Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 40: Vegime në Tempullin e Kirtlandit: prill 1836


“Kapitulli 40: Vegime në Tempullin e Kirtlandit: prill 1836,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 155–57

“Kapitulli 40,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 155–57

Kapitulli 40

Vegime në Tempullin e Kirtlandit

(prill 1836)

Apostles blessing sacrament

Një ditë të dielë pasdite, shenjtorët kishin një mbledhje në tempullin e Kirtlandit. Apostujt bekuan sakramentin. Jozef Smithi dhe këshilltarët e tij u shpërndanë sakramentin shenjtorëve.

DeB 110: Hyrje

Jesus appearing to Joseph and Oliver

Pastaj Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri shkuan vetëm në një vend në tempull. Ata u ulën në gjunjë dhe u lutën. Pas lutjes së tyre, një gjë e mrekullueshme ndodhi. Ata panë Zotin Jezu Krisht. Sytë e tij ishin të shkëlqyer, si zjarr. Flokët e tij ishin të bardhë si borë. Fytyra e tij ishte më e shkëlqyer se dielli.

DeB 110: Hyrje, 1–3

Jesus accepting the temple

Jezusi i tha Jozefit dhe Oliverit shumë gjëra të mrekullueshme. Ai tha se ishte Shpëtimtari dhe se vdiq për ta. Ai u ringjall. Jezusi tha se njerëzit që ndërtuan tempullin duhet të jenë të lumtur. Ai tha se ishte i kënaqur me tempullin. Ishte shtëpia e tij e shenjtë. Jezusi tha se ai do të vinte në tempull shumë herë dhe do të fliste me shenjtorët. Por në se shenjtorët nuk do ta mbanin tempullin të shenjtë, ai nuk do të vinte.

Moses appearing to Joseph and Oliver

Atëherë Jozefi dhe Oliveri panë engjëj në tempullin e Kirtlandit. Së pari ata panë Moisiun. Moisiu ishte një profet që jetoi kohë më parë. Ai i udhëhoqi izraelitët jashtë Egjiptit. Historia e Moisiut është në Dhjatën e Vjetër dhe në «Perlën me Vlerë të Madhe». Moisiu u dha fuqi priftërie të veçantë Jozefit dhe Oliverit. Atëherë ata mund të ndihmonin izraelitët të bashkoheshin nga të gjitha anët e botës.

Elias appearing to Joseph and Oliver

Pastaj, Jozefi dhe Oliveri panë Elian. Elia i solli fuqinë e priftërisë së Abrahamit Kishës së Jezu Krishtit. Abrahami jetoi kohë më parë. Perëndia e bekoi Abrahamin. Ai i dha Abrahamit fuqi të veçantë priftërie. Familja e Abrahamit do ta kishte gjithmonë priftërinë. Anëtarët e drejtë të Kishës bëhen pjesë e familjes së Abrahamit.

Elijah appearing to Joseph and Oliver

Pastaj, Jozefi dhe Oliveri panë Eliseun. Eliseu ishte një profet që jetoi kohë më parë. Eliseu tha se njerëzit duhet të mësojnë për paraardhësit e tyre. Njerëzit duhet të bëjnë punën e tempullit për paraardhësit e tyre. Eliseu i dha Jozefit dhe Oliverit fuqi priftërie të veçantë. Fuqia e priftërisë ndihmon familjet e drejta. Ato mund të vulosen me njëra-tjetrën dhe mund të jetojnë përgjithmonë së bashku.

DeB 2:2; 110:13–16; 1 Mbretërve 17–2 Mbretërve 2; Malakia 4:5–6