“Kapitulli 10: Mrekullia e Parë në Kishë: prill 1830,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 43–44 “Kapitulli 10,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 43–44 Kapitulli 10 Mrekullia e Parë në Kishë (prill 1830) Mbledhja pasuese e Kishës së Jezu Krishtit ishte të dielën, më 11 prill 1830. Anëtarët e Kishës erdhën në mbledhje. Anëtarët u quajtën shenjtorë. Shumë njerëz erdhën në mbledhje. Ata nuk ishin anëtarë të Kishës. Oliver Kaudëri u mësoi atyre ungjillin e Jezu Krishtit. Disa nga njerëzit e besuan Oliverin dhe donin të bashkoheshin me Kishën. Ata u pagëzuan pas mbledhjes. Satani nuk donte që njerëzit të bashkoheshin me Kishën. Satani u përpoq t’i bënte njerëzit e mirë të ndiheshin keq. Një nga këta njerëz ishte një burrë i quajtur Njuëll Najt. Njuëll Najt nuk ishte anëtar i Kishës. Satani nuk donte që ai të pagëzohej. Jozefi i kërkoi Njuëllit të thoshte lutjen në një mbledhje. Njuëll tha që do të lutej. Satani nuk donte që Njuëlli t’i bindej Jozefit. Njuëll shkoi në mbledhje, por ai nuk donte të lutej. Ai tha se kishte frikë të lutej me zë të lartë. Më vonë Njuëll shkoi në pyll. Ai donte të lutej vetëm. Satani nuk donte që ai të lutej. Njuëll u përpoq të lutej, por ai nuk mund të fliste. Ai u sëmur. Ai ishte i trishtuar dhe i frikësuar. Njuëlli u kthye në shtëpi. Gruaja e Njuëllit ishte e shqetësuar për të. Ajo i kërkoi Jozef Smithit ta ndihmonte Njuëllin. Jozef Smithi përdori fuqinë e priftërisë për të bekuar Njuëllin. Atëherë Njuëlli filloi të ndihej përsëri mirë. Ai nuk ishte i sëmurë. Ai nuk kishte frikë. Ai ishte i lumtur. Satani nuk mund t’i bënte keq. Më vonë Njuëll Najt u pagëzua.