Dhiata e Vjetër 2022
5–11 Shtator. Isaia 1–12: “Perëndia Është Shpëtimi Im”


“5–11 Shtator. Isaia 1–12: ‘Perëndia Është Shpëtimi Im’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“5–11 Shtator. Isaia 1–12”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2022

profet i lashtë duke shkruar

Profeti Isaia Parashikon Lindjen e Krishtit, nga Harry Anderson

5–11 Shtator

Isaia 1–12

“Perëndia Është Shpëtimi Im”

Fjalët e Isaias mund të jenë të vështira për t’u kuptuar. Ndërsa merrni parasysh se si t’u jepni mësim fëmijëve rreth Isaias, përqendrohuni tek të vërtetat e thjeshta që mund ta forcojnë besimin e tyre te Jezu Krishti.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të tregojnë diçka që kanë bërë së fundmi për ta jetuar ungjillin, të tillë si: bërja e një lutjeje, shfaqja e dashamirësisë ndaj dikujt ose bindja ndaj urdhërimeve të tjera.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Isaia 2:2–3

Në tempull ne mësojmë rreth Jezu Krishtit.

Isaia parashikoi një kohë kur tempulli, “mali ku ndodhet shtëpia e Zotit”, do të tërhiqte njerëz nga “tërë kombet”. Ju mund ta përdorni këtë profeci për t’i ndihmuar fëmijët ta presin me padurim kohën kur ata mund të shkojnë në tempull.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të bëjnë një vizatim të shtëpisë së tyre. Më pas lexoni së bashku tek Isaia 2:2 dhe ftojini ata të bëjnë një vizatim të “shtëpi[së së] Zotit”, e cila është një tempull. Lexojeni së bashku vargun 3 dhe ftojini ata të shtojnë në vizatimin e tyre shumë njerëz duke ardhur në tempull, përfshirë familjet e tyre. Përse dëshirojmë të shkojmë në shtëpinë e Zotit? Jepni dëshminë tuaj për bekimet që vijnë kur ne mësojmë rreth Zotit në shtëpinë e Tij.

  • Lëreni një fëmijë të mbajë një figurë të tempullit dhe u kërkoni fëmijëve të flasin rreth asaj që shohin te figura. Pyetini ata se çfarë u pëlqen rreth tempullit. Lexoni së bashku tek Isaia 2:2–3 dhe vërini të dëgjojnë më shumë arsye se përse ne mund ta pëlqejmë shumë tempullin. Tregojuni fëmijëve se përse e pëlqeni shumë tempullin.

  • Këndoni me fëmijët një këngë rreth tempullit, të tillë si “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99). Ndihmojini ata të gjejnë fjalë dhe fraza në këngë që na mësojnë se çfarë është tempulli dhe çfarë bëjmë atje.

  • Në tabelë vizatoni një shteg dhe vendoseni një figurë të tempullit ose të Shpëtimtarit në njërin skaj (shih Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Fëmijët, f. 2–3). Lërini fëmijët që me radhë të vizatojnë veten duke ecur përgjatë shtegut. Ndërsa e bëjnë këtë, ftojini ata ta përsëritin këtë frazë nga Isaia 2:3: “Ne do të ecim në shtigjet e tij”. Çfarë mund të bëjmë që të ecim në shtigjet e Zotit?

grua duke mbajtur një foshnjë

“Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë” (Isaia 9:5).

Isaia 9:5

Isaia profetizoi për Jezu Krishtin.

Të gjithë profetët dëshmojnë për Jezu Krishtin, përfshirë edhe ata që jetuan shumë kohë përpara se Ai të lindte, ashtu si Isaia. Merrni parasysh se çfarë mund të mësojnë fëmijët rreth Jezusit nga profecia e Isaias tek Isaia 9:6.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve nga Isaia 9:5 dhe ftojini ata të përsëritin me ju çdo emër me të cilin Isaia tha se “do të quhe[j]” Jezu Krishti.

  • Shkruani në copa letre disa nga titujt e Jezu Krishtit që gjenden tek Isaia 9:5 (shih faqen e veprimtarisë së kësaj jave). Ftojeni secilin fëmijë të zgjedhë njërën dhe ndihmojeni fëmijën t’ia lexojë titullin klasës. Flisni me fëmijët rreth domethënies që ka secili titull për ju. Jepini njërit prej fëmijëve një figurë të Krishtit dhe kërkojini atij apo asaj të tregojë diçka rreth Jezusit dhe më pas t’ia kalojë figurën një fëmije tjetër. Përsëriteni këtë veprimtari derisa të gjithë fëmijët të kenë pasur mundësinë të tregojnë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Isaia 1:2–4, 16–19

Për shkak të Jezu Krishtit, unë mund të pendohem dhe të pastrohem.

Isaia jetoi në një kohë kur shumë nga njerëzit e tij ishin larguar nga Zoti. Por Zoti u premtoi se mëkatet e tyre mund të faleshin nëse ata pendoheshin. Ai na e bën edhe ne këtë premtim.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të lexojnë tek Isaia 1:2–4 dhe të flasin rreth disa prej arsyeve se pse Zoti nuk ishte i kënaqur me njerëzit në Judë. Më pas lexoni së bashku tek Isaia 1:16–19 për të mësuar rreth asaj se çfarë i ftoi Zoti njerëzit që të bënin. Sipas nevojës, ndihmojini fëmijët të kuptojnë fjalët dhe frazat e vështira. Për t’i ndihmuar që të përfytyrojnë vargun 18, paraqitni diçka me ngjyrë të kuqe të flaktë dhe diçka të bardhë si bora. Çfarë mësojmë nga këto vargje rreth mëshirës së Jezu Krishtit? Ftojini fëmijët të tregojnë se si ndihen rreth dhuratës së faljes nga Jezu Krishti dhe shprehini ndjenjat tuaja gjithashtu.

  • Ndihmojini fëmijët të mësojnë përmendsh vargun tek Isaia 1:18. Shkruajeni vargun në tabelë dhe ftojini fëmijët ta recitojnë disa herë, duke fshirë nga një fjalë për çdo herë derisa ta thonë atë përmendsh. Mund të përdorni edhe copa letre me fjalë të vargut të shkruara aty. Përse është e rëndësishme që të kujtojmë gjithmonë se çfarë na mëson ky varg? Diskutoni se si të qenit të pagëzuar dhe marrja e sakramentit e bëjnë të mundur për ne këtë premtim.

Isaia 2:2–5

Në tempull ne mësojmë rreth Jezu Krishtit.

Profecia e Isaias rreth “mali[t] ku ndodhet shtëpia e Zotit”, zbulon disa nga bekimet që vijnë prej adhurimit në tempull, bashkë me bekime të tjera që do të vijnë në ditët e fundit. Përsiatni rreth mënyrës se si do t’i frymëzoni fëmijët që t’i kërkojnë këto bekime.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të lexojnë rreth asaj që Isaia pa tek Isaia 2:2–3 dhe të bëjnë një vizatim të pamjes që ata mendojnë se mund të ketë pasur. Shpjegoni se Isaia e quajti tempullin “mali ku ndodhet shtëpia e Zotit”. Pse është mali një simbol i mirë për tempullin?

  • Ftojini fëmijët të lexojnë tek Isaia 2:2–3, 5 dhe të përcaktojnë në secilin prej këtyre vargjeve diçka që i frymëzon ata që të shkojnë në tempull një ditë. Më pas lexojeni së bashku vargun 4 dhe diskutoni se si tempulli ndihmon të sjellë paqen që përshkruhet në këtë varg. Ndihmojini ata të mendojnë mënyra se si mund të përgatiten tani për të shkuar në tempull një ditë.

Isaia 7:14; 9:6–7

Isaia profetizoi për Jezu Krishtin.

Isaia profetizoi për lindjen e një fëmije që do të ulej në fronin e Davidit dhe do të vendoste një mbretëri që nuk ka të sosur. Si mund t’i ndihmoni fëmijët, të cilëve u jepni mësim, që t’i kuptojnë këto profeci rreth Jezu Krishtit?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të japin shembuj titujsh që mund të ketë një person, të tillë si tituj të shoqëruar me një punë, thirrje, ekip ose familje. Çfarë tregojnë këta tituj për personin që i ka ato? Ndihmojini fëmijët të gjejnë tituj për Jezu Krishtin tek Isaia 7:14 dhe 9:5–7. Çfarë na mëson secili prej këtyre titujve për Të? Çfarë tjetër mësojmë nga këto vargje rreth Jezu Krishtit?

  • Lexoni së bashku te Mateu 1:21–23 dhe Lluka 1:31–33 dhe diskutoni se si u përmbushën profecitë e Isaias tek Isaia 7:14; 9:5–7 kur lindi Jezu Krishti.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Kërkojuni fëmijëve të mendojnë diçka që mësuan rreth Shpëtimtarit, që mund t’ua tregojnë familjeve të tyre në shtëpi, të tillë si një nga emrat e Tij.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini fëmijët të krijojnë vetëbesim. Disa fëmijë mund të mos ndihen të aftë që ta mësojnë vetë ungjillin. Një mënyrë për t’i ndihmuar që të krijojnë vetëbesim, është që t’i lavdëroni kur marrin pjesë në orën mësimore. Premtojuni fëmijëve se Fryma e Shenjtë do t’i ndihmojë ndërkohë që mësojnë.