Dhiata e Re 2023
Ju Jeni një Mësues për Fëmijët


“Ju Jeni një Mësues për Fëmijët”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“Ju Jeni një Mësues për Fëmijët”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Jezusi duke mbajtur një fëmijë

Ju Jeni një Mësues për Fëmijët

Ju jeni thirrur nga Perëndia për t’u dhënë mësim fëmijëve të Tij sipas mënyrës së Shpëtimtarit. Ju u veçuat në këtë thirrje nga autoriteti i priftërisë së Tij të shenjtë. Edhe nëse nuk jeni një mësues me përvojë, kur jetoni me denjësi, luteni çdo ditë dhe i studioni shkrimet e shenjta, Ati Qiellor do t’ju japë ndikimin dhe fuqinë e Frymës së Shenjtë për t’ju ndihmuar që t’ia dilni mbanë (shih 2 Nefi 33:1).

Ata që i besohen përkujdesjes suaj, janë fëmijë të Atit Qiellor dhe Ai e di se çfarë u nevojitet dhe cila është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar. Ndërsa kërkoni me lutje ndikimin e Frymës së Shenjtë, Ai do t’ju udhërrëfejë teksa përgatiteni dhe ndërkohë që jepni mësim. Ai do t’ju zbulojë se çfarë duhet të thoni dhe çfarë duhet të bëni (shih 2 Nefi 32:5).

Kurrë mos e nënvlerësoni aftësinë e një fëmije për ta kuptuar ungjillin. Në të gjitha aspektet e jetës së tyre, këta fëmijë të çmuar vazhdimisht po përvetësojnë informacion, po formojnë e përpunojnë opinionet e tyre dhe po krijojnë e tregojnë gjëra që zbulojnë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ungjillin, sepse fëmijët janë të gatshëm dhe të etur për t’i mësuar të vërtetat e tij të thjeshta. Besimi i tyre në gjëra shpirtërore është i fortë dhe i dëlirë, dhe çdo çast është një mundësi për të mësuar. Ata në mënyrë të vullnetshme veprojnë sipas asaj që kanë mësuar, edhe nëse të kuptuarit e tyre nuk është ende i plotë. Kjo është mënyra se si ne të gjithë duhet ta pranojmë ungjillin. Ashtu si dha mësim Shpëtimtari: “Ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë atje” (Lluka 18:17).

Thirrja për t’u dhënë mësim fëmijëve është një mirëbesim i shenjtë dhe është normale që nganjëherë të ndihemi të mbingarkuar emocionalisht. Por mbani mend që ju u thirrët nga Ati juaj Qiellor dhe Ai do t’ju mbështetë. Kjo është vepra e Zotit dhe teksa shërbeni “me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj” (Doktrina e Besëlidhje 4:2), Ai do t’i rritë aftësitë, dhuntitë e talentet tuaja dhe shërbimi juaj do ta bekojë jetën e fëmijëve të cilëve u jepni mësim.