e tyre. (Ju mund të lexoni së bashku pjesën “Tagrambledhës” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta [scriptures.ChurchofJesusChrist.org].) Përse është e rëndësishme të dimë se Jezusi na do, edhe kur nuk jemi të përsosur? Si mund të na ndihmojë dijenia për këtë gjë kur kemi nevojë të pendohemi?

  • Pak ditë përpara orës mësimore ftojeni njërin nga fëmijët dhe një pjesëtar të familjes që të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar rrëfimin te Lluka 7:36–50. Ata mund të vizatojnë figura që paraqesin pjesë të historisë për t’ua treguar klasës. Diskutoni me fëmijët atë që Zoti mund të dojë që ne të mësojmë nga kjo histori.

Marku 4:35–41

Kur kam frikë apo jam në rrezik, Jezusi mund të më ndihmojë të ndiej paqe.

Fëmijët kanë nevojë të dinë se Shpëtimtari mund t’u japë paqe kur përballen me stuhitë e jetës, tani dhe në të ardhmen.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojini njërit prej fëmijëve që të përdorë vargjet te Marku 4:35–41 dhe figurën Jezusi Fashit Stuhinë (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 40) për të treguar historinë e Jezusit që fashit stuhinë. Kërkojuni fëmijëve të përshkruajnë se si mund të ishin ndier po të kishin qenë aty.

  • Ftojini fëmijët që të tregojnë përvoja kur ata ndien paqe pasi u lutën për ndihmë. Kujtojuni atyre se kjo paqe vjen nga Shpëtimtari.

  • Jepini çdo fëmije një re shiu prej letre dhe kërkojuni që të shkruajnë në të një sprovë që dikush mund të ketë. Vendosini të gjitha retë në tabelë, duke e mbuluar një figurë të Shpëtimtarit. Ftojeni një fëmijë që ta heqë njërën prej reve dhe të sugjerojë mënyra se si mund ta ndihmojmë dikë që e ka atë sprovë që të gjejë paqe. Kur të jenë hequr të gjitha retë, dëshmoni për fuqinë e Shpëtimtarit për t’i fashitur stuhitë në jetën tonë.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ndihmojini fëmijët të shkruajnë një vepër shërbimi që do ta kryejnë këtë javë për dikë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijët janë energjikë. Me raste ju mund të ndieni se energjia e fëmijëve është një shpërqendrim prej të mësuarit. Por ju mund të bazoheni te natyra e tyre aktive duke i ftuar që të luajnë me role një histori apo të kryejnë veprime që përputhen me ngjarjet në një këngë apo shkrim të shenjtë. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25.)

Shtyp në Letër