“Kapitulli 4: Martin Heris dhe Faqet e Humbura: 1824–1828,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 17–21
“Kapitulli 4,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 17–21
Kapitulli 4
Martin Heris dhe Faqet e Humbura
(1824–1828)
Familja e Jozef Smithit ishte e varfër. Ata kishin nevojë për para. Jozefi donte të ndihmonte familjen e tij. Ai shkoi në shtetin e Pensilvanisë për të punuar. Ai jetonte me një njeri të quajtur zoti Hejll.
Zoti Hejll kishte një vajzë të quajtur Ema. Jozefi takoi Emën. Ata ranë në dashuri dhe u martuan. Ata shkuan të jetonin me familjen e Jozefit. Jozefi e ndihmonte të atin në punët e fermës.
Shumë njerëz e dinin që Jozefi kishte fletët e arta. Ata u përpoqën t’i vidhnin ato. Njerëzit i sollën shqetësime Jozefit. Ata thanë gënjeshtra për Jozefin dhe familjen e tij.
Shqetësimet ishin kaq të mëdha sa që Jozefi dhe Ema vendosën të largohen. Ata donin të shkonin në Pensilvani. Ata do të jetonin pranë familjes së Emës. Por Jozefi dhe Ema nuk kishin mjaft para për të shkuar.
Historia e Jozef Smithit 1:61
Një burrë i quajtur Martin Heris jetonte pranë Jozef Smithit. Martin Heris kishte një fermë të madhe. Ai kishte shumë para. Martin Heris ishte i mirë me Jozefin dhe Emën. Ai u dha atyre para për t’i ndihmuar që të largoheshin. Jozefi dhe Ema shkuan në Pensilvani.
Jozefi filloi të përkthejë shkrimet nga fletët e arta. Jozefi nuk e dinte çfarë kuptimi kishin shkrimet. Perëndia e ndihmoi atë. Jozefi përdori Urimin dhe Thumimin për të kuptuar fjalët. Ne mund të lexojmë çfarë përktheu ai. Quhet Libri i Mormonit.
Martin Heris shkoi në Pensilvani. Ai ndihmonte Jozefin të përkthente. Jozefi lexonte fjalët nga fletët e arta. Martini i shkruante ato në letër. Jozefi dhe Martini përkthyen 116 fletë nga Libri i Mormonit.
Martin Heris donte që t’i merrte 116 fletët në shtëpi. Ai donte që familja e tij t’i shikonte ato. Jozefi pyeti Zotin në se Martini mund t’i merrte fletët në shtëpi. Zoti tha jo. Jozefi e pyeti përsëri. Zoti tha përsëri jo.
Martini akoma donte t’i merrte fletët në shtëpi. Jozefi e pyeti përsëri. Këtë radhë Zoti tha që Martini mund t’i merrte në shtëpi. Zoti tha që Martini mund t’ia tregonte këto fletë familjes së tij. Por ai nuk duhej t’ua tregonte njerëzve të tjerë.
Martini premtoi t’i bindej Zotit. Ai i mori fletët në shtëpi. Ai ua tregoi ato familjes së tij. Por ai nuk e mbajti premtimin. Ai ua tregoi fletët disa njerëzve të tjerë. Pastaj i vendosi ato diku.
Më vonë Martini shkoi të merrte fletët. Ai kërkoi kudo. Ai nuk mundi t’i gjente. Fletët kishin humbur.
Jozefi ishte shumë i shqetësuar për fletët e humbura. Ai s’mund të flinte.
Jezusi foli me Jozefin. Ai tha që Martin Heris kishte bërë një gjë të ligë. Martini kishte premtuar t’i bindej Zotit. Por ai nuk e kishte mbajtur premtimin. Tani fletët e Librit të Mormonit kishin humbur. Martin Heris nuk mund të ndihmonte më në përkthim përsëri.
DeB 3:12–14
Jezusi tha që Satani donte që 116 faqet të humbisnin. Njerëz të liq i kishin fletët. Satani dhe njerëz të liq donin të ndalonin punën e Perëndisë. Ata nuk donin që njerëzit të besonin Librin e Mormonit. Jezusi tha që Satani nuk mund të ndalonte punën e Perëndisë. Njerëzit e liq nuk mund të ndalonin punën e Perëndisë.
Jezusi i tha Jozefit të mos shqetësohej rreth historive që ishin në fletët e humbura. Të njëjtat histori ishin shkruar në një pjesë tjetër të fletëve të arta. Jezusi tha që Jozefi duhet të përkthente pjesën tjetër të fletëve. Atëherë njerëzit e mirë mund të lexonin Librin e Mormonit. Ata do të besonin që libri ishte i vërtetë. Ata do të mësonin ungjillin.