Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 41: Shqetësime në Kirtland: 1837


“Kapitulli 41: Shqetësime në Kirtland: 1837,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 158–60

“Kapitulli 41,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 158–60

Kapitulli 41

Shqetësime në Kirtland

(1837)

family

Shenjtorët në Kirtland, Ohajo, ishin të lumtur. Zoti i bekoi ata.

elder preaching gospel

Disa pleq u larguan nga Kirtland. Ata shkuan t’u mësonin ungjillin njerëzve. Shumë njerëz i dëgjuan pleqtë dhe u bashkuan me Kishën.

people at bank in Kirtland

Atëherë shqetësime filluan në Kirtland. Shenjtorët kishin një bankë. Ata vendosën paratë e tyre në të.

man stealing money from bank

Disa nga shenjtorët donin të merrnin shumë para. Një burrë që punonte në bankë nuk ishte i ndershëm. Ai vodhi disa nga paratë.

men experiencing sorrow

Jozef Smithi i tha burrit tjetër të kujdesej për paratë, por ai nuk iu bind Jozefit. Banka duhej të mbyllej. S’kishte më para dhe shenjtorët nuk mund të merrnin më paratë e tyre.

angry Saints

Shumë shenjtorë ishin të egërsuar. Ata thanë se ishte faji i Jozef Smithit që banka u mbyll. Disa nga miqtë më të mirë të Jozefit thanë gjëra të këqija për të. Disa prej tyre donin ta vrisnin Jozefin.

leaders leaving the Church

Disa nga drejtuesit e Kishës ishin të egërsuar dhe nuk donin të ishin më anëtarë të Kishës. Ata u bënë armiq të Kishës. Ata ishin të liq. Jozef Smithi ishte shumë i shqetësuar.

Brigham Young speaking to people

Drejtues të tjerë të Kishës e donin Jozefin dhe e ndihmuan atë. Ata e dinin që Kisha e Jezu Krishtit ishte e vërtetë. Brigam Jang ishte një nga drejtuesit e drejtë. Brigam u tha shenjtorëve se ai e dinte që Jozefi ishte një profet i Perëndisë.

Armiqtë e Kishës ishin të egërsuar me Brigam Jangun. Ai duhej të largohej nga Kirtlandi që ata të mos i bënin ndonjë të keqe.

mobs attacking members in Kirtland

Armiqtë e Kishës sollën shumë shqetësime në Kirtland. Ata hynë në tempull dhe bënë gjëra të liga.

mobs arguing about Joseph

Tempulli nuk ishte më i shenjtë dhe nuk mund të ishte më Shtëpia e Zotit. Jozefi ishte i trishtuar, sepse njerëzit po bënin gjëra të liga. Atij i vinte keq që kishte kaq shumë shqetësime.