Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 2: Vegimi i Parë i Jozef Smithit: 1820


“Kapitulli 2: Vegimi i Parë i Jozef Smithit: 1820,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 9–12

“Kapitulli 2,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 9–12

Kapitulli 2

Vegimi i Parë i Jozef Smithit

(1820)

Joseph Smith Sr.

Jozef Smithi dhe familja e tij besonin te Perëndia. Ata lexonin Biblën së bashku. Babai dhe nëna e Jozefit u mësonin fëmijëve të ishin të mirë.

Joseph attending church

Kishte shumë Kisha në Palmira. Të gjithë njerëzit thoshin që kisha e tyre ishte kisha e drejtë. Ata thoshin që kishat e tjera ishin të gabuara. Jozefi nuk dinte me cilën kishë të bashkohej. Ai donte të dinte cila ishte Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit.

Joseph reading the Bible

Një ditë Jozefi po lexonte Biblën. Ai ishte katërmbë-dhjetë vjeç. Ai lexoi që duhet të pyesim Perëndinë kur duam të dimë diçka. Jozefi vendosi të lutej. Ai do të pyeste Perëndinë me cilën kishë të bashkohej.

Joseph kneeling

Ishte një ditë e bukur pranvere. Jozefi shkoi në pyllin pranë shtëpisë. Ai u gjunjëzua. Ai u lut me zë të lartë. Ai kishte besim se Ati Qiellor do t’i përgjigjej lutjes së tij.

Joseph holding his head

Satani nuk donte që Jozefi të lutej. Satani u përpoq ta ndalonte. Satani e bëri errësirë kudo rreth e qark Jozefit. Ai nuk mund të fliste. Ai kishte frikë.

Joseph kneeling in prayer

Jozefi nuk pushoi së luturi. Satani nuk mund ta ndalonte atë.

Heavenly Father and Jesus

Atëherë Jozef Smithi pati një vegim. Ai pa një dritë të shkëlqyeshme, të bardhë. Drita ishte kudo rreth tij. Ai pa Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Ata po qëndronin mbi të në dritë. Ati Qiellor tregoi nga Jezu Krishti dhe tha: «Ky është Biri im i Dashur. Dëgjoje Atë!»

Jesus

Jozefi e pyeti Jezusin se cila kishë ishte e vërtetë. Ai e pyeti se me cilën kishë duhej të bashkohej. Jezusi tha që të gjitha kishat ishin të gabuara. Asnjëra prej tyre nuk ishte Kisha e tij. Ai i tha Jozefit shumë gjëra të tjera. Pastaj vegimi mbaroi. Jozefi ishte vetëm.

Joseph and his mother

Jozefi shkoi në shtëpi. Nëna e tij e pyeti në se ishte mirë. Jozefi tha po. Ai i tha nënës që pa një vegim. Ai i tha se çfarë mësoi në vegimin e tij.

minister chastising Joseph

Jozefi u tregoi disa njerëzve në qytet rreth vegimit të tij. Njerëzit nuk e besuan atë. Ata menduan që ai po thoshte gënjeshtra. Ata ishin të inatosur me të. Ata ishin të liq me të.

Joseph being taunted

Jozefi gjithmonë tha të vërtetën rreth vegimit të tij. Ai e dinte që kishte parë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Ai e dinte që asnjë nga kishat në tokë nuk ishte e vërtetë.