Dhiata e Vjetër 2022
6–12 Qershor. Ruthit; 1 Samuelit 1–3: “Zemra ime Ngazëllohet në Zotin”


“6–12 Qershor. Ruthit; 1 Samuelit 1–3: ‘Zemra ime Ngazëllohet në Zotin’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“6–12 Qershor. Ruthit; 1 Samuelit 1–3”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022

Ruthi dhe Naomi

Kudo që të Shkosh, nga Sandy Freckleton Gagon

6–12 Qershor

Ruthit; 1 Samuelit 1–3

“Zemra ime Ngazëllohet në Zotin”

Ndërsa e studioni jetën e Ruthit, Naomit, Anës dhe të tjerëve këtë javë, dëgjojeni nga afër Shpirtin dhe shënojeni çdo mbresë që merrni. Çfarë frymëzoheni të bëni?

Shënojini Mbresat Tuaja

Ndonjëherë ne përfytyrojmë sikur jeta jonë duhet të ndjekë një shteg të qartë nga fillimi deri në fund. Në fund të fundit, largësia më e shkurtër midis dy pikave është një vijë e drejtë. E megjithatë jeta shpesh është plot vonesa dhe devijime që na çojnë në drejtime të papritura. Ne mund të zbulojmë se jeta jonë është mjaft e ndryshme nga ajo që mendonim se duhej të ishte.

Ruthi dhe Ana me siguri e kuptuan këtë. Ruthi nuk ishte izraelite, por u martua me një të tillë, dhe kur i vdiq bashkëshorti, ajo kishte një zgjedhje për të bërë. A do të kthehej te familja e vet dhe jeta e saj e dikurshme që njihte, apo do të përqafonte besimin izraelit dhe një shtëpi të re me vjehrrën e saj? (Shih Ruthit 1:4–18.) Plani i Anës për jetën e vet ishte të lindte fëmijë dhe paaftësia e saj për ta bërë këtë e la atë “në trishtimin e shpirtit të saj” (shih 1 Samuelit 1:1–10). Ndërsa lexoni për Ruthin dhe Anën, merrni parasysh besimin që duhet të kenë pasur ato për ta vënë jetën e tyre në duart e Zotit dhe për të udhëtuar në shtigjet e tyre të papritura. Pastaj mund të mendoni për vetë udhëtimin tuaj. Do të duket ndryshe nga ajo e Ruthit dhe Anës – dhe e kujtdo tjetër. Por gjatë gjithë sprovave dhe befasive midis jetës këtu dhe pikëmbërritjes suaj të përjetshme, ju mund të mësoni të thoni me Anën: “Zemra ime ngazëllohet në Zotin” (1 Samuelit 2:1).

Për një vështrim të përgjithshëm të librave të Ruthit dhe 1 Samuelit, shihni “Ruth” dhe “Samuel, Profet i Dhjatës së Vjetër” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Ruthi

Krishti mund ta shndërrojë tragjedinë në triumf.

Kur bashkëshorti i Ruthit vdiq, tragjedia pati pasoja për të, të cilat ishin edhe më të rënda nga sa mund të përballojë një e ve sot. Në kulturën izraelite në atë kohë, një grua pa bashkëshort ose bij nuk kishte të drejtë prone, dhe praktikisht, nuk kishte asnjë mënyrë për të siguruar jetesën. Ndërsa lexoni historinë e Ruthit, vini re se si Zoti e ktheu tragjedinë në bekime të mëdha. Çfarë vini re te Ruthi që mund ta ketë ndihmuar atë? Cili ishte roli i Boazit në shpengimin e Ruthit nga situata e saj e dëshpëruar? (Shih Ruthit 4:4–7.) Çfarë karakteristikash të ngjashme me Krishtin shihni te Ruthi dhe Boazi?

Ruthit; 1 Samuelit 1

Unë mund të mirëbesoj se Perëndia do të më udhëzojë e më ndihmojë, pavarësisht nga situata ime.

A mund ta shihni veten tuaj në historitë e Ruthit, Naomit dhe Anës? Ndoshta ju keni pësuar një humbje të madhe, siç i ndodhi Ruthit dhe Naomit (shih Ruthit 1:1–5). Apo ndoshta, ashtu si Ana, ju dëshironi fort bekime që nuk i keni marrë ende (shih 1 Samuelit 1:1–10). Përsiatni se çfarë mesazhesh mund të mësoni nga shembujt e këtyre grave besnike. Si e treguan Ruthi dhe Ana besimin te Perëndia? Çfarë bekimesh morën ato? Si mund ta ndiqni shembullin e tyre? Merrni parasysh se si keni arritur t’i mirëbesoni Zotit (shih Ruthit 2:12) madje edhe kur jeta duket e vështirë.

Shih edhe Reina I. Aburto, “N’Qoft Shi a Diell, Zot, me Mua Rri!Liahona, nëntor 2019, f. 57–60.

Ana dhe Samueli

Jam Lutur për të Pasur Këtë Djalë, nga Elspeth Young

1 Samuelit 2:1–10

Zemra ime mund të ngazëllohet në Zotin.

Pasi Ana e çoi Samuelin në tempull, ajo i thuri fjalë të bukura lëvdimi Zotit, që janë shënuar te 1 Samuelit 2:1–10. Këto fjalë janë edhe më prekëse kur merrni parasysh që pak kohë më parë ajo ishte “në trishtimin e shpirtit të saj … duke qarë me dënesë” (1 Samuelit 1:10). Ndërsa i studioni këto vargje, çfarë mesazhesh gjeni që i rritin ndjenjat tuaja të lëvdimit dhe mirënjohjes ndaj Zotit? Ndoshta kënga e Anës do t’ju frymëzojë të gjeni një mënyrë krijuese për të shprehur mirënjohjen tuaj ndaj Zotit – një këngë, një pikturë, një vepër shërbimi apo ndonjë gjë që shpreh ndjenjat tuaja ndaj Tij.

Sigurisht, jo të gjitha lutjet e zjarrta marrin përgjigje siç mori ajo e Anës. Çfarë gjeni në mesazhin e Presidentit Diter F. Uhtdorf “Mirënjohës në të Gjitha Rrethanat”, që mund t’ju ndihmojë kur lutjet tuaja nuk marrin përgjigje në mënyrën që shpresoni? (Liahona, maj 2014, f. 70–77.)

1 Samuelit 3

Unë mund ta dëgjoj dhe t’i bindem zërit të Zotit.

Si të gjithë ne, Samuelit iu desh të mësonte se si ta dallonte zërin e Zotit. Ndërsa studioni te 1 Samuelit 3, çfarë mësoni nga ky djalosh rreth dëgjimit dhe bindjes ndaj zërit të Zotit? Çfarë përvojash keni pasur me dëgjimin e zërit të Tij? Çfarë mundësish keni, ashtu si Eli, për t’i ndihmuar të tjerët ta dallojnë kur Zoti po u flet atyre? (Shih 1 Samuelit 3:7.)

Shih edhe Gjoni 14:14–21; Dejvid P. Homer, “Dëgjimi i Zërit të Tij”, Liahona, maj 2019, f. 41–43.

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Ruthit 1:16–18; 2:5–8, 11–12.Familja juaj mund të kërkojë shembuj të mirësisë dhe besnikërisë në këto vargje. Si tregojmë ne mirësi ndaj familjes sonë dhe të tjerëve dhe besnikëri ndaj Jezu Krishtit? Kapitulli “Ruthi dhe Naomi” (te Histori të Dhjatës së Vjetër) mund ta ndihmojë familjen tuaj të mësojë nga shembulli i Ruthit.

1 Samuelit 1:15.Ndoshta ju mund të derdhni diçka nga një enë për t’i ndihmuar pjesëtarët e familjes të përfytyrojnë se çfarë donte të thoshte Ana kur tha: “Unë … isha duke hapur zemrën time para Zotit”. Pse kjo është një mënyrë e mirë për të përshkruar se si duhet të jenë lutjet tona? Si mund t’i përmirësojmë lutjet tona vetjake dhe familjare?

1 Samuelit 2:1–10.Poema e lëvdimit e Anës drejtuar Zotit mund t’ju bëjë të mendoni për këngët që ju përdorni për ta lëvduar Zotin. Ju mund të këndoni disa këngë së bashku. Pjesëtarët e familjes suaj mund të mendojnë gjithashtu për mënyra të tjera se si t’i shprehin ndjenjat e tyre për Jezu Krishtin. Për shembull, ata mund të vizatojnë figura që tregojnë pse e duan Shpëtimtarin.

1 Samuelit 3:1–11.Mund të jetë argëtuese të interpretoni me role historinë kur Zoti e thërret Samuelin, ose familja juaj mund të shikojë materialin filmik “Samuel and Eli” [“Samueli dhe Eli”] (ChurchofJesusChrist.org). Pjesëtarët e familjes mund të flasin për rastet kur e kanë ndier se Zoti po u fliste atyre dhe si vepruan sipas fjalëve të Tij.

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Rrezëllim Ka Sot në Shpirtin Tim”, Himne, nr. 142.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Lëreni Shpirtin që të udhërrëfejë studimin tuaj. Lutuni që Fryma e Shenjtë t’ju udhëzojë në gjërat që keni nevojë të mësoni. Jini të ndjeshëm ndaj pëshpëritjeve të Tij, edhe nëse kjo ju bën të lexoni për një temë që nuk e prisnit apo të studioni në një mënyrë tjetër.

djali Samuel në çadër

Ilustrim i Samuelit duke dëgjuar Zotin, nga Sam Lawlor