Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 52: Shqetësime në Nauvu: maj–gusht 1842


“Kapitulli 52: Shqetësime në Nauvu: maj–gusht 1842,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 191–93

“Kapitulli 52,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 191–93

Kapitulli 52

Shqetësime në Nauvu

(maj–gusht 1842)

men building in Nauvoo

Shumë njerëz shkuan të jetonin në Nauvu. Ata ndërtuan një qytet shumë të bukur. Ata filluan të ndërtonin një tempull. Shenjtorët në Nauvu dëshironin një kryetar bashkie për qytetin.

John C. Bennett

Shenjtorët zgjodhën si kryetar bashkie në Nauvu Xhon C. Benet. Në fillim ai ishte një kryetar bashkie i mirë. Por ai filloi të bënte gjëra të liga. Ai nuk e pëlqente Jozef Smithin.

people meeting together

Njerëzit në Nauvu dëshironin të kishin një ditë pushimi të veçantë. Ata donin që ushtarët të marshonin në një paradë.

John C. Bennett speaking to soldiers

Xhon Benet ishte drejtuesi i ushtarëve. Ai vendosi që ushtarët të kishin një betejë. Nuk do të ishte një betejë e vërtetë. Do të ishte vetëm për shaka.

John C. Bennett speaking to Joseph

Zoti Benet i kërkoi Jozef Smithit të drejtonte ushtarët në ndeshje. Jozef Smithi e dinte që Xhon Benet nuk e pëlqente. Ai mendoi se zoti Benet donte që ta vriste. Zoti i tha Jozefit që ai nuk duhej të ishte në betejë.

Joseph becoming new mayor

Xhon Benet u egërsua. Ai nuk donte të ishte më kryetari i bashkisë së Nauvusë. Njerëzit zgjodhën si kryetar bashkie Jozef Smithin.

John C. Bennett angry

Xhon Benet dhe disa burra të tjerë nuk donin të ishin anëtarë të Kishës. Ata thanë gjëra të këqija për Profetin Jozef Smith.

Joseph envisioning the Saints in Rocky Mountains

Jozef Smithi foli me burra që ishin anëtarë të Kishës. Ai tha se shenjtorët do të kishin akoma probleme. Një ditë ata do të duhej të largoheshin nga Nauvu. Ata do të shkonin në malet Shkëmbore. Shenjtorët do të ndërtonin atje qytete. Ata do t’i bindeshin Perëndisë dhe do të bëheshin njerëz të fortë.