“Kapitulli 6: Jozefit dhe Oliverit u Jepet Priftëria: maj 1829,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 26–30 “Kapitulli 6,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 26–30 Kapitulli 6 Jozefit dhe Oliverit u Jepet Priftëria (maj 1829) Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri po përkthenin Librin e Mormonit. Ata lexuan për pagëzimin. Ata donin të dinin më shumë rreth pagëzimit. Historia e Jozef Smithit 1:68 Jozefi dhe Oliveri vendosën të pyesnin Perëndinë. Ata kishin besim se Perëndia do t’i ndihmonte të mësonin të vërtetën. Më 15 maj 1829, ata shkuan në pyll dhe u lutën. Historia e Jozef Smithit 1:68, 72 Një engjëll erdhi te Jozefi dhe Oliveri. Një dritë e ndritshme ishte kudo përqark engjëllit. Engjëlli ishte Gjon Pagëzori. Ai pagëzoi Jezusin shumë kohë më parë. Historia e Jozef Smithit 1:68,72 Gjon Pagëzori kishte ardhur t’u jepte priftërinë Jozefit dhe Oliverit. Priftëria është fuqia e Perëndisë. Ai i dha Jozefit dhe Oliverit priftërinë Aarone. Priftërinjtë në Priftërinë Aarone kanë fuqinë për të pagëzuar njerëz. DeB 13; Historia e Jozef Smithit 1:68–69 Gjon Pagëzori i tha Jozefit dhe Oliverit të pagëzonin njëri-tjetrin. Jozefi pagëzoi Oliverin. Pastaj Oliveri pagëzoi Jozefin. Ata hynë nën ujë, kur u pagëzuan. Historia e Jozef Smithit 1:70–71,73 Shumë kohë më parë Gjon Pagëzori kishte pagëzuar Jezusin në të njëjtën mënyrë. Jezusi u zhyt nën ujë kur u pagëzua. Mateu 3:16 Jozefi dhe Oliveri u mbushën me Frymën e Shenjtë, pasi ata u pagëzuan. Fryma e Shenjtë u tha atyre se Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit shpejt do të kthehej përsëri në tokë. Historia e Jozef Smithit 1:73 Jozefi dhe Oliveri u thanë miqve të tyre të mirë se ishin pagëzuar. Ata iu treguan atyre rreth priftërisë. Por Jozefi dhe Oliveri nuk u thanë njerëzve të tjerë. Ata e dinin që njerëzit e liq nuk do t’i besonin. Njerëzit e liq do t’u sillnin shqetësime atyre. Historia e Jozef Smithit 1:74–75 Pak ditë më vonë, tre engjëj të tjerë erdhën. Ata ishin Pjetri, Jakobi dhe Gjoni. Kohë më parë ata ishin apostujt e Jezusit. Pjetri, Jakobi dhe Gjoni i dhanë Jozef Smithit dhe Oliver kaudërit Priftërinë Melkizedeke. DeB 27:12 Priftëria e Perëndisë ishte në tokë përsëri. Tani njerëzit e drejtë mund të kishin fuqinë e priftërisë. Burrat që kanë Priftërinë Melkizedeke mund të bëhen udhëheqës të Kishës. Ata mund të bekojnë njerëzit. Ata mund t’u japin njerëzve dhuratën e Frymës së Shenjtë. DeB 20:41–44