Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 5: Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri: shkurt–prill 1829


“Kapitulli 5: Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri: shkurt–prill 1829,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 22–25

“Kapitulli 5,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 22–25

Kapitulli 5

Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri

(shkurt–prill 1829)

Joseph Smith Sr. visiting Joseph

Jozefi dhe Ema jetonin në një fermë të vogël pranë Harmoni, në Pensilvani. Babai i Jozefit erdhi t’i vizitonte. Ata u gëzuan kur e panë atë. Babai i Jozefit ishte një burrë i mirë.

Joseph receiving revelation

Jezusi i dha Jozefit një zbulesë për babain e tij. Zbulesa tregonte se si njerëzit mund ta ndihmojnë Jezusin. Ata duhet ta duan Jezusin. Ata duhet të punojnë shumë për t’iu mësuar të tjerëve ungjillin. Ata duhet të punojnë dhe të ndihmojnë njerëz të tjerë.

Joseph Smith Sr. praying

Njerëzit që duan të bëhen misionarë dhe të ndihmojnë Jezusin duhet të studiojnë dhe të mësojnë. Ata duhet të kenë besim. Ata duhet të luten. Jezusi tha që njerëzit që e ndihmojnë atë, do të bekohen.

Joseph Smith Sr. leaving Joseph and Emma

Babai i Jozefit shkoi në shtëpi. Ai u përpoq të bënte gjërat që Jezusi i tha të bënte.

Joseph praying

Jozefi duhej të punonte në fermën e tij. Ai gjithashtu duhej të përkthente fletët e arta. Ai duhej të bënte shumë punë. Jozefi i kërkoi dhe iu lut Perëndisë për ndihmë.

Joseph meeting Oliver Cowdery

Perëndia iu përgjigj lutjes së tij. Perëndia dërgoi te Jozefi një njeri të quajtur Oliver Kaudëri. Oliver Kaudëri donte të dinte rreth fletëve të arta. Jozefi i tregoi Oliverit për Moronin dhe fletët e arta. Ai i tregoi Oliverit për Librin e Mormonit.

Oliver Cowdery transcribing

Oliveri i besoi Jozefit. Oliveri tha që ai do ta ndihmonte Jozefin të përkthente fletët e arta. Jozefi i lexonte fjalët me zë të lartë. Oliveri i shkroi fjalët në letër. Jozefi dhe Oliveri punonin shumë.

Joseph and Oliver

Jezusi i mësoi Jozefit dhe Oliverit shumë gjëra. Ai tha që ata nuk duhej të përpiqeshin të bëheshin të pasur. Ata duhej të mësonin rreth Perëndisë. Ai tha që ata duhej të ndihmonin njerëzit të mësonin ungjillin. Jezusi tha që ata duhej të kishin besim dhe të bënin gjëra të mira. Në qoftë se do të bënin gjëra të mira, ata mund të jetonin me Atin Qiellor përgjithmonë.

Oliver ready to translate

Jezusi tha që Oliveri duhej të ishte gjithmonë shok i Jozefit. Ai duhej ta ndihmonte gjithmonë Jozefin. Jezusi tha që Oliveri mund të mësonte të përkthente si Jozefi. Fryma e Shenjtë do ta ndihmonte Oliverin të lexonte fjalët e Librit të Mormonit, por Oliveri duhej të kishte besim. Dhe ai duhej të mendonte shumë rreth fjalëve.

Oliver trying to translate

Oliveri u përpoq të përkthente. Ai mendoi se do të ishte e lehtë. Ai nuk mendoi rreth fjalëve. Ai donte që Perëndia t’ia thoshte fjalët atij. Ai nuk mundi të përkthente.

Joseph reading the plates

Oliveri nuk u përpoq më të përkthente Librin e Mormonit. Jozefi përktheu fletët. Oliveri shkroi fjalët për Jozefin. Jezusi tha që Oliveri duhej të punonte shumë kur ndihmonte Jozefin. Atëherë Jezusi do ta bekonte Oliverin.

Joseph praying

Jezusi tha që Oliveri nuk kishte kërkuar ndihmën e Perëndisë ashtu siç duhej. Jezusi i tha Jozef Smithit se ashtu si Oliveri dhe të gjithë njerëzit e tjerë mund të marrin ndihmë nga Perëndia.

young woman reading scriptures

Kur njerëzit kanë nevojë për ndihmë ata duhet të mendojnë se çfarë të bëjnë. Ata duhet të vendosin ç’është e drejtë.

young woman praying

Pastaj ata duhet të pyesin Perëndinë në se është e drejtë. Në se është e drejtë, ata do të ndihen mirë në zemrat e tyre. Ata do ta dinë që është e drejtë.

young woman praying

Në se është e gabuar, ata nuk do të ndihen mirë në zemrat e tyre.