“Kapitulli 55: Më Shumë Shqetësime për Shenjtorët: 1843–1844,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 199–200 “Kapitulli 55,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 199–200 Kapitulli 55 Më Shumë Shqetësime për Shenjtorët (1843–1844) Shumë njeiëz pranë Nauvusë nuk ishin anëtarë të Kishës. Shumë prej tyre nuk i pëlqenin shenjtorët. Ata nuk donin që shenjtorët të ishin drejtuesit e qytetit. Ata shkaktuan shqetësime për anëtarët e Kishës. Këta njerëz u grumbulluan së bashku në turma. Ata vodhën kafshët e shenjtorëve dhe dogjën hambaret dhe shtëpitë e tyre. Ata u përpoqën t’i detyronin shenjtorët të largoheshin nga Nauvu. Policët dhe ushtarët nuk donin t’i ndalonin turmat. Guvernatori nuk donte të ndihmonte shenjtorët. Jozef Smithi u tha shenjtorëve në Nauvu se do të kishin shqetësime. Gjërat që Jozef Smithi tha, u vërtetuan. Jozefi e dinte që shenjtorëve do t’u duhej të largoheshin nga Nauvu. Ata duhej të shkonin në një vend ku asnjë s’do t’i shqetësonte. Jozef Smithi pati një mbledhje me apostujt dhe disa burra të tjerë. Ai u tha të gjenin një vend ku shenjtorët mund të shkonin të jetonin. Jozef Smithi shikoi në hartat e vendit. Hartat tregonin një vend ku kishte male të larta dhe lugina të gjera. Aty jetonin indianët. Jozefi e dinte se ky do të ishte një vend i mirë për shenjtorët. Turmat nuk do të mund t’i dëmtonin. Jozefi shpresonte se shenjtorët mund të shkonin atje dhe të jetonin. Edhe njerëz të tjerë në Nauvu kishin qenë anëtarë të Kishës, por ata nuk e besonin më ungjillin. Ata e urrenin Jozef Smithin dhe donin ta vrisnin atë. Ata filluan të botonin një gazetë dhe shkruan gjëra të këqija për Jozefin dhe shenjtorët. Drejtuesit e Nauvusë ishin të egërsuar për gazetën. Disa prej tyre shkuan në ndërtesën e gazetës dhe i dogjën gazetat. Ata shkatërruan makinat shtypëse. Gazeta nuk mund të botohej më.