Prezantimi: Para Doktrina e Besëlidhje Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 1–5 “Prezantimi,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 1–5 Prezantimi Para Doktrina e Besëlidhje Ne jetonim në qiell para se të vinim në tokë. Ati ynë Qiellor na dha planin e shpëtimit. Plani i shpëtimit na ndihmon të përgatitemi për të jetuar në qiell përsëri. Në qoftë se i bindemi planit, ne mund të jetojmë me Atin Qiellor pas ringjalljes. Jezusi jetonte me ne në qiell. Ai donte t’i bindej planit të Atit Qiellor. Jezusi tha se ai do të vinte në tokë dhe do të ishte Shpëtimtari ynë. Ai do të bënte punën e Atit Qiellor. Satani gjithashtu jetonte me ne në qiell. Por ai ishte i lig. Ai nuk donte t’i bindej planit të Atit Qiellor. Ati Qiellor e detyroi Satanin të largohej nga qielli. Satani dëshiron të shkatarrojë planin e shpëtimit. Ai dëshiron të ndalojë punën e Atit Qiellor. Jezusi krijoi token. Fëmijët e Atit Qiellor erdhën të jetojnë në të. Jezusi dërgoi profetë për t’i mësuar ata të ishin të drejtë. Disa prej njerëzve iu bindën profetëve. Njerëz të tjerë në tokë nuk do t’i dëgjonin profetët. Ata iu bindën Satanit. Ata u bënë të liq. Dhjata e Vjetër tregon për njerëzit që jetonin në Palestinë shumë kohë më parë. Këta njerëz dinin rreth Jezusit. Njerëzit e drejtë kishin ungjillin e tij. Burrat e drejtë kishin priftërinë. Profetët u mësuan njerëzve se Jezusi do të vinte në tokë. Ai do të ishte Shpëtuesi i tyre. Libri i Mormonit tregon për njerëzit që jetonin në Amerikë shumë kohë më parë. Ata dinin rreth Jezusit. Ata kishin ungjillin e tij. Burrat e drejtë kishin priftërinë. Profetët u mësuan njerëzve në Amerikë se Jezusi do të ishte Shpëtuesi i tyre. Ai do t’i vizitonte ata pasi të ringjallej. Jezu Krishti erdhi të jetonte në tokë. Dhjata e Re na tregon rreth jetës së tij në tokë. Jezusi u mësoi njerëzve ungjillin e tij. Ai u mësoi atyre t’u binden urdhërimeve të Atit Qiellor. Jezusi zgjodhi dymbëdhjetë burra për të qenë apostuj. Ai u dha atyre priftërinë. Ai filloi Kishën e tij. Shumë njerëz e donin Jezusin. Ata ishin të drejtë dhe iu bindën mësimeve të tij. Satani nuk donte që njerëzit t’i bindeshin Jezusit. Satani i tundoi njerëzit dhe ata u bënë të liq. Ata nuk donin t’i besonin Jezusit. Ata e urryen Jezusin. Ata e vranë atë. Pas tre ditësh, Jezusi u ringjall. Ai foli me apostujt e tij. Ai u tha atyre që t’u mësonin ungjillin gjithë njerëzve. Jezusi gjithashtu vizitoi njerëzit e drejtë në Amerikë. Pastaj ai shkoi në qiell për të qenë me Atin e tij. Apostujt ishin udhëheqësit e Kishës së Jezu Krishtit. Ata shkuan në shumë vende. Ata u mësuan njerëzve ungjillin. Shumë njerëz besuan te Jezusi dhe u pagëzuan. Apostujt u dhanë burrave të drejtë priftërinë. Kishte shumë anëtarë të Kishës së vërtetë të Jezu Krishtit. Satani donte të shkatërronte Kishën e Jezu Krishtit. Ai i tundoi njerëzit dhe ata iu bindën atij. Shumë njerëz nuk besonin më te Jezusi. Njerëzit e liq i vranë anëtarët e drejtë të Kishës. Ata i vranë apostujt. Nuk kishte udhëheqës për Kishën. Nuk kishte asnjë në tokë që t’u jepte priftërinë burrave. Disa njerëz ndryshuan mësimet e Kishës së Jezu Krishtit. Ata i ndryshuan urdhërimet e Perëndisë. Kisha e vërtetë që Jezusi filloi, u shkatërrua. Njerëzit filluan të ndërtonin kishat e tyre. Por asnjë nga këto kisha nuk ishte Kisha e vërtetë. Qindra vite shkuan. Kishte shumë kisha të ndryshme në tokë. Por asnjëra prej tyre nuk ishte Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit. Anëtarët e kishave besonin te Jezu Krishti. Por kishat nuk kishin ungjillin e vërtetë. Ato nuk kishin priftërinë e Perëndisë. Ato nuk kishin profetë ose apostuj. Jezusi tha se do të vinte përsëri në tokë. Ai tha që Kisha e tij duhet të jetë në tokë para se ai të vijë përsëri. Njerëzit duhet të dinë ungjillin e tij të vërtetë. Burrat duhet të kenë priftërinë. Duhet të ketë profetë dhe apostuj. Duhet të ketë zbulesa. Zbulesat vijnë nga Jezusi. Zbulesat na tregojnë gjërat që Jezusi do që ne të dimë. Ato na thonë çfarë do ai që të bëjmë ne. Jezusi u jep zbulesa profetëve të tij. Zbulesat janë për Kishën e tij të vërtetë. Doktrina e Besëlidhje është një libër zbulesash. Doktrina e Besëlidhje tregon rreth Kishës së vërtetë të Jezu Krishtit. Tregon rreth priftërisë. Tregon rreth profetëve dhe apostujve. Doktrina e Besëlidhje tregon çfarë duhet të bëjmë ne për të qenë gati kur Jezusi të vijë përsëri. Libri që ju po lexoni është rreth Doktrina e Besëlidhje. Ky libër tregon rreth disa zbulesave. Tregon se si Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit u soil përsëri në tokë. Gjithashtu treqon rreth disa njerëzve që jetuan kur Kisha filloi.