Dhiata e Vjetër 2022
20–26 Qershor. 2 Samuelit 5–7; 11–12; 1 Mbretërve 3; 8; 11: “Mbretëria Jote do të Bëhet e Qëndrueshme për Gjithnjë”


“20–26 Qershor. 2 Samuelit 5–7; 11–12; 1 Mbretërve 3; 8; 11: ‘Mbretëria Jote do të Bëhet e Qëndrueshme për Gjithnjë’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“20–26 Qershor. 2 Samuelit 5–7; 11–12; 1 Mbretërve 3; 8; 11”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022

Mbreti David i ulur në fron

Mbreti David në Fron, nga Jerry Miles Harston

20–26 Qershor

2 Samuelit 5–7; 11–12; 1 Mbretërve 3; 8; 11

“Mbretëria Jote do të Bëhet e Qëndrueshme për Gjithnjë”

“I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi” (2 Timoteut 3:16).

Shënojini Mbresat Tuaja

Mbretërimi i mbretit David filloi me kaq shumë premtime. Besimi i tij i patrembur në mposhtjen e Goliathit ishte legjendar. Si mbret, ai e siguroi Jerusalemin si kryeqytetin e tij dhe e bashkoi Izraelin (shih 2 Samuelit 5). Mbretëria nuk kishte qenë kurrë më e fortë. E megjithatë Davidi iu dorëzua tundimit dhe e humbi fuqinë e tij shpirtërore.

Mbretërimi i Salomonit, birit të Davidit, nisi gjithashtu me kaq shumë premtime. Urtësia dhe aftësia e tij për të dalluar, të cilat i kishte marrë në mënyrë hyjnore, ishin legjendare. Si mbret, ai i zgjeroi kufijtë e Izraelit dhe ndërtoi një tempull madhështor për Zotin. Mbretëria nuk kishte qenë kurrë më e fortë. E megjithatë Salomoni marrëzisht e lejoi zemrën e tij që të kthehej drejt perëndive të tjera.

Çfarë mund të mësojmë nga këto histori tragjike? Ndoshta një mësim është se pavarësisht nga përvojat tona të së kaluarës, forca jonë shpirtërore varet nga zgjedhjet që bëjmë sot. Në këto tregime ne gjithashtu mund të shohim se nuk është vetë forca ose kuraja apo urtësia jonë që do të na shpëtojë – por forca ose kuraja apo urtësia e Zotit. Këto histori na tregojnë se shpresa e vërtetë e Izraelit – dhe e jona – nuk është te Davidi, Salomoni ose ndonjë mbret tjetër i vdekshëm, por te një tjetër “bir [i] Davidit”: Jezu Krishti (Mateu 1:1), Mbreti i Përjetshëm që do ta “fal[ë] mëkatin e popullit [të Tij]” nëse “kthehe[mi] te[k Ai]” (1 Mbretërve 8:33–34).

Për një vështrim të përgjithshëm të librave të 2 Samuelit dhe 1 Mbretërve, shihni “Samuel, Profet i Dhjatës së Vjetër” dhe “Mbretër(ve)” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

2 Samuelit 5:17–25

Zoti mund të më japë drejtim.

Pasi Davidi ishte në gjendje ta bashkonte Izraelin (shih 2 Samuelit 5:1–5), atij iu desh ta mbronte popullin e tij nga filistejtë. Ndërsa lexoni te 2 Samuelit 5:17–25, merrni parasysh mënyrën se si mund t’ju ndihmojë shembulli i Davidit në sfidat që hasni (shih edhe 1 Samuelit 23:2, 10–11; 30:8; 2 Samuelit 2:1). Si po e kërkoni drejtimin e Zotit në jetën tuaj? Si po bekoheni ngaqë po veproni sipas zbulesës që merrni?

Shih edhe 1 Kronikave 12; Riçard G. Skot, “Si të Merrni Zbulesë dhe Frymëzim për Jetën Tuaj Personale”, Liahona, maj 2012, f. 45–47.

2 Samuelit 7

Cila është “shtëpi[a]” që Zoti i premtoi Davidit?

Kur Davidi ofroi të ndërtonte një shtëpi, domethënë një tempull, për Zotin (shih 2 Samuelit 7:1–3), Zoti u përgjigj se në fakt biri i Davidit do ta ndërtonte atë (shih vargjet 12–15; shih edhe 1 Kronikave 17:1–15). Zoti gjithashtu tha që Ai nga ana tjetër do t’i ndërtonte Davidit një “shtëpi”, që do të thotë një pasardhës, dhe se froni i tij mbretëror do të zgjaste përgjithmonë (shih 2 Samuelit 7:11, 16, 25–29; Psalmeve 89:3–4, 35–37). Ky premtim u përmbush në Jezu Krishtin, Mbretin tonë të Përjetshëm, i cili ishte një pasardhës i Davidit (shih Mateu 1:1; Lluka 1:32–33; Gjoni 18:33–37).

2 Samuelit 11; 12:1–14

Unë duhet të ruhem gjithmonë nga mëkati.

Besnikëria e Davidit ndaj Zotit në të kaluarën, nuk e bëri atë të paprekshëm ndaj tundimit kur ai “filloi të shëtisë në taracën e pallatit mbretëror” dhe “pa një grua që po bënte banjo” (2 Samuelit 11:2). Merrni parasysh se çfarë mësimesh mund të mësoni nga përvojat e tij. Pyetje si këto mund t’ju ndihmojnë që ta studioni këtë rrëfim:

  • Çfarë zgjedhjesh bëri Davidi që e çuan atë në një shteg gjithnjë e më shumë mëkatar? Çfarë zgjedhjesh të drejta mund të kishte bërë në vend të kësaj?

  • Si mund të jetë kundërshtari duke u përpjekur që t’ju çojë në shtigje mëkatare në vetë jetën tuaj? Çfarë zgjedhjesh mund të bëni tani për t’u kthyer drejt sigurisë?

Shih edhe 2 Nefi 28:20–24; “To Look Upon” [“Të Kundrosh”] (material filmik), ChurchofJesusChrist.org.

1 Mbretërve 3:1–15

Dhurata e aftësisë dalluese më ndihmon të bëj dallimin midis të drejtës dhe të gabuarës.

Nëse Zoti do t’ju thoshte: “Kërko ç’të duash dhe unë do ta jap” (1 Mbretërve 3:5), çfarë do t’i kërkonit? Çfarë ju bën përshtypje rreth kërkesës së Salomonit? Përsiatni pse “një zemër [e] zgjuar” për të “dall[uar] të mirën nga e keqja” (vargu 9) është një dhuratë e çmuar. Çfarë mund të bëni për ta kërkuar këtë dhuratë?

Shih edhe 2 Kronikave 1; Moroni 7:12–19; David A. Bednar, “Quick to Observe”, Ensign, dhjetor 2006, f. 30–36.

1 Mbretërve 8:12–61

Tempulli është shtëpia e Zotit.

Për qindra vjet, prania e Perëndisë përfaqësohej nga tabernakulli i lëvizshëm që ndërtoi Moisiu. Megjithëse Davidi kishte dashur t’i ndërtonte Perëndisë një vendbanim më të përhershëm, Perëndia në vend të kësaj zgjodhi djalin e Davidit, Salomonin, që ta ndërtonte tempullin e Zotit. Ndërsa lexoni lutjen e Salomonit dhe fjalët që ai i tha popullit të tij pas përfundimit të tempullit, vini re se si u ndie ai për Zotin dhe shtëpinë e Tij. Ju gjithashtu mund të bëni një listë të bekimeve që kërkoi Salomoni në lutjen e tij. Çfarë vini re rreth këtyre bekimeve? Si jeni bekuar nga shtëpia e Zotit në kohën tonë?

Shih edhe 2 Kronikave 6.

Tempulli i Barrankijës, Kolumbi

Tempulli i Barrankijës, Kolumbi

ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

2 Samuelit 5:19, 23.Kur jemi “këshillua[r] me Zotin” për udhërrëfim e drejtim? Si na është përgjigjur Ai?

2 Samuelit 7:16.Kur Zoti i tha Davidit: “Froni yt do të jetë i qëndrueshëm për gjithnjë”, Ai po i referohej një mbreti të ardhshëm në linjën familjare të Davidit, i cili do të mbretëronte përgjithnjë: Jezu Krishtit. Ndoshta familja juaj do të kënaqej duke krijuar kurora të bëra në shtëpi, ndërkohë që diskutoni se përse jeni mirënjohës/e që Jezu Krishti është Mbreti juaj i Përjetshëm.

2 Samuelit 11.Leximi për mëkatet tragjike të Davidit mund të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar mbi rreziqet e pornografisë, të mendimeve të papastra dhe pamoralshmërisë. Burimet vijuese mund të jenë të dobishme në diskutimin tuaj: botimi i muajit tetor 2019 të revistës Liahona, burimet e Trajtimit të Pornografisë në Kishë (ChurchofJesusChrist.org/addressing-pornography) dhe materialet filmike “What Should I Do When I See Pornography?” [“Çfarë Duhet të Bëj kur Shoh Pornografi?”] dhe “Watch Your Step” [“Shiko Hapin”] (ChurchofJesusChrist.org). Pjesëtarët e familjes mund të bëjnë një plan rreth asaj që do të bëjnë kur të ndeshen me pornografinë.

5:59

1 Mbretërve 11:9–11.Cilat janë disa “perëndi të tjera” (vargu 10) që mund t’i largojnë zemrat tona nga Zoti? Si mund t’i mbajmë zemrat tona të përqendruara tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Më Shum’ Shenjtëri m’Jep”, Himne, nr. 69.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përqendrohuni te parime që do ta bekojnë familjen tuaj. Ndërsa e studioni me lutje fjalën e Perëndisë, pyeteni veten: “Çfarë gjej këtu që do të jetë veçanërisht domethënëse për familjen time?” (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 17.)

tempulli i Salomonit

Ilustrim i tempullit të Salomonit, nga Sam Lawlor