“Kapitulli 19: Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit: shkurt–mars 1831,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 70–76 “Kapitulli 19,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 70–76 Kapitulli 19 Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit (shkurt–mars 1831) Disa njerëz në Kirtland, Ohajo, po gënjenin rreth shenjtorëve. Këta njerëz nuk donin të mësonin ungjillin. DeB 45: Hyije Jezusi i tha Jozef Smithit se Ai do të vinte përsëri në tokë së shpejti. Para se Ai të vijë, çdo njeri në tokë duhet të dëgjojë ungjillin. Shenjtorët duhej të punonin shumë për t’u mësuar të tjerëve ungjillin. Ata duhej të ishin misionarë të mirë. DeB 43: Hyrje, 20 Kur Jezusi jetonte në tokë, ai u tha apostujve të tij çfarë do të ndodhte para se ai të vinte përsëri. DeB 45:16 Jezusi u tha apostujve të tij që tempulli në Jeruzalem do të shkatërrohej. Judenjtë duhej të jetonin në vende të tjera. Shumë judenj do të vriteshin. Do të ndodhnin shumë luftra. Njerëzit nuk do ta donin njëri-tjetrin. Kisha e vërtetë nuk do të ishte më në tokë. DeB 45:17–24, 27 Ati Qiellor do të fillonte përsëri në tokë Kishën e vërtetë. Ungjilli i Jezu Krishtit do të ishte si drita në errësirë. DeB 45:28 Shumë gjëra që Jezusi tha, kanë ndodhur. Ai tha për gjëra të tjera që do të ndodhin akoma. Shumë njerëz do të luftojnë me njëri-tjetrin. Shumë njerëz do të sëmuren. Do të ketë tërmete. Dielli do të errësohet. Hëna do të jetë si gjak. Yjet do të bien. DeB 45:26, 29, 31, 33, 42 Kur këto gjëra të ndodhin, njerëzit e drejtë do ta dinë që Jezusi do të vijë së shpejti. Ata do të dëshirojnë që ai të vijë. Shumë judenj do të kthehen përsëri në Jeruzalem. Ata do të dëgjojnë ungjillin. DeB 45:25, 38–39 Shenjtorët e drejtë do të ndërtojnë qytetin e ri të Sionit. Ata do të jenë të sigurt në Sion. Ata nuk do të luftojnë me njëri-tjetrin. Ata do të jenë shumë të lumtur. Ata do të këndojnë këngë gëzimi. Njerëzit e këqinj nuk do të kenë mundësi të shkojnë në Sion. DeB 45:65–71 Jezusi do të vijë në tokë përsëri. Njerëzit e drejtë do ta shikojnë atë përsëri. Ai do të vijë në një re të ndritshme. Të gjithë njerëzit e drejtë që kanë vdekur do të ringjallen. Ata do ta takojnë Jezusin në re. Ata do të vijnë në tokë me të. DeB 45:44–46 Jezusi do të vijë në Jeruzalem. Atje ai do të qëndrojë në një mal. Mali do të ndahet më dysh. Toka do të dridhet. Qielli do të dridhet. Njerëzit e këqinj do të shkatërrohen. DeB 45:48–50 Njerëzit në Jeruzalem do ta shikojnë Jezusin. Ata do të pyesin, «Çfarë janë këto plagë në këmbët dhe duart e tua?» Ai do të thotë: «Unë jam Jezusi që u kryqëzua. Unë jam Biri i Perëndisë.» Atëherë njerëzit do të qajnë. Ata do të trishtohen që Jezusi u kryqëzua. DeB 45:51–53 Njerëzit e drejtë do të jenë shumë të lumturtë shohin Jezusin. E gjithë toka do t’u përkasë atyre. Ata nuk do ta lenë Satanin t i tundojë. Ata do të jenë të fortë. Ata do të kenë shumë fëmijë. Fëmijët e tyre do të rriten dhe do t’i binden Perëndisë. Jezusi do të jetojë me njerëzit e drejtë për një mijë vjet. Ai do të jetë mbreti i tyre. Dec 45:56–59 Jezusi i tha Jozef Smithit të dërgonte misionarë për të mësuar çdo njeri rreth ardhjes së tij. Ai tha që shenjtorët duhej të bëheshin gati. Ata duhej të luteshin dhe të agjëronin. Ata duhej t’i mësonin njëri-tjetrit urdhërimet. DeB 43:19–21; 88:77 Jezusi tha që shenjtorët duhet të përpiqen të jenë pranë tij. Atëherë ai do të jetë pranë tyre. Në se shenjtorët i kërkojnë Perëndisë ndihmë, ai do t’i ndihmojë ata. DeB 88:63 Shenjtorët duhet të bëjnë çdo gjë që të mundin për të ndihmuar Jezusin. Kur njerëzit ndihmojnë Jezusin, ata bëhen si ai. Atëherë ata do të jenë gati për ardhjen e tij të dytë. Moroni 7:48