Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 36: Kampi i Sionit: shkurt–qershor 1834


“Kapitulli 36: Kampi i Sionit: shkurt–qershor 1834,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 135–39

“Kapitulli 36,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 135–39

Kapitulli 36

Kampi i Sionit

(shkurt–qershor 1834)

Joseph reading letter

Gjatë kohës që Jozef Smithi ishte në Kirtland, Ohajo, ai dëgjoi që shenjtorët në Misuri kishin shqetësime. Turma i kishte detyruar ata të largoheshin prej shtëpive të tyre. Shenjtorët i ishin lutur Atit Qiellor për ndihmë.

Joseph rising from prayer

Jezusi i dha Jozef Smithit një zbulesë. Ai tha se disa nga burrat e Kishës duhej të shkonin në Misuri për të ndihmuar shenjtorët. Jozef Smithi do të ishte drejtuesi i tyre. Ata duhej të merrnin para për të blerë tokë. Zoti donte që të shkonin pesëqind burra.

Joseph speaking to the Saints

Jozefi iu bind Zotit. Ai u tha shenjtorëve që pesëqind burra duhej të shkonin në tokën e Sionit, në Misuri. Ai u kërkoi burrave të vinin në Kirtland. Erdhën vetëm njëqind burra. Burrat e tjerë në Kishë nuk iu bindën Zotit.

men leaving Kirtland

Njëqind burrat u quajtën kampi i Sionit. Ata u nisën për në tokën e Sionit. Disa nga burrat shkuan më këmbë, të tjerët udhëtuan me karroca. Ata ngritën natën një kamp së bashku. Gjatë rrugës qindra burra të tjerë u bashkuan me ta.

men leaving Kirtland

Burrat udhëtuan njëmijë e gjashtëqind kilometra. Udhëtimi ishte i gjatë dhe i vështirë. Burrat nuk kishin ushqim të mirë dhe të mjaftueshëm.

members complaining to Joseph

Disa nga burrat thanë se udhëtimi ishte shumë i vështirë. Ata nuk e pëlqenin ushqimin. Ata thanë se Jozef Smithi nuk ishte një drejtues i mirë. Jozefi u tha këtyre burrave të pendoheshin. Nëse nuk pendoheshin, ata do të sëmureshin dhe do të vdisnin.

righteous camp members with Joseph

Disa burra ishin të drejtë dhe e ndihmuan Jozef Smithin. Ata iu bindën urdhërimeve të Perëndisë dhe treguan se sa shumë e donin Kishën e Jezu Krishtit. Jozef Smithi gjithmonë do të kujtonte se si e ndihmuan ata.

men camping near river

Më në fund burrat e kampit të Sionit arritën në Misuri. Ata e ngritën kampin pranë një lumi.

mob approaching Zion’s Camp

Turma e dinte që burrat ishin atje. Natën ata erdhën pranë kampit dhe donin të vrisnin burrat e kampit të Sionit.

hail falling on evil mob

Perëndia dërgoi një stuhi të tmerrshme. Era i rrëzoi pemët përtokë. Kokrra të mëdha breshëri ranë nga qielli. Rrufetë goditën pemët. Uji i lumit përmbyti tokën. Një nga burrat e turmës u vra nga rrufeja. Një tjetër u plagos.

mob running away

Burrat e turmës u frikësuan. Ata e dinin që Perëndia po ndihmonte burrat e kampit të Sionit. Ata u larguan me vrap dhe nuk i rrahën burrat e kampit të Sionit. Stuhia nuk i kishte goditur burrat e kampit të Sionit.

Joseph praying

Dy ditë më vonë Zoti i dha Jozefit një zbulesë. Zoti tha se burrat e kampit të Sionit mund të qëndronin në Misuri ose të ktheheshin në Kirtland.

Zion’s Camp

Jezusi tha se disa burra nuk i ishin bindur atij. Ai nuk ishte i Iumtur me ta. Por disa të tjerë i ishin bindur dhe Zoti ishte i Iumtur me ta. Ai tha se do t’i bekonte ata me më shumë fuqi.

Zion’s Camp men getting sick

Pak ditë më vonë shumë burra në kampin e Sionit u sëmurën. Katërmbëdhjetë prej tyre vdiqën. Jozefi u pati thënë se ata do të vdisnin nëse nuk pendoheshin.

Joseph speaking to the Saints in Missouri

Jozef Smithi u takua me shenjtorët në Misuri. Ai zgjodhi burrat për një këshill të lartë. Pastaj Jozefi dhe miqtë e tij u kthyen në Kirtland.

Zion’s Camp returning to Kirtland

Burrat në kampin e Sionit nuk i ndihmuan shenjtorët në Misuri. Burrat nuk mund t’i ndihmonin, sepse ata nuk u ishin bindur urdhërimeve të Perëndisë. Perëndia tha se Sioni mund të ndërtohet vetëm nga njerëz të drejtë.

DeB 105:2–10