Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 45: Turmat në Misuri: 1833


“Kapitulli 45: Turmat në Misuri: 1833,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 167–72

“Kapitulli 45,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 167–72

Kapitulli 45

Turmat në Misuri

(1833)

Joseph with building plans

Disa prej shenjtorëve jetonin në Far Uest, në Misuri. Jozef Smithi jetonte aty. Njerëzit ishin të lumtur. Ata ndërtuan shtëpi dhe ndërtesa të mira.

mobs gathering

Por shenjtorët nuk patën paqe për një kohë të gjatë. Njerëzit e liq shkaktuan shqetësime për ta. Ata thanë gënjeshtra për shenjtorët dhe gjëra të këqija për drejtuesit e Kishës.

mob planning to hurt the Saints

Turma u takua për të planifikuar mënyra për të lënduar shenjtorët.

mob capturing the Saints

Turma bëri shumë gjëra të këqija. Ata i nxorën shenjtorët jashtë shtëpive të tyre.

mob destroying homes

Ata dogjën shtëpitë dhe shkatërruan fermat e tyre.

mob beating man

Ata i goditën burrat dhe futën disa prej tyre në burg.

man hurting woman

Turma goditi gratë dhe vrau disa prej tyre.

the Saints asking Governor Boggs for help

Zoti Bogs ishte guvernatori i Misurit. Turma i tha atij gënjeshtra rreth shenjtorëve.

Governor Boggs speaking to his men

Guvernatori Bogs u tha disa ushtarëve të vrisnin shenjtorët në se ata nuk largoheshin nga Misuri. Turma ishte e gëzuar. Ata bënë shumë gjëra të tjera të këqija. Guvernatori nuk i ndaloi ata.

mob attacking the Saints

Disa shenjtorë jetonin në një qytet të quajtur Hauns Mill. Një ditë disa prej tyre po punonin në fusha. Të tjerët po punonin në shtëpitë e tyre. Një turmë erdhi dhe i sulmoi ata.

mob shooting into log cabin

Disa prej shenjtorëve vrapuan në një ndërtesë të bërë me dru. Turma qëlloi me pushkë nga të çarat në mure.

Saints dodging bullets

Turma vrau shenjtorët që po fshiheshin. Disa fëmijë u qëlluan dhe u vranë.

mob robbing the Saints

Atëherë turma vodhi shtëpitë dhe karrocat e shenjtorëve. Ata vranë shumë nga burrat. Gratë dhe fëmijët mbetën vetëm.

soldiers wanting to kill Joseph

Më vonë disa ushtarë kapën Jozef Smithin dhe drejtuesit e tjerë të Kishës. Ushtarëve u ishte thënë të qëllonin me pushkë Jozefin dhe miqtë e tij.

soldier refusing to kill Joseph

Por drejtuesi i ushtarëve nuk donte të bindej. Ai nuk donte të vriste Jozef Smithin dhe të tjerët. Ai tha se do të ishte vrasje.

Joseph and his friends in chains

Ushtarët futën Jozefin dhe shokët e tij në burg. Rojet i lidhën me zinxhirë. Ishte ftohtë në burg. Jozefi dhe shokët e tij duhej të flinin në dyshemenë e ftohtë.

guards laughing

Rojet ishin njerëz të liq. Ata thanë fjalë të ndyra dhe treguan histori të këqija. Ata treguan si vodhën dhe vranë shenjtorët. Ata treguan si goditën gratë dhe fëmijët. Ata qeshën dhe u mburrën gjithë natën.

Joseph rebuking wicked guards

Jozefi e urreu çfarë ata thoshin. Ai nuk mund të dëgjonte më. Ai u ngrit në këmbë dhe i urdhëroi ata në emër të Jezu Krishtit që të ndalonin. Ai tha: «Ndaloni! Ose ju ose unë do të vdesim në këtë moment.» Rojet u frikësuan Ata i thanë Jozefit se u vinte keq. Ata u ulën në një cep dhe nuk folën.

Brigham Young leading Church

Brigam Jang ishte një nga apostujt. Ai kërkoi që shenjtorët të vinin në një mbledhje gjatë kohës që Jozefi ishte në burg. Brigam Jang u tha se ata duhej të largoheshin nga Misuri. Shumë nga shenjtorët ishin të varfër. Ata nuk kishin karroca ose kuaj. Njerëzit në mbledhje thanë se ata do të ndihmonin shenjtorët e varfër të iknin.

Saints leaving Missouri

Shenjtorët u larguan nga Misuri. Ishte dimër dhe shumë ftohtë. Turmat u përpoqën t’i godisnin. Ata vodhën kuajt dhe qetë e shenjtorëve.

Shenjtorët shkuan në Kuinsi, Illinois. Njerëzit në Kuinsi ishin të mirë me ta.

Governor Boggs happy

Guvernatori Bogs dhe miqtë e tij ishin të lumtur që shenjtorët ikën. Të vetmit shenjtorë të mbetur në Misuri ishin në burg.