“Kapitulli 13: Jozefi dhe Ema: korrik 1830,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 51–55 “Kapitulli 13,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 51–55 Kapitulli 13 Jozefi dhe Ema (korrik 1830) Jozefi dhe Ema Smith jetonin në Pensilvani. Ata kishin një fermë të vogël. Jozefi dhe Ema e donin njëri-tjetrin. Ata punonin shumë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Jozefi dhe Ema kishin shumë probleme. Ata ishin të varfër. Ata donin të kishin fëmijë. Ema lindi një djalë, por ai vdiq. Ema ishte e trishtuar. Më pas ajo dhe Jozefi patën shumë fëmijë. Jozefi shqetësohej për familjen e tij. Ai donte të kujdesej për ta. Ai kishte nevojë të mbillte drithëra që familja e tij të kishte ushqim. Jozefi shqetësohej gjithashtu për Kishën. Njerëzit e liq po shkaktonin shqetësime për shenjtorët. Disa nga drejtuesit e Kishës duhej të fshiheshin prej njerëzve të këqinj. Jozefi duhej të punonte shumë për të ndihmuar shenjtorët. Disa herë Jozefi duhej të linte shtëpinë për të ndihmuar shenjtorët. Jozefit i vinte keq të linte familjen e tij. Ema trishtohej kur Jozefi largohej. Ajo shqetësohej për të. Jozefi pyeti Jezusin se çfarë duhej të bënte. Jezusi i tha profetit Jozef të mos mërzitej prej këtyre shqetësimeve. Jezusi i tha atij të mos frikësohej nga njerëzit e liq. Jezusi tha se ai gjithmonë do ta ndihmonte Jozefin. DeB 24:16–17 Jezusi tha se Jozefit duhej të mbillte drithëra për familjen e tij. Pastaj ai duhej të shkonte dhe të ndihmonte shenjtorët. Jezusi i tha Jozefit të mos shqetësohej për ushqime, rroba ose para. Shenjtorët do t’i jepnin Jozefit çfarë t’i nevojitej. DeB 24:3, 18 Jezusi i dha Jozefit një zbulesë për Emën. Jezusi tha që Ema Smith ishte një grua e veçantë. Ai e kishte zgjedhur atë për të bërë punë të rëndësishme. DeB 25:3 Jezusi tha që Ema duhet të jetë e mirë me Jozefin kur ai të ketë probleme. Ajo duhej ta ndihmonte atë të ishte i lumtur dhe të mos shqetësohej. DeB 25:5 Jezusi tha se Ema duhej të mësonte shenjtorët. Ajo duhej t’i ndihmonte ata të mësonin shkrimet e shenjta. Ai tha që Fryma e Shenjtë do ta ndihmonte atë të dinte çfarë t’u mësonte. DeB 25:7–8 Jezusi tha që Ema duhet të përdorte kohën e saj për të studiuar. Ajo duhej të mësonte dhe të shkruante shumë gjëra. DeB 25:8 Jezusi i kërkoi Emës të zgjidhte këngë që t’i këndonin shenjtorët. Këngët duhej të shtypeshin në një libër këngësh. DeB 25:11 Perëndia dëshiron të dëgjojë njerëzit e drejtë të këndojnë. Këngët e tyre janë një lutje tek ai. Njerëzit e drejtë që i këndojnë Perëndisë, do të bekohen. DeB 25:12 Jezusi i tha Emës të ishte e përulur. Ai i tha të donte burrin e saj. Ai i tha asaj të ishte e lumtur, sepse Jozefi do të kishte shumë bekime të mëdha. DeB 25:14 Jezusi i tha Emës të mos shqetësohej për këtë botë. Ajo duhej të përgatitej për një botë më të mirë në qiell. Ajo duhej të ishte e lumtur dhe t’u bindej urdhërimeve të Perëndisë. Atëherë ajo do të shkonte në qiell. DeB 25:13, 15 Jezusi tha se gjërat që ai i tha Ema Smithit janë për të gjitha gratë. DeB 25:16