“Kapitulli 44: E Dhjeta: korrik 1838,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 165–66 “Kapitulli 44,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 165–66 Kapitulli 44 E Dhjeta (korrik 1838) Shenjtorët ishin në Far Uest, në Misuri. Zoti i kishte thënë Jozef Smithit se njerëzit e tij duhej të paguanin të dhjetën. Jozefi iu lut Atit Qiellor. Ai e pyeti se ç‘shumë duhej të paguanin shenjtorët për të dhjetën. Ai pati një zbulesë nga Zoti. Zoti tha se shenjtorët duhet të paguanin një të dhjetën e gjithçkaje që ata kishin, si e dhjetë. DeB 64:23; 119: Hyrje Në se do të fitonin 10 peni, ata duhej të jepnin 1 peni për të dhjetën. Në se do të fitonin 100 peni ata duhej të jepnin 10 peni. Shenjtorët mund të paguanin të dhjetën në rrugë të tjera. Shenjtorët paguan një të dhjetën e drithrave që rritën. Ata dhanë një të dhjetën e drithit dhe barit të tyre të thatë. Ata dhanë një të dhjetën e pulave dhe kafshëve të tjera. Ata paguan të dhjetën në qumësht dhe perime. Paratë e së dhjetës përdoren për të ndihmuar anëtarët e Kishës. E dhjeta ndihmon për të blerë ushqime dhe veshje për njerëzit nevojtarë. E dhjeta përdoret për të ndërtuar tempuj dhe për të ndihmuar punën misionare. Gjithashtu përdoret për të ndihmuar njerëzit që ia japin gjithë kohën e tyre punës së Zotit. Ne ia japim të dhjetën tonë peshkopit. Peshkopi ia jep drejtuesve të Kishës dhe ata vendosin si ta përdorin të dhjetën. DeB 120 Ati Qiellor u jep bekime të mrekullueshme shenjtorëve që paguajnë të dhjetën. Shenjtorët që nuk paguajnë të dhjetën nuk mund të kenë të gjitha këto bekime. Bibla thotë se shenjtorët që nuk paguajnë të dhjetën po vjedhin Perëndinë. Malakia 3:8–10