“Kapitulli 22: Shenjtorët në Misuri: korrik–gusht 1831,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 84–88 “Kapitulli 22,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 84–88 Kapitulli 22 Shenjtorët në Misuri (korrik–gusht 1831) Profeti Jozef Smith, Sidni Rigdon, Eduard Patrixh dhe të tjerë shkuan në Misuri. Ata ishin të lumtur të shkonin atje. Ata donin të ndërtonin qytetin e Sionit. Ata donin që Zoti t’u tregonte atyre vendin e duhur. Ata bënë një pjesë të rrugës me anije. Kur arritën në Misuri, Jozefi donte të ecte. Ai e dinte që toka e Misurit ishte e shenjtë. Ai donte ta shikonte. Jozefi dhe miqtë e tij ecën treqind milje për në kontenë Xhekson. Ishte vapë, por kjo s’ishte e rëndësishme. Ata donin të shkonin atje që të ndërtonin Sionin. Profeti dhe miqtë e tij arritën në kontenë Xhekson, në Misuri. Misionarët nga Kirtland u takuan me ta. Disa ditë më vonë, shenjtorët nga Nju Jorku gjithashtu shkuan në kontenë Xhekson. Të gjithë ishin të lumtur që ishin atje. Profeti Jozef dhe peshkopi Eduard Patrixh u thanë njerëzve çfarë të bënin. Disa duhej të blinin tokë në Misuri. Oliver Kaudëri dhe Uilliam W. Felps duhej të hapnin shkolla. Ata duhej të shkruanin libra që fëmijët e vegjël mund t’i lexonin. DeB 55:4 Jozefi donte të dinte ku duhej të ndërtohej qyteti i Sionit. Ai iu lut Atit Qiellor. Ai mori përgjigje për lutjen. Zoti tha që Sioni do të ndërtohej pranë qytetit të Indipendensës në kontenë Xhekson, në Misuri. Zoti i tha Jozefit ku të ndërtonte një tempull. Ai tha që Sioni nuk do të ndërtohej në këtë moment. Më parë shenjtorët do të kishin shumë shqetësime. Por ata do të mund të ndërtonin Sionin në se kishin besim të mjaftueshëm. DeB 57:1-3; 58:2–4 Zoti i tha Jozefit që shenjtorët duhej t’i bindeshin ligjit në Misuri. Ata duhet t’u binden urdhërimeve të Perëndisë. Ata duhet të bëjnë shumë gjëra të mira pa iu thënë. Shenjtorët duhet të pendohen për mëkatet e tyre. Zoti nuk i kujton mëkatet kur njerëzit pendohen. DeB 58:21, 27–29, 42 Zoti tha që Sidni Rigdon duhej të dedikonte vendin. Sidni Rigdon pyeti shenjtorët në se ata ishin mirënjohës për vendin. Ai i pyeti në se ata do t’u bindeshin të gjitha urdhërimeve të Perëndisë. Shenjtorët thanë «Po». Pastaj Sidni Rigdon u lut dhe dedikoi vendin. DeB 58:57 Të nesërmen Jozef Smithi, Oliver Kaudëri, Sidni Rigdon dhe disa prej miqve të tyre patën një mbledhje. Ata u takuan në një vend të veçantë në Indipendensë. Ata lexuan shkrimet e shenjta. Pastaj u lutën. Jozef Smithi dedikoi vendin për të ndërtuar një tempull. Të gjithë shenjtorët në Misuri shkuan në një konferencë. Ata ishin të mbushur me Frymën e Shenjtë. Jozefi u tha shenjtorëve se Perëndia do t’i bekonte ata në se do t’i mbanin premtimet. Disa ditë më vonë Jezusi i dha Jozefit një tjetër zbulesë. Ai tha që e diela është një ditë e veçantë. E diela është dita kur ne duhet të bëjmë gjëra që na ndihmojnë të kujtojmë Jezusin. Ne nuk duhet të pubojmë të dielën. Ne duhet të shkojmë në Kishë dhe të marrim sakramentin. Ne duhet të pendohemi për mëkatet tona. Ne duhet të vizitojmë të sëmurët. Ne duhet të jemi mirënjohës për të gjitha bekimet tona. Ne duhet t‘u bindemi gjithmonë urdhërimeve të Perëndisë. DeB 59:3–15 Shenjtorët që i bëjnë këto, do të kenë të gjitha gjërat e mira për të cilat ata kanë nevojë. Ata do të kenë ushqim, veshmbathje, shtëpi dhe kopshte. Ata do të jenë të lumtur. Ata do të kenë paqe në këtë jetë. Ata do të kenë jetë të pëjetshme. DeB 59:15–19, 23