Dhiata e Re 2023
20–26 Mars. Mateu 13; Lluka 8; 13: “Kush Ka Vesh për të Dëgjuar, Le të Dëgjojë”


“20–26 Mars. Mateu 13; Lluka 8; 13: ‘Kush Ka Vesh për të Dëgjuar, Le të Dëgjojë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“20–26 Mars. Mateu 13; Lluka 8; 13”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

grurë gati për t’u korrur

20–26 Mars

Mateu 13; Lluka 813

“Kush Ka Vesh për të Dëgjuar, Le të Dëgjojë”

Shëmbëlltyrat janë histori të thjeshta që mund t’i bëjnë për vete fëmijët. Ky përvijim i mësimit dhe manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet mund t’ju ndihmojnë që t’i përdorni shëmbëlltyrat e Shpëtimtarit për t’u mësuar fëmijëve të vërteta të rëndësishme.

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Sillni disa sende që mund t’i ndihmojnë fëmijët të kujtojnë disa nga shëmbëlltyrat te Mateu 13, të tillë si një farë, një perlë apo një kuti thesari. Ftojini fëmijët të tregojnë atë që mbajnë mend rreth shëmbëlltyrave.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Mateu 13:1–23

Unë kam nevojë të përgatitem për t’i mësuar mësimet e Jezusit.

Fëmijët më të vegjël mund të mos jenë në gjendje ta kuptojnë të gjithë simbolikën në shëmbëlltyrën e mbjellësit, por ata mund t’i mësojnë të vërtetat e thjeshta të ungjillit që ajo i jep mësim. Si mund t’i ndihmoni ata që ta kuptojnë më mirë se si lidhet kjo shëmbëlltyrë me ta?

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni lloje të ndryshme toke (ose figura të dheut) ndërsa përmblidhni vargjet te Mateu 13:3–8. Jepini secilit fëmijë një farë dhe pyetini se çfarë mund të bënin për ta ndihmuar farën të rritet. Shpjegoni se dëshmitë tona janë si farat. Si i ndihmojmë të rriten “far[at]” tona të dëshmisë?

  • Përdoreni faqen e veprimtarisë së kësaj jave që t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se çfarë na mëson secili lloj i tokës i përshkruar te Mateu 13 rreth zemrës sonë. Pyetini fëmijët se çfarë lloj zemre dëshiron Jezusi që ata të kenë, me qëllim që t’i mësojnë mësimet e Tij.

  • Lexoni te Mateu 13:9, 15 dhe ftojini fëmijët t’i tregojnë me gisht pjesët e ndryshme të trupit të tyre kur i dëgjojnë ato të përmenden. Si mund t’i përdorim këto pjesë të trupit për t’i mësuar mësimet e Jezusit?

Mateu 13:24–30, 36–43, 47–48

Ati Qiellor dëshiron që unë të zgjedh të drejtën.

Në disa nga shëmbëlltyrat e Jezusit na mësohet se në ditën e fundit, Perëndia do t’i ndajë të ligjtë nga të drejtët. Si mund t’i përdorni shëmbëlltyrat për t’i frymëzuar fëmijët që të zgjedhin të drejtën?

Veprimtari të Mundshme

  • Lërini fëmijët ta luajnë me role shëmbëlltyrën e grurit dhe të egjrës (shih Mateu 13:24–30). Shpjegoni se gruri përfaqëson njerëz që bëjnë zgjedhje të drejta dhe egjra (bari i keq) përfaqëson njerëz që nuk bëjnë zgjedhje të drejta. Një ditë, Ati Qiellor do t’i mbledhë njerëzit e drejtë që të jetojnë me Të.

  • Jepuni fëmijëve disa shembuj të zgjedhjeve të drejta dhe të gabuara. Kërkojuni fëmijëve të thonë “zgjedhje gruri” kur ju përshkruani një zgjedhje të drejtë dhe “zgjedhje egjre” kur përshkruani një zgjedhje të gabuar.

  • Sillni figura kallinjsh gruri dhe lërini fëmijët të vizatojnë te figurat disa mënyra se si mund të jenë të drejtë.

Mateu 13:44–46

Anëtarësia ime në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një thesar.

Si mund ta përdorni figurën e thesarit dhe të perlave të çmuara për t’i ndihmuar fëmijët që ta kuptojnë vlerën e përkatësisë në Kishën e Krishtit?

Veprimtari të Mundshme

  • Fshihni në klasë figura të një arke thesari e të një perle dhe lërini fëmijët që t’i gjejnë ato. Përdorini figurat që të jepni mësim rreth shëmbëlltyrave te Mateu 13:44–46. Flisni për arsyen përse dikush mund të heqë dorë nga çdo gjë që kanë, për një perlë të bukur ose një thesar [të fshehur] në një arë. Shpjegoni se ndonjëherë ne heqim dorë nga diçka e mirë për diçka edhe më të mirë. Tregojuni fëmijëve arsyen përse ungjilli është me vlerë për ju.

  • Vendosni në një kuti ose arkë disa sende apo figura që përfaqësojnë “thesar[et]” në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të tilla si Shpëtimtari, tempujt ose Libri i Mormonit. Kërkojini secilit fëmijë që të zgjedhë një send apo figurë dhe të flasë se përse ai është një thesar.

  • Këndoni së bashku këngën “Kisha e Jezu Krishtit” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 48) dhe kërkojuni fëmijëve të flasin rreth arsyeve përse janë mirënjohës për Kishën e Shpëtimtarit. Dëshmoni për bekimet që keni përjetuar për shkak të anëtarësisë suaj në Kishë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Mateu 13:1–23

Unë kam nevojë ta përgatit zemrën time për t’i pranuar mësimet e Jezusit.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët që ta kuptojnë rëndësinë e pasjes së një zemre të butë dhe të gatshme, me qëllim që Jezusi të mund t’i mësojë ata?

Veprimtari të Mundshme

  • Caktojeni secilin fëmijë që të lexojë rreth njërës prej katër llojeve të tokës te Mateu 13:4–8. Ftojini ata të kërkojnë dhe të tregojnë atë që i ndodh farës në llojin e tokës për të cilin lexuan. Si mund të jenë zemrat tona si llojet e ndryshme të tokës? (Shih Mateu 13:19–23.)

  • Tregojuni fëmijëve një figurë të një kopshti. Si nevojitet të jetë toka me qëllim që bimët të rriten në të? Tregoni një figurë të një toke me gurë ose ferra. Përse bimët do ta kishin të vështirë të rriteshin në këtë lloj toke? Si mund të sigurohemi se zemrat tona janë si toka e mirë në mënyrë që të mund t’i pranojmë mësimet e Shpëtimtarit?

  • Ftojini fëmijët të lexojnë te Mateu 13:15–17. Vizatoni një sy, një vesh dhe një zemër në tabelë. Si e përdorim secilën nga këto gjëra për t’i mësuar mësimet e Jezusit?

Mateu 13:24–30, 36–43

Unë mund ta zgjedh të drejtën edhe kur njerëzit përreth meje nuk e bëjnë.

Kur i lexoni këto vargje duke pasur fëmijët në mendje, çfarë mbresash ju vijnë?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët që të vizatojnë skena të ndryshme nga shëmbëlltyra e grurit dhe e egjrës që gjendet te Mateu 13:24–30 dhe t’ia tregojnë klasës vizatimet e tyre. Kërkojuni atyre që t’i emërtojnë vizatimet e tyre duke përdorur interpretimin e shëmbëlltyrës që gjendet te Mateu 13:36–43. Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se egjra është një bar i keq.

  • Nëse është e mundur, paraqitni një figurë të grurit dhe të egjrës. Shpjegoni se gruri dhe egjra do të rriten së bashku deri në korrje (në mbarimin e botës). Kjo na mëson se ne jetojmë si me të mirën, ashtu edhe me të keqen përreth nesh dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të zgjedhim të drejtën. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë mënyrën se si mund ta bëjnë dallimin midis së mirës dhe së keqes.

Mateu 13:44–46

Anëtarësia ime në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një thesar.

A e shohin fëmijët të cilëve u jepni mësim, anëtarësinë e tyre në Kishë si një thesar me vlerë? Ndoshta diskutimi i shëmbëlltyrave te Mateu 13:44–46 mund t’i ndihmojë ata që të shprehin ndjenjat e tyre rreth Kishës së Shpëtimtarit.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të lexojnë vetë vargjet te Mateu 13:44–46 dhe t’ia tregojnë shëmbëlltyrat me fjalët e tyre një anëtari tjetër të klasës.

  • Pritini disa rrathë që të përfaqësojnë monedha dhe vendosini ato në një kuti thesari. Ftojini fëmijët të marrin një monedhë dhe të vizatojnë apo të shkruajnë mbi të një gjë që atyre u pëlqen shumë nga të qenit anëtar/e i/e Kishës. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë se çfarë vendosën mbi monedhën e tyre.

  • Ftojeni një anëtar/e të lagjes që t’u tregojë fëmijëve historinë e vet të kthimit në besim dhe të tregojë atë që ai ose ajo sakrifikoi për t’u bashkuar me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ose kërkojuni fëmijëve të flasin rreth sakrificave që bëjnë për Zotin dhe Kishën e Tij.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët që t’u mësojnë familjeve të tyre njërën prej shëmbëlltyrave që mësuan në Fillore.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijëve u pëlqen të tregojnë atë që po mësojnë. Megjithëse janë të vegjël, fëmijët mund t’i forcojnë pjesëtarët e familjes së tyre. Nxitini që t’u tregojnë familjeve të tyre gjërat që mësojnë në Fillore. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 30.)