“Kapitulli 61: Batalioni Mormon: qershor 1846–korrik 1847,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 218–22 “Kapitulli 61,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 218–22 Kapitulli 61 Batalioni Mormon (qershor 1846–korrik 1847) Shenjtorët ishin në Kaunsëll Bllëfs. Një kapiten i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara erdhi të takonte Brigam Jangun. Emri i tij ishte kapiteni Alen. Kapiteni Alen tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara donte që pesëqind burra të bashkoheshin me ushtrinë. Brigam Jangu tha se shenjtorët do të bënin çfarë donte presidenti. Kapiteni Alen foli me burrat dhe pesëqind prej tyre u bashkuan me ushtrinë. Ata u quajtën Batalioni Mormon. Disa herë anëtarët e Kishës quhen mormonë, sepse ata besojnë te Libri i Mormonit. Brigam Jang u tha burrave të ishin ushtarët më të mirë të ushtrisë. Ata duhej të mermin me vete Biblën dhe Librin e Mormonit. Ata duhej të ishin të rregullt, të pastër dhe të sjellshëm. Ata nuk duhej të thoshin fjalë të këqija ose të luanin me letra. Brigam Jang u tha t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Atëherë atyre nuk do t’u duhej të vrisnin njeri. Batalioni Mormon iku me kapitenin Alen. Shenjtorët ishin të trishtuar kur i shihnin ata të shkonin. Shenjtorët kishin nevojë për të gjithë burrat që t’i ndihmonin të shkonin në perëndim. Ata nuk donin që burrat të shkonin për të luftuar, por ata e dinin që ushtarët do të paguheshin. Paratë do t’i ndihmonin shenjtorët. Batalioni Mormon udhëtoi drejt jugut. Disa nga familjet e ushtarëve ishin me Batalionin Mormon. Udhëtimi ishte shumë i vështirë për njerëzit. Ata duhej të ecnin në këmbë gjatë gjithë rrugës. Rrugët ishin shumë të këqija. Disa herë karrocat ngelën të bllokuara në rërën e thellë. Nuk kishte ujë për të pirë. Nuk kishte pemë nën hijen e të cilave burrat të mund të pushonin. Disa njerëz u sëmurën. Vetëm njerëzit e sëmurë mund të udhëtonin në karroca. Kapiteni Alen vendosi që ushtarët e sëmurë, gratë dhe fëmijët duhej të qëndronin në Kolorado. Ata qëndruan në një qytet të quajtur Pueblo. Ushtarët paguheshin për të qenë në ushtri. Disa nga ushtarët e sëmurë u dërguan pranë familjeve të tyre në Kaunsëll Bllëfs. Ata dërguan para për njerëzit e varfër në Nauvu dhe misionarët. Ushtarët në batalion vazhduan të marshonin. Disa herë ata nuk e dinin se ku po shkonin. Ata duhej të gërmonin poshtë në rërë për të gjetur ujë. Shija e tij ishte e keqe. Ushtarët nuk kishin ushqim të mjaftueshëm. Nuk kishte dru për të bërë zjarrin. Burrat duhej të digjnin barishte. Ushtarët takuan indianë dhe njerëz të tjerë që kishin ushqim, por ata s’kishin para për të blerë ushqim. Ata u dhanë indianëve disa nga rrobat e tyre. Indianët u dhanë atyre ushqim. Batalioni Mormon udhëtoi për në perëndim. Ata arritën te disa male shumë të pjerrëta. Burrat duhej të lidhnin litarë te vagonët dhe t’i tërhiqnin ata sipër në male. Pastaj ata i lanë karrocat poshtë në anën tjetër. Një ditë ushtarët panë disa dema. Demat sulmuan ushtarët. Ushtarët luftuan me ta. Më në fund ata i larguan demat. Një burrë ishte plagosur. Ai nuk mundi të ecte për një kohë të gjatë. Më në fund batalioni arriti në oqeanin Paqësor. Ishte 29 janar 1847. Burrat ishin shumë të lodhur. Rrobat e tyre ishin të shkatërruara. Ata ishin të gëzuar që udhëtimi i tyre kishte përfunduar. Ushtarët u paguan meqë ishin në ushtri. Ata nuk duhej të ishin më në ushtri dhe mund të shkonin në shtëpi te familjet e tyre. Disa nga burrat qëndruan në Kaliforni. Shumica e tyre shkuan në malet Shkëmbore për të qenë me shenjtorët e tjerë që arritën aty nga Kaunsëll Bllëfs.