“Kapitulli 46: Jozef Smithi në Burgun e Libertisë: mars 1839,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 173–75 “Kapitulli 46,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 173–75 Kapitulli 46 Jozef Smithi në Burgun e Libertisë (mars 1839) Jozef Smithi dhe miqtë e tij ishin në burg për shumë ditë. Pastaj ata u çuan në një burg tjetër. Ishte Liberti, në Misuri. Burgu i Libertisë ishte i ftohtë dhe i pistë. Jozefi dhe miqtë e tij vuajtën shumë. Disa herë u lidhën me pranga. Ata duhej të flinin në dysheme. Ushqimi nuk ishte i mirë. Disa herë ai ishte i helmuar dhe ata u sëmurën. Jozefi ishte i mërzitur. Ai dhe miqtë e tij kishin qenë në burg për një kohë të gjatë. Jozefi nuk e dinte në se ata do të dilnin ndonjëherë nga burgu. Ai ishte i shqetësuar për Kishën. Jozefi iu lut Atit Qiellor. Ai e pyeti sa gjatë ai dhe shenjtorët duhej të vuanin. Ai i kërkoi Atit Qiellor t’i ndihmonte ata. Jozefi i kërkoi Atit Qiellor të ndëshkonte armiqtë e tyre. DeB 121:1–6 Jezusi i tha Jozefit se ai do të duhej të vuante vetëm për pak kohë. Ai i tha Jozefit të ishte zgjuar. Atëherë Perëndia do ta bekonte atë. Jezusi tha se Jozefi shpejt do të ishte me miqtë e tij. Miqtë e donin Jozefin dhe do të ishin të lumtur ta shikonin. DeB 121:7–9 Jezusi e dinte çfarë kishin bërë njerëzit e liq. Ai i tregoi Jozefit se si do t’i ndëshkonte ata. Njerëzit e këqinj kurrë nuk mund të kishin priftërinë. Fëmijët e tyre kurrë nuk mund të kishin priftërinë. Njerëzit e liq do të vuanin dhe do të vdisnin. DeB 121:15, 21 Jezusi i tregoi Jozefit se shumë gjëra të mira do t’u ndodhnin shenjtorëve. Asgjë nuk do të mund të ndalonte Perëndinë që t’i bekonte ata. Fryma e Shenjtë do t’u tregonte gjëra të mrekullueshme rreth fuqisë së Perëndisë. Ata do të mësonin rreth qiellit dhe tokës. DeB 121:26–33 Jezusi i tha Jozefit se nuk duhej të frikësohej nga vuajtjet. Ai nuk duhej të shqetësohej kur kishte probleme. Jezusi tha se shqetësimet janë për të mirën tonë. Ato na ndihmojnë të mësojmë. Jezusi ka vuajtur më shumë se çdo njeri. DeB 122:7–9