Dhiata e Vjetër 2022
6–12 Qershor. Ruthit; 1 Samuelit 1–3: “Zemra Ime Ngazëllohet në Zotin”


“6–12 Qershor. Ruthit; 1 Samuelit 1–3: ‘Zemra Ime Ngazëllohet në Zotin’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“6–12 Qershor. Ruthit; 1 Samuelit 1–3”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2022

Ruthi dhe Naomi

Kudo që të Shkosh, nga Sandy Freckleton Gagon

6–12 Qershor

Ruthit; 1 Samuelit 1–3

“Zemra Ime Ngazëllohet në Zotin”

Teksa lexoni te Ruthit dhe 1 Samuelit 1–3, kërkojini Atit Qiellor se si mund t’i ndihmoni fëmijët të mësojnë nga të vërtetat në këta kapituj. Shënojini mbresat që merrni.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që dinë rreth Ruthit, Naomit, Anës ose Samuelit. Mund të jetë e dobishme t’u tregoni atyre figura, të tilla si ato në përvijimin e kësaj jave tek Eja, më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Ruthi

Unë mund t’u tregoj dashuri dhe dashamirësi njerëzve rrotull meje.

Kur bashkëshorti i Ruthit vdiq, ajo mund të kishte qëndruar në vendin e saj të lindjes, por ajo zgjodhi të shkonte me vjehrrën e saj të ve, Naomin, dhe të kujdesej për të. Merreni parasysh se si shembulli i Ruthit që ishte si i Krishtit mund t’i frymëzojë fëmijët, të cilëve u jepni mësim, që të jenë të mirë ndaj njerëzve përreth tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të përfaqësojnë Naomin, Ruthin, Boazin ose karaktere të tjera ndërsa ju tregoni historinë e tyre nga libri i Ruthit (shih edhe “Ruthi dhe Naomi” te Histori të Dhjatës së Vjetër). Ftojini fëmijët të ngrenë dorën sa herë që dëgjojnë një vepër mirësie në histori. Si ndihemi kur njerëzit janë të mirë ndaj nesh? Si ndihemi kur jemi të mirë ndaj të tjerëve?

  • Këndoni së bashku një këngë rreth të qenit të mirë, të tillë si “Mir’sia Fillon tek Ti” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 83). Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyra se si mund të jenë të mirë ndaj familjeve dhe miqve të tyre. Nëse kanë nevojë për ndihmë, tregojuni figura të njerëzve që tregojnë mirësi. Për çdo ide që përmendet, lërini fëmijët të vizatojnë një zemër në tabelë.

1 Samuelit 1:1–18

Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia.

Kur Ana ishte e trishtuar për shkak se nuk mund të kishte fëmijë, ajo iu drejtua Zotit me besim dhe Ai iu përgjigj lutjes së saj. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se ata mund t’i luten gjithnjë Atit Qiellor, veçanërisht kur janë të trishtuar.

Veprimtari të Mundshme

  • Me fjalët tuaja, tregojuni fëmijëve se përse Ana ishte e trishtuar (shih 1 Samuelit 1:2–8 shih gjithashtu “Ana” në librin Histori të Dhjatës së Vjetër). Çfarë mund të bëjmë kur jemi të trishtuar? Lexojuni fëmijëve te 1 Samuelit 1:10 dhe ftojini fëmijët të mbajnë vesh për atë që bëri Ana. Pyetini fëmijët se si ndihen ata kur luten. Lexoni vargun 18 për të shpjeguar se pas lutjes së saj, Ana “nuk ishte më e trishtuar”.

    Ana dhe Samueli

    Jam Lutur për të Pasur Këtë Djalë, nga Elspeth Young

  • Përdoreni faqen e veprimtarisë së kësaj jave për t’u mësuar fëmijëve se ata mund t’i luten Atit Qiellor dhe Ai do t’i ndihmojë ata. Ndërkohë që fëmijët janë duke ngjyrosur, këndoni ose vini regjistrimin e një kënge që na mëson rreth lutjes, të tillë si “Lutja e një Fëmije” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 6–7).

1 Samuelit 2:1–10

Zoti ka bërë shumë gjëra të mrekullueshme për mua.

Ana ia tregoi mirënjohjen e saj Zotit me një poemë të bukur lavdërimi. Shembulli i saj mund t’i ndihmojë fëmijët të mendojnë rreth gjërave të shumta për të cilat mund ta falënderojnë Atin Qiellor.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve disa nga fjalët që tha Ana pasi Zoti e bekoi atë me një djalë (shih 1 Samuelit 2:1–2). Tregojuni fëmijëve për një bekim që keni marrë nga Zoti dhe se si iu bëri të ndiheshit. Pastaj ftojini fëmijët të flasin rreth bekimeve që Zoti u ka dhënë atyre. Si mund ta tregojmë mirënjohjen tonë ndaj Tij?

  • Këndoni së bashku një këngë që përshkruan disa nga bekimet që na jep Zoti, të tillë si “Ati Im Qiellor më Do” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 16–17). Ftojini fëmijët të bëjnë vizatime të bekimeve që kanë marrë nga Zoti.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Ruthi

Unë mund të kem besim te Zoti.

Ruthi bëri sakrifica për të qenë besnike ndaj Zotit dhe për t’i qëndruar besnike Naomit. Si mund t’i ndihmoni fëmijët që të mësojnë nga veprat e Ruthit plot besim?

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni një figurë të Ruthit dhe Naomit (shih përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Pastaj shkruani në tabelë tre tituj: Sprovat, Veprimet, Bekimet. Ftojini fëmijët të lexojnë te Ruthit 1:3–5, 8, 16; 2:1–3, 8–12; 4:13–17 dhe ta shkruajnë poshtë titujve atë që gjejnë në këto vargje. Si e tregoi Ruthi besimin e saj te Zoti? Tregoni një shembull të mënyrës se si jeni bekuar për shkak të besimit tuaj në Jezu Krisht dhe lërini fëmijët të tregojnë vetë përvojën e tyre.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth besimit, të tillë si “Zoti më Ësht’ Drit’” (Himne, nr. 45) ose “Besimi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 50–51). Çfarë na mëson kënga rreth mirëbesimit te Zoti? Si mund të kemi besim te Jezu Krishti edhe gjatë kohëve të vështira?

1 Samuelit 1

Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia.

Kur Ana ishte “në trishtimin e shpirtit”, ajo iu drejtua Atit Qiellor në lutje (1 Samuelit 1:10). Si mund t’i nxitni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të bëjnë të njëjtën gjë?

Veprimtari të Mundshme

  • Për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë rreth Anës nga 1 Samuelit 1, jepini secilit fëmijë disa vargje për të lexuar nga kapitulli (ose shfaqni materialin filmik “Hannah’s Faith” [“Besimi i Anës”], ChurchofJesusChrist.org). Më pas, hidhini një top ose një send të vogël një fëmije dhe ftojeni atë të tregojë pjesë të historisë përpara se t’ia hedhë topin një fëmije tjetër për të treguar një pjesë tjetër të historisë. Kur historia të përfundojë, kërkojuni fëmijëve të tregojnë diçka që mësuan nga shembulli i Anës.

  • Lexoni së bashku te 1 Samuelit 1:15 dhe diskutoni se çfarë do të thotë ta hapim zemrën para Zotit. Me fëmijët, bëni një listë të gjërave për të cilat mund të flasim me Perëndinë kur lutemi. Këndoni së bashku një këngë rreth lutjes, të tillë si “Lutja e një Fëmije” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 6–7). Dëshmoni për dashurinë e Perëndisë ndaj fëmijëve të Tij dhe dëshirën e Tij për t’i dëgjuar dhe për t’iu përgjigjur lutjeve të tyre.

  • Kërkojuni fëmijëve të renditin (individualisht ose në grupe) shembuj të njerëzve në shkrimet e shenjta që iu lutën Atit Qiellor. (Nëse kanë nevojë për ndihmë, mund t’i drejtoni ata te Lluka 22:41–43; Enosi 1:2–6; Joseph Smith – Historia 1:14–17.) Kërkojuni të tregojnë atë që mësojnë nga këto histori.

1 Samuelit 3:1–10

Unë mund ta dëgjoj e t’i bindem zërit të Zotit.

Kur Samueli ishte djalë i ri, ai e dëgjoi zërin e Zotit por nuk e njohu atë fillimisht. Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të mbajnë vesh për nxitjet që marrin dhe të veprojnë sipas tyre?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni një fëmijë të bëjë sikur është Samueli dhe një tjetër të bëjë sikur është Eli teksa lexoni te 1 Samuelit 3:1–10 (ose tregoni materialin filmik “Samuel and Eli” [“Samueli dhe Eli”], ChurchofJesusChrist.org). Çfarë mund të mësojmë nga Samueli rreth mënyrës se si ta dëgjojmë zërin e Zotit? Si e tregojmë se jemi të gatshëm të dëgjojmë kur Zoti na flet?

  • Ftojini fëmijët të mendojnë rreth asaj se si do t’ia shpjegonin dikujt mënyrën se si Zoti u flet atyre. Ftojini të kërkojnë përgjigje në një ose më shumë nga shkrimet e shenjta vijuese: Doktrina e Besëlidhje 6:22–23; 8:2–3; 9:7–9.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët të mendojnë për dikë ose për diçka rreth të cilit ose të cilës mund të luten këtë javë. Jepuni atyre mundësi në të ardhmen për të treguar se si iu përgjigj Ati Qiellor lutjeve të tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Fëmijët me aftësi të kufizuara. Ju lutemi, vizitoni faqen disability.ChurchofJesusChrist.org për të kuptuar se si mund t’i plotësoni më mirë nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.