“Kapitulli 31: Fjala e Urtësisë: shkurt 1833,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 119–22 “Kapitulli 31,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 119–22 Kapitulli 31 Fjala e Urtësisë (shkurt 1833) Jozef Smithi filloi një shkollë për burrat në Kishë. Quhej Shkolla e Profetëve. Shkolla ishte në një dhomë në dyqanin e Njuëll Uitnit në Kirtland, Ohajo. Jozefi u mësoi burrave rreth Kishës. Ai u mësoi atyre rreth priftërisë dhe shkrimeve të shenjta. Shumë nga burrat pinin duhan me llullë ose cigare. Dhoma ishte mbushur me tym. Disa burra përtypnin duhan. Dyshemeja bëhej pis. Dhoma kishte nevojë për pastrim, kur burrat largoheshin për në shtëpi. Gruaja e Jozefit, Ema, duhej të pastronte dhomën pas çdo mbledhjeje. Jozefi vriste mendjen nëse burrat duhej të pinin ose përtypnin duhan. Jozefi u lut dhe pyeti Perëndinë çfarë ishte e drejtë. Jezusi i dha Jozefit një zbulesë. Ajo u quajt Fjala e Urtësisë. Jezusi tha se disa njerëz bëjnë gjëra të këqija. Ata duan që njerëzit e tjerë të bëjnë gjëra që nuk janë të mira për trupat e tyre. Në Fjalën e Urtësisë Jezusi u tregoi shenjtorëve rreth gjërave që janë të mira për trupat e tyre. Ai u tregoi rreth gjërave që janë të këqija për trupat e tyre. Shenjtorët do të bekoheshin nëse ata i bindeshin Fjalës së Urtësisë. DeB 89:1, 4 Jezusi tha se alkooli nuk është i mirë për njerëzit. Ata nuk duhet të pinë pije që kanë alkool. Ai duhet të përdoret vetëm jashtë trupit. DeB 89:5–7 Jezusi tha se njerëzit nuk duhet të përdorin duhan. Ata nuk duhet të pinë cigare, puro ose duhan me llullë. Ata nuk duhet të përtypin duhan. Jezusi tha: «Duhani nuk është për trupin dhe nuk është i mirë për njeriun.» DeB 89:8 Jezusi tha se shenjtorët nuk duhet të pinë pije të nxehta. Çaji dhe kafeja janë pije të nxehta. Ato nuk janë të mira për trupin. DeB 89:9 Jezusi tha se shumë bimë dhe kafshë janë të mira për t’u ngrënë nga njerëzit. Njerëzit duhet ta falënderojnë Atin Qiellor për ushqimin e mirë. DeB 89:11–12 Jezusi tha se njerëzit nuk duhet të hanë shumë mish. Njerëzit duhet të hanë mish kur koha është e ftohtë. Ata duhet të hanë mish kur nuk ka mjaft ushqime të tjera. DeB 89:12–13 Zoti tha se të gjitha drithërat janë të mira për trupat tanë. Disa drithëra janë gruri, orizi, misri dhe tërshëra. Gruri është shumë i mirë për ne. Të gjitha frutat dhe perimet janë të mira për njerëzit. DeB 89:14–17 Jezusi tha se shenjtorët duhet t’i binden Fjalës së Urtësisë. Atëherë Perëndia do t’i bekojë ata. Ata do të kenë shëndet të mirë dhe do të jenë të zgjuar. Ata do të kenë mundësi të mësojnë shumë gjëra. Ata do të bekoheshin nëse ata hanë ushqimet e duhura. DeB 89:18–21