Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 28: Profeti Jozef Shkon Përsëri në Misuri: mars–maj 1832


“Kapitulli 28: Profeti Jozef Shkon Përsëri në Misuri: mars–maj 1832,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 108–12

“Kapitulli 28,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 108–12

Kapitulli 28

Profeti Jozef Shkon Përsëri në Misuri

(mars–maj 1832)

Joseph hearing the Lord’s voice

Jezusi i dha Jozef Smithit një zbulesë. Ai i tha se shenjtorët ishin si fëmijët e tij të vegjël. Ata ishin akoma duke mësuar. Jezusi i tha që ata duhej të ishin të lumtur. Ata duhej të ishin mirënjohës. Ai duhej të ishte drejtuesi i tyre.

Saints building a house

Jezusi donte që shenjtorët t’i ndanin gjërat me njëri-tjetrin. Ai donte që ata të kujdeseshin për të varfërit. Jezusi donte që shenjtorët të ndihmonin njëri-tjetrin.

Joseph greeting Missouri Saints

Menjëherë pas zbulesës Jozefi shkoi përsëri në Misuri. Misuri quhej toka e Sionit. Disa nga miqtë e Jozefit shkuan me të. Shenjtorët në Sion ishin të lumtur që po shikonin Jozefin.

Joseph meeting with Saints

Jozefi u kërkoi shenjtorëve të vinin në një mbledhje. Ai u tregoi atyre rreth zbulesës. Shenjtorët e dinin se Jozefi ishte Profet i Perëndisë.

Jesus speaking to Joseph

Në mbledhje Zoti i dha Jozefit një zbulesë tjetër për shenjtorët. Jezusi ishte i lumtur që shenjtorët e kishin falur njëri-tjetrin. Jezusi tha: «Unë, Zoti, ju fal juve.»

Saints harvesting fields

Jezusi u dha shenjtorëve një urdhërim të ri. Ai tha se u kishte dhënë atyre tokën e Sionit. Tani ata duhej ta ndanin tokën me njëri-tjetrin. Çdo njeri duhej të kishte çka i nevojitej. Kjo do të ndihmonte Kishën e Jezu Krishtit.

Joseph visiting Saints

Pas mbledhjes, Jozefi vizitoi shenjtorët në shumë qytete. Shenjtorët ishin të lumtur që po e shihnin atë. Ishte një kohë e lumtur për Jozefin. Ai i donte shenjtorët.

Joseph receiving revelation

Jezusi i dha Jozefit një zbulesë për gratë dhe fëmijët. Jezusi tha se burrat duhet të kujdesen për gratë e tyre. Prindërit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre.

Saints visiting widow

Shenjtorët duhet të kujdesen për gratë pa burra. Shenjtorët duhet të kujdesen për fëmijët që nuk kanë atë ose nënë.

Saints at Bishop’s storehouse

Jezusi tha që shenjtorët duhet të vendosin ushqim në një depo. Peshkopi duhet t’u japë njerëzve të uritur ushqim nga depoja.

Joseph and Bishop Whitney traveling

Jozef Smithi dhe peshkopi Uitni u kthyen në Kirtland. Ata udhëtuan me një karrocë.

horses getting scared

Një ditë, diçka i trembi kuajt. Ata vrapuan shpejt.

Bishop Whitney lying on ground

Jozefi u hodh nga karroca. Ai nuk u vra. Peshkopi Uitni u hodh nga karroca dhe theu këmbën.

Bishop Whitney lying in bed

Jozef Smithi dhe peshkopi Uitni qëndruan në një han. Peshkopi Uitni pushoi për katër javë. Jozefi qëndroi me të gjatë kohës që këmba e tij u përmirësua.

Joseph lying in bed

Dikush në han hodhi helm në ushqimin e Jozefit. Ai ishte shumë i sëmurë.

Bishop Whitney giving Joseph a blessing

Jozefi i kërkoi peshkopit Uitni t’i jepte një bekim. Peshkopi Uitni përdori fuqinë e priftërisë për të bekuar Jozefin. Jozefi u shërua.

Bishop Whitney and Joseph praying

Jozefi falënderoi Perëndinë që e shëroi atë. Më në fund, Jozef Smithi dhe peshkopi Uitni mund të udhëtonin. Ata u kthyen në shtëpi te familjet e tyre.