Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 39: Tempulli i Kirtlandit Dedikohet: janar–mars 1836


“Kapitulli 39: Tempulli i Kirtlandit Dedikohet: janar–mars 1836,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 151–54

“Kapitulli 39,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 151–54

Kapitulli 39

Tempulli i Kirtlandit Dedikohet

(janar–mars 1836)

Saints building Kirtland Temple

Zoti i kishte urdhëruar shenjtorët të ndërtonin një tempull në Kirtland. Shenjtorët punuan shumë për të ndërtuar tempullin e Kirtlandit. Ata përfunduan disa nga dhomat.

Joseph’s father blessing Church leaders

Atëherë shenjtorët patën mbledhjen e parë në tempull. Në mbledhje babai i Jozef Smithit bekoi drejtuesit e Kishës. Babai i Jozefit ishte Patriarku i Kishës.

Joseph seeing vision

Atëherë Jozefi pati një vegim të mrekullueshëm. Ai pa mbretërinë çelestiale të qiellit. Mbretëria çelestiale është vendi ku jeton Perëndia. Jozefi pa sa e bukur është mbretëria çelestiale. Ai pa Atin Qiellor dhe Jezusin. Jozefi pa vëllain e tij, Alvinin, që kishte vdekur.

parents leaning over their dying son

Jozefi mësoi rreth fëmijëve që vdiqën para se ata të ishin tetë vjeç. Jezusi tha që ata do të shkojnë në mbretërinë çelestiale.

Jews returning to Jerusalem

Jezusi tha se shumë njerëz nuk kishin ditur rreth ungjillit, kur ata jetuan në tokë.

people living in distant places

Njerëz të tjerë do të jetojnë në tokë dhe nuk do të mësojnërreth ungjillit.

people from different cultures

Disa nga këta njerëz do ta besonin ungjillin në se ata do të dinin për të. Këta njerëz mund të shkojnë në mbretërinë çelestiale.

Kirtland Temple

Më në fund tempulli i Kirtlandit u përfundua. Kishte ardhur koha që tempulli të dedikohej. Kjo do të thotë që tempulli do t’i jepej Zotit dhe do të përdorej vetëm për punën e Zotit. Shenjtorët patën një mbledhje të veçantë për të dedikuar tempullin.

Saints singing

Shumë shenjtorë erdhën në mbledhje. Ata ishin shumë të lumtur të kishin një tempull. Shenjtorët kënduan dhe iu lutën Atit Qiellor. Ata premtuan të bënin çfarë Profeti dhe drejtuesit e tjerë u thoshin të bënin.

angels appearing at dedication

Jozef Smithi lexoi një lutje për të dedikuar tempullin. Atëherë tempulli ishte një godinë e shenjtë. Ishte shtëpia e Zotit. Engjëjt ishin atë ditë në tempullin e Kirtlandit. Fryma e Shenjtë ishte atje me shenjtorët. Ishte një ditë e mrekullueshme.