Histori nga Shkrimet e Shenjta
Njerëz për t’u Njohur


“Njerëz për t’u Njohur,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 245–46

“Njerëz për t’u Njohur,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 245–46

Njerëz për t’u Njohur

AbrahamiAbrahami ishte një profet që jetoi shumë kohë më parë. Historia e Abrahamit është në Dhjatën e Vjetër dhe në Perla me Vlerë të Madhe.

Ati QiellorAti Qiellor është ati i trupave tanë shpirtërorë. Ne i lutemi Atit Qiellor. Disa herë ne e quajmë Atin Qiellor Perëndi.

Benet, Xhon C.Xhon C. Benet ishte një kryetar bashkie në Nauvu. Ai nuk e donte Jozef Smithin.

Benson, Ezra TaftEzra Taft Benson është presidenti i trembëdhjetë i Kishës. Ai është një apostull dhe profet.

EliaElia i dha fuqi priftërie të veçantë Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit në tempullin e Kirtlandit.

EliseuEliseu ishte një profet që jetoi shumë kohë më parë. Ai i dha fuqi priftërie të veçantë Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit në tempullin e Kirtlandit.

EnokuEnoku ishte një profet që jetoi shumë kohë më parë. Ai ndërtoi qytetin e Sionit. Historia e Enokut është te Perla me Vlerë të Madhe.

Felps, Uilliam W.Uilliam W. Felps ndihmoi që të hapeshin shkolla në kontenë Xhekson, në Misuri.

Fryma e ShenjtëFryma e Shenjtë ka një trup shpirtëror. Ai ndihmon Atin Qiellor dhe Jezusin. Ai ka fuqi t’u japë shenjtorëve dhurata të veçanta. Ai i ndihmon ata të dinë çfarë është e drejtë.

GjonGjoni ishte një nga Dymbëdhjetë Apostujt e Jezusit. Pjetri, Jakobi dhe Gjoni i dhanë Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit Priftërinë Melkizedeke.

Gjon PagëzoriGjon Pagëzori jetoi kur Jezusi jetoi në tokë. Gjon Pagëzori i dha Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit Priftërinë Aarone.

Guvernatori BogsGuvernatori Bogs ishte guvernatori i Misurit. Ai nuk donte t’i ndihmonte shenjtorët.

Hajd, OrsonOrson Hajd ishte një apostull. Ai dedikoi tokën e Palestinës për fëmijët e Abrahamit që të kenë një vend ku të jetojnë.

Heris, MartinMartin Heris e ndihmoi Jozef Smithin të përkthente fletët e arta. Ai humbi disa faqe të Librit të Mormonit.

IndianëIndianët jetonin në të gjitha pjesët e Shteteve të Bashkuara. Disa herë indianët janë quajtur lamanitë.

IzraelitëIzraelitët ishin njerëz që jetuan shumë kohë më pare në Palestinë.

JakobiJakobi ishte një nga Dymbëdhjetë Apostujt e Jezu Krishtit. Pjetri, Jakobi dhe Gjoni i dhanë Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit Priftërinë Melkizedeke.

Jang, BrigamBrigam Jang ishte një nga Dymbëdhjetë Apostujt. Ai ishte drejtuesi i pionierëve. Ai ishte profeti i Kishës pas Jozef Smith.

Jang, FineasFineas Jang ishte vëllai i Brigam Jangut.

Jezu KrishtiJezu Krishti është Shpëtimtari ynë. Ai është Biri i Atit Qiellor.

Kapitani AlenKapiteni Alen ishte një kapiten në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Ai u kërkoi burrave të Kishës të ishin në Batalionin Mormon.

Kaudëri, OliverOliver Kaudëri ndihmoi Jozef Smithin të përkthente fletët e arta. Ai punoi shumë për të ndihmuar Kishën e Jezu Krishtit.

Kimbëll, Hibër C.Hibër C. Kimbëll ishte një apostull. Ai shkoi në mision në Angli.

Kimbëll, Spenser W.Spenser W. Kimbëll ishte presidenti i dymbëdhjetë i Kishës. Ai ishte një apostull dhe një profet.

Kopli, LemanNjë anëtar i Kishës në Kirtland, Ohajo, që nuk donte të ndante tokën e tij me anëtarët e tjerë.

LamanitëIndianët në Librin e Mormonit janë quajtur lamanitë.

MelkisedekuMelkisedeku ishte një profet që jetoi shumë kohë më parë. Ai kishte priftërinë.

MormonëDisa herë anëtarët e Kishës quhen mormonë, sepse ata besojnë në Librin e Mormonit.

MoroniMoroni ishte një profet që jetoi në Amerikë shumë kohë më parë. Ai i varrosi fletët e arta në kodrën Kumora.

MoisiuMoisiu ishte një profet që jetoi shumë kohë më parë. Ai i udhëhoqi izraelitët jashtë Egjiptit. Ai u dha Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit fuqi të veçantë priftërie në tempullin e Kirtlandit.

Motra Vajlet KimbëllMotra Kimbëll ishte gruaja e Hibër C. Kimbëll. Ajo ishte një anëtare e Shoqatës së parë të Ndihmës.

Najt, NjuëllNjuëll Najt u sëmur kur Satani u përpoq ta ndalonte atë të lutej. Jozef Smithi e shëroi Njuëll Najtin.

NoeuNoeu ishte një profet që jetoi shumë kohë më parë. Noeu kishte priftërinë.

Patrixh, EduardEduard Patrixh ishte peshkopi i parë i Kishës.

Pejxh, HajrëmHajrëm Pejxh tha se kishte një gur që i jepte zbulime për Kishën.

PerëndiAti Qiellor, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë janë të gjithë Perëndi. Ata të gjithë kanë fuqi të madhe.

PionierëtPionierët ishin shenjtorët që kapërcyen stepat për në malet Shkëmbore.

PjetriPjetri ishte një nga Dymbëdhjetë Apostujt e Jezusit. Pjetri, Jakobi dhe Gjoni i dhanë Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit Priftërinë Melkizedeke.

Prat, Parli P.Parli P. Prat shkoi në mision për të mësuar lamanitët.

Riçards, UillardUillard Riçards ishte një mik i Jozef Smithit. Ai ishte me Jozef Smithin në burgun e Kartaxhit.

Rigdon, SidniSidni Rigdon ishte një nga këshilltarët e Jozefit.

SataniSatani është djalli. Satani do që të ndalojë punën e Atit Qiellor në tokë. Ai do të shkatërrojë Kishën e Jezu Krishtit.

Smith, AlvinAlvin Smith ishte vëllai i madh i Jozef Smith. Ai vdiq. Jozefi pa në një vegim Alvinin në mbretërinë çelestiale të qiellit.

Smith, EmaEma Smith ishte gruaja e Jozef Smithit. Ajo ishte drejtuesja e parë e Shoqatës së Ndihmës. Ajo bëri një libër këngësh për Kishën.

Smith, HajrëmHajrëm Smith ishte vëllai i madh i Jozefit. Hajrëm u vra në burgun e Kartaxhit me Jozefin.

Smith, JozefJozef Smithi ishte profeti dhe presidenti i parë i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Jezusi i dha Jozef Smithit zbulesat që janë në Doktrina e Besëlidhje. Jozefi u vra në burgun e Kartaxhit.

Smith, Jozef PlakuJozef Smith, Plaku ishte ati i Jozef Smithit.

Smith, LusiLusi Smith ishte nëna e Jozef Smithit.

Smith, SamuelSamuel Smithi ishte vëllai i vogël i Jozefit. Ai ishte misionari i parë për Kishën.

Snou, Eliza R.Eliza Snou ishte një anëtare e Shoqatës së parë të Ndihmës.

Tejlor, XhonXhon Tejlor ishte një mik i Jozef Smithit. Ai ishte në burgun e Kartaxhit me Jozef Smithin. Më vonë ai u bë President i Kishës.

Gitmer, DejvidDejvid Uitmer ishte një dëshmitar që pa fletët e arta. Ai ndihmoi të fillonte Kisha më 6 prill 1830.

Gitmer, PiterPiter Uitmer ndihmoi të fillonte Kisha më 6 prill 1830.

Uitni, NjuëllNjuëll Clitni ishte peshkopi i dytë i Kishës.

Uilliams, Frederik G.Frederik G. Gilliams ishte një nga këshilltarët e Jozef Smithit.

Vëllai AlenVëllai Alen ishte një anëtar i Kishës të cilit i hodhën zift dhe pupla në Misuri.

ZotiDisa herë ne e quajmë Jezu Krishtin Zot.

Zoti HejllZoti Hejll ishte i ati i Ema Smithit.

Zoti ÇendllërZoti Çendllër u shiti shenjtorëve në Kirtland disa fletë të vjetra të rrotulluara. Shkrimet e Abrahamit ishin në fletët e rrotulluara.