“Kapitulli 51: Shoqata e Ndihmës: mars 1842,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 186–89 “Kapitulli 51,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 186–89 Kapitulli 51 Shoqata e Ndihmës (mars 1842) Anëtarët e Kishës po ndërtonin tempullin e Nauvusë. Rrobat e burrave po prisheshin. Gratë donin t’i ndihmonin ata. Një grua tha se do të përgatiste rroba për burrat, por ajo nuk kishte para për të blerë copë. Sara M.Kimbëll tha se do t’i jepte gruas ca copë. Motra Kimbëll u kërkoi ndihmë grave të tjera. Gratë patën një mbledhje në shtëpinë e motrës Kimbëll. Ato vendosën te kishin një shoqatë për gratë në Kishë. Gratë i kërkuan Elisa R.Snou të shkruante disa rregulla për shoqatën. Ajo ia çoi rregullat Jozef Smithit. Ai tha që rregullat ishin shumë të mira, por ai tha se Zoti kishte një plan më të mirë për gratë. Jozefi u kërkoi grave të vinin në një mbledhje më 17 mars 1842. Ai tha se drejtuesit e priftërisë do të ndihmonin gratë në shoqatën e tyre. Në mbledhje kishte tetëmbëdhjetë gra. Ema Smith u zgjodh të ishte drej-tuesja e grave. Ato e quajtën shoqatën e tyre Shoqata e Ndihmës. Jozef Smithi u tha grave të ndihmonin njerëzit e varfër ose të sëmurë. Ato do t’u jepnin njerëzve çdo lloj ndihme që ata kishin nevojë. Peshkopi do të ndihmonte gratë të dinin çfarë të bënin. Gratë patën një mbledhje për të mësuar gjërat që ato duhet të dinin. Ato ishin të lumtura që mund të ndihmonin anëtarët e Kishës. Gratë përgatitën gjëra për tempullin. Ato bënë rroba për burrat që po e ndërtonin tempullin. Gratë u çuan ushqime njerëzve që kishin nevojë për to. Ato u kujdesën për njerëzit e sëmurë dhe bënë shumë gjëra për të ndihmuar shenjtorët. Gratë në Kishë mund të shkojnë në Shoqatën e Ndihmës. Ato ndihmojnë njerëzit. Ato mësojnë rreth ungjillit dhe njerëzve në vendet e tjera. Ato mësojnë rreth librave të mirë, muzikës dhe artit. Ato mësojnë si t’i bëjnë shtëpitë e tyre më të mira.