Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 53: Perëndia dhe Engjëjt: shkurt–prill 1843


“Kapitulli 53: Perëndia dhe Engjëjt: shkurt–prill 1843,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 194–97

“Kapitulli 53,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 194–97

Kapitulli 53

Perëndia dhe Engjëjt

(shkurt–prill 1843)

man speaking to Joseph

Një ditë një burrë erdhi të takonte Jozef Smithin. Burri tha se pa një engjëll. Ai i tregoi Jozef Smithit se si ishte veshur engjëlli. Jozef Smithi tha se burri e kishte gabim. Ai tha se engjëjt nuk vishen sipas mënyrës që tha burri.

man gesturing angrily towards Joseph

Burri ishte tepër i egërsuar. Ai urdhëroi flakën të vinte poshtë nga qielli të digjte Profetin dhe shtëpinë e tij. Por burri nuk kishte fuqinë e Perëndisë. Flaka nuk zbriti nga qielli.

Joseph seeing vision of angels

Jezusi i dha Jozefit një zbulesë rreth engjëjve. Jezusi tha se engjëjt janë njerëz që jetuan në tokë. Ata vdiqën dhe u ringjallën. Ata kanë trupa mishi dhe kockash. Tani ata jetojnë me Perëndinë.

man looking heavenward

Jezusi tha se Satani përpiqet të mashtrojë njerëzit. Disa herë ai i bën njerëzit të mendojnë se ai është një engjëll. Ai përpiqet t’i bëjë njerëzit të bëjnë gjëra të këqija. Por njerëzit e drejtë janë në gjendje të dinë kur Satani po përpiqet t’i mashtrojë ata.

angels living with God

Më vonë, Jozef Smithi u tregoi njerëzve gjëra të tjera rreth qiellit. Njerëzit që janë të drejtë në tokë, do të jetojnë në qiell me Jezu Krishtin. Në qiell ata do të dinë gjithçka që mësuan në tokë.

angel holding laws of Heaven

Jozefi tha se të gjitha ligjet e Perëndisë u krijuan në qiell, para se ne të vinim në tokë. Ka një bekim për çdo ligj. Ne duhet t’i bindemi ligjit për të patur bekimin.

Jesus with body of flesh and bones

Jozef Smithi u tregoi shenjtorëve rreth Jezu Krishtit dhe Atit Qiellor. Jezusi duket si një njeri. Ai jetoi në tokë. Ai vdiq dhe u ringjall. Ai ka një trup prej mishi dhe kockash.

Heavenly Father with body of flesh and bones

Ati Qiellor ka një trup prej mishi dhe kockash. Ai jeton në një vend të shndritshëm dhe shumë të bukur.

DeB 130:7, 22; Abrahami 3:4

Joseph looking into heaven

Jozef Smithi tha gjithashtu se Fryma e Shenjtë është një shpirt. Fryma e Shenjtë nuk ka një trup mishi dhe kockash.