“Kapitulli 26: Tre Mbretëritë e Qiellit: 16 shkurt 1832,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 97–103 “Kapitulli 26,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 97–103 Kapitulli 26 Tre Mbretëritë e Qiellit (16 shkurt 1832) Një ditë Jozef Smithi dhe Sidni Rigdon po lexonin Dhjatën e Re. Dhjata e Re thoshte se njerëzit e mirë shkojnë në qiell, pasi ata të ringjallen. Jozefi vriste mendjen nëse të gjithë njerëzit shkojnë në të njëjtin vend në qiell. Jozefi dhe Sidni u lutën. Ata i kërkuan Atit Qiellor t’u tregonte rreth Qiellit. DeB 76: Hyrje Ati Qiellor iu përgjigj lutjeve të tyre. Ata patën një zbulesë. Ishte një vegim i mrekullueshëm. Në vegim, Jozefi dhe Sidni panë qiellin. Ata panë Jezusin me dritë kudo rreth tij. Pastaj ata panë engjëj rreth Jezusit dhe Atit Qiellor. DeB 76: Hyrje, 19–21 Jozefi dhe Sidni thanë që ata e dinin se Jezusi jetonte. Ata e panë atë! Jozefi dhe Sidni dëgjuan një zë. Zëri tha se Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Ai erdhi në tokë. Jezusi u tregoi të gjithë njerëzve si të jetonin, kështu që ata të mund të ishin përsëri me Atin Qiellor. DeB 76:22–24 Pastaj Jozefi dhe Sidni panë ku shkojnë njerëzit, pasi ringjallen. Në qiell ka tre vende ku mund të shkojnë njerëzit. Shenjtorët e drejtë shkojnë në mbretërinë çelestiale të qiellit, pasi ringjallen. Mbretëria çelestiale është vendi ku jetojnë Ati Qiellor dhe Jezusi. DeB 76:50–70 Shenjtorët e drejtë kishin besim te Jezusi kur ata jetonin në tokë. Ata u pagëzuan. Fryma e Shenjtë i mësoi si të jetojnë. DeB 76:51–54 Shenjtorët e drejtë kishin shumë shqetësime, por ata kishin besim. Jezusi i ndihmoi ata kur kishin shqetësime. Ata punonin shumë. Ata u penduan dhe iu bindën të gjitha urdhërimeve të Perëndisë. Satani i tundoi, por ata nuk e ndoqën Satanin. DeB 76:51–54 Shenjtorët e drejtë do të bëhen si Ati Qiellor dhe Jezusi. Ata do të dinë gjithçka. Ata do të bëhen të përsosur. Ata do të bëhen perëndi. DeB 76:58–60 Pastaj Jozefi dhe Sidni panë një vend tjetër. Quhet mbretëria terrestriale e qiellit. Disa njerëz do të shkojnë në mbretërinë terrestriale pasi të ringjallen. DeB 76:71 Njerëzit në mbretërinë terrestriale ishin njerëz të mirë në tokë. Por ata nuk ishin shenjtorë të drejtë. Ata nuk kishin besim te Jezusi dhe iu bindën vetëm disa prej urdhërimeve të Perëndisë. Por ata nuk iu bindën të gjitha urdhërimeve të Perëndisë. DeB 76:75 Ata nuk e besuan ungjillin, kur e dëgjuan në tokë. Pasi vdiqën, ata e besuan ungjillin. DeB 76:73–74 Njerëzit në mbretërinë terrestriale do të shikojnë Jezusin, por ata nuk mund të jetojnë me Atin Qiellor ose Jezusin. Ata nuk do të bëhen perëndi. DeB 76:77–79 Jozefi dhe Sidni panë një vend të tretë. Quhet mbretëria telestiale e qiellit. Njerëzit që shkojnë në mbretërinë telestiale nuk qenë njerëz të drejtë në tokë. DeB 76:81, 103 Këta njerëz nuk besuan te Jezusi. Ata nuk besuan profetët dhe nuk u pagëzuan. Ata nuk iu bindën urdhërimeve të Perëndisë. DeB 76:81–82, 102–103 Njerëzit që shkojnë në mbretërinë telestiale nuk mund të shohin Jezusin ose Atin Qiellor. Engjëjt do t’i vizitojnë ata. Fryma e Shenjtë do t’i mësojë ata. Njerëzit në mbretërinë telestiale do të dinë rreth Jezusit dhe Atit Qiellor, por ata kurrë nuk mund të jetojnë me ta. DeB 76:86 Njerëzit që do të shkojnë në mbretërinë çelestiale dhe terrestriale do të ringjallen kur Jezusi të vijë përsëri. Njerëzit që shkojnë në mbretërinë telestiale nuk do të ringjallen kur Jezusi të vijë përsëri. Ata duhet të presin një mijë vjet për t’u ringjallur. DeB 76:63, 85, 102 Jozefi dhe Sidni e panë se ku do të shkojnë njerëzit e liq. Ata do të jenë me Satanin. Ata nuk mund të jenë me Atin Qiellor, Jezusin ose Frymën e Shenjtë. DeB 76:35–37 Njerëzit që do të jenë me Satanin, mësuan ungjillin në tokë. Fryma e Shenjtë u mësoi atyre rreth Jezu Krishtit. DeB 76:35 Ata e dinin se Jezusi jetoi dhe që ai vdiq për ne. Por pastaj Satani i tundoi këta njerëz. Ai u përpoq t’i bënte ata të bënin gjëra të liga. Ata iu bindën Satanit dhe nuk e dëgjuam më Frymën e Shenjtë. Ata nuk e besuan më Jezu Krishtin dhe u bënë shumë të liq. Ata do të jetojnë me Satanin përgjithmonë. DeB 76:31–35 Jozefi dhe Sidni panë gjëra të tjera në vegimin e tyre. Jezusi u tha atyre të mos shkruanin çdo gjë që panë. Shenjtorët shumë të drejtë mund t’i shohin këto gjëra vetë. Fryma e Shenjtë do t’i mësojë ata. Jozefi dhe Sidni falënderuan Perëndinë për këtë vegim shumë të bukur. DeB 76:113–119