“Kapitulli 49: Shenjtorët në Nauvu: janar–korrik 1841,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 183–84 “Kapitulli 49,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 183–84 Kapitulli 49 Shenjtorët në Nauvu (janar–korrik 1841) Jozef Smithi dhe shumë shenjtorë jetonin në Nauvu, Illinois. Jezusi i dha Jozefit disa zbulesa të rëndësishme. Jezusi tha se ishte i lumtur për punën që kishte bërë Jozefi. Jezusi tha se tërë mbretërve dhe drejtuesve në botë duhej t’u tregohej për ungjillin. DeB 124:1–8 Jezusi tha se shenjtorët duhej të ndërtonin një tempull në Nauvu. Ai dëshironte që shenjtorët të jepnin flori dhe argjend për tempullin. Ata duhej të sillnin shumë lloje të bukura druri për të ndërtuar tempullin. DeB 124:26–27 Jezusi tha se ai do të vinte në tempull. Ai do të jepte zbulesa rreth Kishës së tij dhe priftërisë. DeB 124:27, 40 Jezusi i tregoi Jozefit se shenjtorët kishin nevojë të pagëzoheshin për njerëzit që kishin vdekur. Ai tha se ata duhej të ndërtonin një vaskë pagëzimi në tempull. Ata mund të pagëzoheshin në vaskë për të vdekurit. DeB 124:29–37 Jezusi tha se ai e donte vëllain e Jozefit, Hajrëmin. Hajrëm Smith do të ishte Patriarku i Kishës. Ai do t’u jepte bekime të veçanta shenjtorëve. DeB 124:91–92 Një ditë Zoti i dha Jozefit një zbulesë për Brigam Jangun. Jezusi tha se ai e donte Brigam Jangun. Ai e dinte se Brigam kishte punuar shumë për Kishën. Ai kishte qenë larg shtëpisë në shumë misione. Ai e kishte lënë familjen e tij shumë herë. DeB 126:1–2 Zoti tha që Brigam Jang duhej të qëndronte me familjen e tij. Ai duhej të tregonte kujdes të veçantë për ta. DeB 126:3