“Kapitulli 25: Jozef Smithi dhe Sidni Rigdon Shkojnë në Mision: dhjetor 1831–janar 1832,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 96 “Kapitulli 25,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 96 Kapitulli 25 Jozef Smithi dhe Sidni Rigdon Shkojnë në Mision (dhjetor 1831–janar 1832) Disa njerëz nuk e pëlqenin Kishën e Jezu Krishtit. Ata thanë gënjeshtra rreth saj. Disa nga gënjeshtrat u botuan në një gazetë. Jezusi i tha Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit të shkonin në mision në qytete të tjera. Ata mund t’u thoshin njerëzve të vërtetën rreth Kishës. DeB 71:1–4 Jozefi dhe Sidni iu bindën Jezusit. Ata lanë shtëpitë e tyre dhe shkuan në shumë qytete. Jozefi dhe Sidni folën në mbledhjet në kishë. Ata mësuan njerëzit në shtëpitë e tyre. Jozefi dhe Sidni u treguan njerëzve rreth urdhërimeve të Perëndisë. Ata u treguan njerëzve rreth dëshmive të tyre për Jezu Krishtin. Ata u thanë njerëzve të pendoheshin. Jozefi dhe Sidni mbaruan punën e tyre misionare. Ata u kthyen në shtëpi, te familjet e tyre.