“Kapitulli 9: Kisha e Vërtetë e Jezu Krishtit: 6 prill 1830,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 40–42 “Kapitulli 9,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 40–42 Kapitulli 9 Kisha e Vërtetë e Jezu Krishtit (6 prill 1830) Jozef Smithi jetonte në një qytet të quajtur Fajet. Fajet ishte në shtetin e Nju Jorkut. Jezu Krishti i tha Jozefit se kishte ardhur koha që Kisha e vërtetë të ishte në tokë përsëri. Jezusi i tha Jozefit të fillonte Kishën. DeB 20:1–2; 21:3 Jozef Smithi u bind. Më 6 prill 1830 ai kishte një mbledhje. Pesë burra erdhën në mbledhje për të ndihmuar Jozefin të fillonte Kishën. Burrat ishin Oliver Kaudëri, Hajrëm Smith, Samuel Smith, Dejvit Uitmer dhe Piter Uitmer. Ata të gjithë ishin pagëzuar. Njerëz të tjerë erdhën për të parë mbledhjen. Burrat iu lutën Atit Qiellor. Jozefi e shuguroi Oliverin një plak në Kishë. Pastaj Oliveri shuguroi Jozefin. Jozefi dhe Oliveri bekuan sakramentin. Ata ua dhanë atë burrave. Jozefi dhe Oliveri vendosën duart e tyre në kokën e secilit burrë. Ata i konfirmuan burrat anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit. Ata u dhanë burrave dhuratën e Frymës së Shenjtë. Ata falënderuan Perëndinë. Edhe njerëz të tjerë ishin në mbledhje. Jozefi dhe Oliveri shuguruan disa nga burrat. Ata u dhanë atyre priftërinë. Njerëzit që u shuguruan ishin të lumtur. Ata thanë se e donin Perëndinë. Ata treguan se si Perëndia i kishte bekuar. Jezusi i dha në mbledhje një zbulesë Jozef Smithit. Jezusi tha që Jozefi ishte një profet. Kur një profet flet, ai flet për Jezusin. Anëtarët e Kishës duhet të dëgjojnë profetin. Ata duhet t’i binden atij. DeB 21:1, 4–5 Pas mbledhjes shumë njerëz u pagëzuan. Babai dhe nëna e Jozef Smithit u pagëzuan. 6 prilli 1830 ishte një ditë e mrekullueshme. Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit ishte përsëri në tokë.