Dhiata e Re 2023
Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve


“Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Vjetër 2023 (2022)

“Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

gra duke u dhënë mësim fëmijëve të vegjël në klasën e kishës

Burime Shtesë për Dhënien Mësim Fëmijëve

Këto burime mund të gjenden në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te faqja ChurchofJesusChrist.org.

Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet

Ju mund t’i përshtatni veprimtaritë nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet për përdorim në klasën tuaj të Fillores. Mos u shqetësoni nëse fëmijët i kanë bërë këto veprimtari tashmë me familjet e tyre në shtëpi; përsëritja i ndihmon fëmijët të mësojnë. Fëmijët mund të dëshirojnë t’ju tregojnë se si i bënë veprimtaritë me familjet e tyre dhe atë që mësuan.

Himne dhe Libri i Këngëve të Fëmijëve

Muzika e shenjtë e fton Shpirtin, na ndihmon ta ndiejmë dashurinë e Perëndisë dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç përdorimit të varianteve të shtypura të Himne dhe Libri i Këngëve të Fëmijëve, ju mund të gjeni regjistrime pamore dhe zanore të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.ChurchofJesusChrist.org dhe në programet kompjuterike Sacred Music [Muzika e Shenjtë] dhe Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin].

Për ide, shihni “Përdorimi i Muzikës për të Dhënë Mësim Doktrinën” dhe “Të Ndihmuarit e Fëmijëve që të Mësojnë e Mbajnë Mend Këngë të Fillores dhe Himne” në shtojcën e këtij manuali.

Behold Your Little Ones [Vini Re të Vegjlit Tuaj]

Shumica e temave të trajtuara te Behold Your Little Ones: Nursery Manual [Vini Re të Vegjlit Tuaj: Manuali i Çerdhes] janë të ngjashme me ato që do t’i jepni mësim në Fillore. Veçanërisht nëse u jepni mësim fëmijëve më të vegjël, merreni parasysh të kërkoni në manualin e çerdhes këngë, histori, veprimtari dhe punime dore shtesë.

Miku

Revista Miku siguron histori dhe veprimtari të cilat mund t’u shtojnë përmbajtje parimeve që po i jepni mësim nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Tregime nga Dhiata e Re

Libri Tregime nga Dhiata e Re mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Dhiatën e Re. Ju gjithashtu mund të gjeni materiale filmike të këtyre historive në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te GospelMedia.ChurchofJesusChrist.org.

Libër për Ngjyrosje me Histori nga Shkrimet e Shenjta – Dhiata e Re

Ky burim përmban faqe veprimtarie argëtuese për ngjyrosje, të hartuara për ta rritur të mësuarit e fëmijëve nga libri Dhiata e Re.

Materiale Filmike dhe Artistike

Veprat e artit, materialet filmike dhe mjetet e tjera të informimit mund t’i ndihmojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë doktrinën dhe të përfytyrojnë historitë që lidhen me shkrimet e shenjta. Vizitoni Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] te faqja GospelMedia.ChurchofJesusChrist.org për të shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e mjeteve të informimit. Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] është gjithashtu në dispozicion si program për telefonat celularë. Shumë figura që mund t’i përdorni në klasë, gjenden te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit.

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit mund t’ju ndihmojë që të mësoni rreth parimeve të mësimdhënies si të Krishtit dhe t’i zbatoni ato. Këto parime diskutohen dhe ushtrohen në mbledhjet e këshillit të mësuesve.