“Kapitulli 20: Dhuratat e Frymës së Shenjtë: 8 mars 1831,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 77–80 “Kapitulli 20,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 77–80 Kapitulli 20 Dhuratat e Frymës së Shenjtë (8 mars 1831) Disa prej shenjtorëve nuk e kuptonin Frymën e Shenjtë. Jezusi i tregoi Jozefit për Frymën e Shenjtë. Fryma e Shenjtë ndihmon Atin Qiellor dhe Jezusin. Fryma e Shenjtë nuk ka një trup prej mishi dhe kockash. Ai është një shpirt. DeB 130:22 Jezusi tha që Fryma e Shenjtë ndihmon njerëzit e drejtë. Ai ndihmon Perëndinë t’u japë atyre dhurata të veçanta. Çdo shenjtor ka një dhuratë të veçantë. Shenjtorët duhet t’i përdorin dhuratat e tyre për të ndihmuar njëri-tjetrin. Jezusi i tha Jozef Smithit se cilat janë dhuratat. DeB 46:9–12 Fryma e Shenjtë u jep disa shenjtorëve dhuratën e dëshmisë. Ata e dinë që Jezu Krishti është Biri i Perëndisë. Ata e dinë që ai vdiq për ne. Shenjtorëve të tjerë u janë dhënë dhurata për të besuar dëshmitë rreth Jezusit. DeB 46:13–14 Disa shenjtorëve u jepet dhurata për të qenë drejtues. DeB 46:15 Disa shenjtorëve u jepet dhurata për të ditur cilët shpirtra janë të drejtë dhe cilët të liq. Shpirtrat e drejtë dërgohen nga Perëndia. Ata na bëjnë të ndihemi të lumtur. Ata janë si drita. Shpirtrat e liq dërgohen nga Satani. Ata na bëjnë të ndihemi keq. Ata janë si errësira. DeB 46:16, 23; 50:23–24 Fryma e Shenjtë u jep disa shenjtorëve dhuratën e të qenit të zgjuar. Ata janë të aftë të bëjnë zgjedhje të mira. Disa shenjtorë kanë dhuratën që të mësojnë gjëra. Ata u mësojnë atë që dinë shenjtorëve të tjerë. Ata mund t’u mësojnë shenjtorëve të tjerë të bëjnë zgjedhje të drejta. DeB 46:18 Disa shenjtorëve u është dhënë dhurata e besimit për t’u shëruar. Disa shenjtorëve u është dhënë dhurata për të shëruar njerëzit e sëmurë. Fryma e Shenjtë u jep disa shenjtorëve dhuratën për të bërë mrekulli. Mrekullitë tregojnë fuqinë e Perëndisë. DeB 46:19–20 Shenjtorëve të tjerë u jepet dhurata për të folur gjuhë që ata nuk i dinë. DeB 46:24 Fryma e Shenjtë u jep disa shenjtorëve dhuratën për të ditur çfarë do të ndodhë para se të ndodhë. DeB 46:22 Disa shenjtorëve u jepen shumë dhurata. DeB 46:29 Peshkopi di çfarë dhuratash ka çdo shenjtor. Ai di kush do të jetë një mësues i mirë. Ai di kush mund të bëjë mrekullira. Ai di cili shenjtor e do Perëndinë dhe u bindet urdhërimeve të Perëndisë. DeB 46:27 Shenjtorët e drejtë mund të kenë shumë dhurata. Ata duhet të punojnë për të marrë dhuratat për të cilat kanë nevojë. Të gjitha këto dhurata vijnë nga Perëndia. DeB 46:9, 28, 32