Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 17: Peshkopët e Parë të Kishës: shkurt 1831


“Kapitulli 17: Peshkopët e Parë të Kishës: shkurt 1831,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 64–66

“Kapitulli 17,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 64–66

Kapitulli 17

Peshkopët e Parë të Kishës

(shkurt 1831)

Joseph packing

Disa njerëz të liq jetonin në Nju Jork. Ata ishin të liq me anëtarët e Kishës dhe donin që të largoheshin. Jezusi i tha Jozef Smithit të largohej nga Nju Jorku dhe të shkonte në Kirtland, Ohajo.

Joseph going to Kirtland

Jozef Smithi, gruaja e tij Ema, Sidni Rigdon dhe Eduard Patrixh shkuan në Kirtland. Jozefi dhe Ema jetonin me një anëtar të Kishës. Emri i tij ishte Njuëll K. Uitni.

members of the Church

Kisha kishte një mijë anëtarë në Kirtland. Ata po përpiqeshin t’i bindeshin Perëndisë. Por ata nuk e kuptonin të gjithë ungjillin.

DeB 41: Hyrje

Edward Partridge

Jozefi iu lut Atit Qiellor. Jezusi i dha Jozefit një zbulesë. Jezusi i tha Jozefit se shenjtorët në Kirtland kishin nevojë për një peshkop. Peshkopi duhej të përdorte kohën e tij për të mësuar dhe ndihmuar shenjtorët. Peshkopi i parë në Kishë ishte Eduard Patrixh.

Saints at bishop’s storehouse

Jezusi i tha Jozefit se çfarë duhet të bëjë një peshkop në Kishë. Peshkopi duhej të kujdesej për një depo. Shenjtorët duhej të vendosnin ushqim dhe veshje në depo. Në se ndonjë shenjtor kishte nevojë për ushqim ose veshje, peshkopi duhej t’ia jepte.

man counting money

Peshkopi duhej të kujdesej për paratë, për Kishën. Shenjtorët duhej t’i jepnin para peshkopit. Peshkopi duhej të paguante faturat për Kishën. Ai duhej t’u jepte disa prej parave shenjtorëve të varfër.

bishop meeting with his members

Peshkopi duhej t’i donte shenjtorët. Ai duhej të përpiqej t’i ndihmonte ata. Ai duhej të takohej me burrat që kanë priftërinë. Ata duhej të flisnin rreth asaj që po bënin për të ndihmuar shenjtorët.

Newell K. Whitney

Njerëz të tjerë u bashkuan me Kishën. Kisha kishte nevojë për më shumë peshkopë. Njuëll K. Uitni ishte peshkopi i dytë i Kishës.

bishop preaching to his members

Një peshkop është drejtuesi i shenjtorëve në çdo lagje. Një president dege është si një peshkop. Një president dege është drejtuesi i shenjtorëve në çdo degë.

bishops in the Church

Sot në Kishë ka mijëra peshkopë.