“Kapitulli 59: Tempulli i Nauvusë Përfundon: tetor 1845–shtator 1846,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 212–14 “Kapitulli 59,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 212–14 Kapitulli 59 Tempulli i Nauvusë Përfundon (tetor 1845– shtator 1846) Disa nga shenjtorët nuk u larguan nga Nauvu. Zoti u kishte thënë shenjtorëve të ndërtonin një tempull në Nauvu. Ata donin t’i bindeshin atij. Njerëzit që qëndruan në Nauvu, punuan shumë për të ndërtuar tempullin. DeB 124:31 Shumë nga shenjtorët u sëmurën. Shumë prej tyre ishin të varfër. Ata e dinin se së shpejti do të largoheshin nga Nauvu. Por ata akoma donin të mbaronin tempullin. Më në fund tempulli u përfundua. Shenjtorët bënë punën në tempull gjithë ditën e natën. Ata morën dhurimet e tyre. Ata ishin të lumtur që kishin tempullin. Më në fund shenjtorët e mbetur duhej të largoheshin nga Nauvu. Ata çuan gjithë gjërat e tyre në karroca dhe kaluan në anën tjetër të lumit Misisipi. Ata vështruan prapa përmes lumit dhe panë Nauvunë. Ata panë tempullin në kodër dhe ishin të trishtuar të largoheshin nga Nauvu. Por ata ishin të lumtur, sepse kishin përfunduar tempullin e Zotit. Shenjtorët qëndruan pranë lumit për pak ditë. Ata nuk kishin shumë ushqim për të ngrënë. Zoti i ndihmoi. Ai dërgoi disa zogj të vegjël të quajtur shkurta. Shenjtorët i vranë dhe i hëngrën ato. Brigam Jangu dërgoi disa burra për të ndihmuar shenjtorët. Burrat i çuan ata te vendi ku shenjtorët e tjerë kishin ngritur kampin.