Dhiata e Vjetër 2022
12–18 Shtator. Isaia 13–14; 24–30; 35: “Mrekulli dhe Çudi”


“12–18 Shtator. Isaia 13–14; 24–30; 35: ‘Mrekulli dhe Çudi’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“12–18 Shtator. Isaia 13–14; 24–30; 35”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2022

Jozef Smithi sheh Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në Korijen e Shenjtë

Korija e Shenjtë, nga Brent Borup

12–18 Shtator

Isaia 13–14; 24–3035

“Mrekulli dhe Çudi”

Pasi t’i keni studiuar plot lutje kapitujt tek Isaia 13–14; 24–3035, planifikoni veprimtari për t’i ndihmuar fëmijët që të mësojnë. Idetë më poshtë për veprimtarinë mund të përshtaten për cilëndo grupmoshë.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të ngrihen në këmbë nëse dëshirojnë, për të treguar diçka që e kanë mësuar së fundmi rreth ungjillit në shtëpi ose në kishë. Jepini secilit fëmijë mundësinë për të treguar.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Isaia 14:12–14

Pati një luftë në qiell.

Përpara se të krijohej bota, Ati Qiellor zgjodhi Jezu Krishtin që të ishte Shpëtimtari ynë. Isaia 14:12–14 përshkruan krenarinë që tregoi Satani në Këshillin paratokësor në Qiell.

Veprimtari të Mundshme

  • Përdoreni mësimin “Hyrje: Plani i Atit Tonë Qiellor” (te Tregime nga Dhjata e Re, f. 1–3) ose këngën “N’Qiell Jetova” (Liahona, prill 1999) për t’u treguar fëmijëve rreth Luftës në Qiell përpara se të lindeshim. (Ndërsa bëni kështu, përfshini fraza nga Isaia 14:12–14 që përshkruajnë Satanin.) Më pas ftojini fëmijët me radhë t’jua tregojnë juve historinë. Theksoni se Jezu Krishti e ndoqi planin e Atit Qiellor dhe u bë Shpëtimtari ynë.

  • Në tabelë, vizatoni një zemër me fjalën Satan dhe një fytyrë të trishtuar brenda saj. Shpjegoni se Satani tha në zemrën e tij: “Do të ngre fronin tim përmbi yjet e Perëndisë” (Isaia 14:13), që do të thotë se ai dëshironte që të ishte më i mirë se Ati Qiellor. Ftojeni një fëmijë të vizatojë një zemër tjetër, këtë herë me fjalën Jezus dhe një fytyrë të lumtur brenda saj. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se Jezusi dëshironte të bënte atë që Ati Qiellor i kërkoi Atij të bënte (shih Moisiu 4:1–2). Si mund ta ndjekim shembullin e Jezusit?

Jezusi i ringjallur i shfaqet gruas te varri

Ai “do të shkatërrojë përgjithnjë vdekjen” (Isaia 25:8).

Isaia 25:8

Jezu Krishti u ringjall.

Jezu Krishti mund të ngushëllojë për trishtimin që ndiejmë për vdekjen. Për shkak se Ai ngadhënjeu mbi vdekjen, edhe ne të gjithë do të ringjallemi.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni një figurë të Ringjalljes së Jezu Krishtit dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë atë që dinë rreth figurës. Nëse nevojitet, tregojuni atyre historinë e Jezusit që u ringjall (shih mësimin “Jezusi u Ngrit”, te Tregime nga Dhjata e Re, f. 139–144). Luani ose këndoni një këngë rreth Ringjalljes, të tillë si “Jezusi u Ngrit” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 44) dhe ftojini fëmijët të tregojnë se si i bën të ndihen kur e dinë se Jezusi u ngrit nga vdekja.

  • Tregojuni fëmijëve rreth dikujt që e njihni, i cili/e cila ka vdekur. Si ndihemi kur vdes dikush që e duam? Ftojini fëmijët të vizatojnë një fytyrë të dikujt që po qan. Më pas lexojuni atyre nga Isaia 25:8. Çfarë do t’u bëjë Jezusi lotëve tanë kur na merr malli për dikë që ka vdekur? Ftojini fëmijët të vizatojnë një fytyrë të lumtur. Jepni dëshminë tuaj se për shkak se Jezu Krishti u ringjall, ne mund të ndihemi të ngushëlluar kur dikush vdes dhe e dimë se të gjithë do të ringjallemi një ditë.

Isaia 29:12, 14

Zoti e rivendosi Kishën e Tij nëpërmjet Jozef Smithit.

Rivendosja e ungjillit është një vepër e “mrekull[ueshme] dhe çudi” (Isaia 29:14). Tregojuni fëmijëve disa nga gjërat e mrekullueshme që bëri Zoti – dhe vazhdon të bëjë – për ta rivendosur ungjillin e Tij në kohën tonë.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve t’ju tregojnë atë që dinë rreth Jozef Smithit. Nëse nevojitet, tregojuni atyre historinë “Vegimi i Parë i Jozef Smithit” (te Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 9–12). Lexoni tek Isaia 29:12 dhe shpjegoni se, ndonëse Jozef Smithi konsiderohej nga shumë njerëz si dikush që nuk dinte të “lexo[nte]”, Jezu Krishti e rivendosi ungjillin nëpërmjet tij.

  • Lexojuni fëmijëve vargun Isaia 29:14 dhe jepuni fjalë që nënkuptojnë të njëjtën gjë me fjalët “mrekulli” dhe “çudi”. Paraqitni artikuj që përfaqësojnë disa nga veprat e mrekullueshme të Zotit gjatë ditëve të mëvonshme, të tilla si një figurë të Vegimit të Parë ose të Jozef Smithit duke marrë priftërinë (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 90, 9394) ose një kopje të Librit të Mormonit. Ftojini fëmijët të zgjedhin një artikull dhe të tregojnë se përse ai është i mrekullueshëm për ta.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Isaia 24:3–5; 29:7–10; 30:8–14

Braktisje do të thotë të largohesh nga Zoti dhe profetët e Tij.

Leximi i paralajmërimeve të Isaias rreth rreziqeve të braktisjes mund t’i ndihmojë fëmijët të vendosin t’i qëndrojnë besnikë Zotit dhe të ndjekin profetët e Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruajeni fjalën braktisje në tabelë. Ftojini fëmijët të gjejnë një përkufizim të fjalës “Braktisje” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Ftojini ata të lexojnë tek Isaia 24:5; 30:9–11 dhe të bëjnë një listë të gjërave që po bënin njerëzit në kohën e Isaias, çka i çoi ata në braktisje. Pastaj ftojini fëmijët t’i ndryshojnë artikujt në listë me gjëra që mund të bëjmë për t’i qëndruar besnikë Zotit.

  • Ndajeni klasën në dyshe dhe caktojeni secilën dyshe të lexojë njërin nga fragmentet vijuese: Isaia 24:3–5; Isaia 29:7–10 ose Isaia 30:8–14. Ftojini ata të bëjnë vizatime që përfaqësojnë atë që lexojnë. Ndërsa i paraqesin vizatimet e tyre, ndihmojini ata të diskutojnë se çfarë na mësojnë fjalët e Isaias rreth arsyes se përse duhet t’i qëndrojmë besnikë Zotit.

Isaia 29:13–15, 18, 24

Rivendosja e ungjillit është një vepër e “mrekull[ueshme]”.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se ata janë pjesë e veprës së “mrekull[ueshme]” të Zotit (Isaia 29:14) të ditëve të mëvonshme?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni figura të disa prej ngjarjeve të mrekullueshme që ndodhën ndërsa u rivendos ungjilli (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 90–95 ose faqen e veprimtarisë së kësaj jave). Lexoni së bashku nga Isaia 29:14, 18, 24 dhe ftojini fëmijët të gjejnë fjalë dhe fraza që lidhen me ngjarjet në figura. Pyetini fëmijët se si mund të ndihmojnë ata në veprën e “mrekull[ueshme]” të Zotit (vargu 14).

  • Jepni një përvojë të shkurtër për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë se ç’do të thotë rivendosje. Për shembull, flisni rreth diçkaje që kishte humbur dhe se si e gjetët atë. Ndihmojini fëmijët ta krahasojnë këtë me Rivendosjen e ungjillit. Sipas vargjeve tek Isaia 29:13–15, përse kemi nevojë për Rivendosjen? Çfarë vepre të mrekullueshme bëri Zoti për ta rivendosur ungjillin e Tij?

Isaia 14:3; 25:8; 28:16

Mësimet e Isaias më drejtojnë te Jezu Krishti.

Mësimet e Isaias mund t’i drejtojnë fëmijët, të cilëve u jepni mësim, tek Shpëtimtari dhe t’i ndihmojnë ata të kujtojnë gjërat që Ai ka bërë për ta.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruajini referencat e shkrimeve të shenjta vijuese në copa letre të veçanta: Isaia 14:3; Isaia 25:8; Isaia 28:16; Mateu 11:28–30; 1 Korintasve 15:53–57; Helamani 5:12. Jepuani letrat fëmijëve dhe ftojini të shkruajnë te letrat të vërtetat që mësojnë nga vargjet dhe të punojnë së bashku për t’i përputhur vargjet që na mësojnë të vërteta të ngjashme. Sipas këtyre vargjeve, çfarë gjërash të mëdha ka bërë Zoti për ne?

  • Kërkojuni fëmijëve të zgjedhin një frazë nga Isaia 14:3; 25:8 ose 28:16 që u kujton atyre Jezu Krishtin. Ftojini ata ta shkruajnë frazën në një copë letër dhe të bëjnë një vizatim të Shpëtimtarit, të cilin mund ta ekspozojnë në shtëpitë e tyre.

ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të shkruajnë një shënim ose të bëjnë vizatimin e diçkaje që e kanë mësuar sot në klasë. Nxitini ata t’ia tregojnë atë familjeve të tyre ose një anëtari të klasës që nuk ndodhej sot në Fillore.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përshtatini veprimtaritë që të vlejnë për fëmijët me aftësi të kufizuar. Përshtatjet e vogla të veprimtarive mund të sigurojnë që të gjithë fëmijët të mund të mësojnë. Për shembull, nëse një veprimtari sugjeron që të shfaqni një figurë, në vend të kësaj, ju mund të këndoni një këngë që ka lidhje me figurën, për t’i përfshirë fëmijët me probleme shikimi.