Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 35: Shenjtorët Largohen nga Kontea XheKson, Misuri: shtator–dhjetor 1833


“Kapitulli 35: Shenjtorët Largohen nga Kontea XheKson, Misuri: shtator–dhjetor 1833,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 132–34

“Kapitulli 35,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 132–34

Kapitulli 35

Shenjtorët Largohen nga Kontea XheKson, Misuri

(shtator–dhjetor 1833)

Saints greeting governor of Missouri

Njerëzit e këqinj po shkaktonin shqetësime për shenjtorët në kontenë Xhekson, në Misuri. Shenjtorët u përpoqën të merrnin ndihmë nga guvernatori i Misurit. Uilliam Felps dhe Orson Hajd shkuan për të takuar guvernatorin. Ata i treguan për turmën dhe se si shtëpitë e tyre ishin shkatërruar.

Saints leaving governor

Guvernatori nuk donte t’i ndihmonte. Ai u tha t’u kërkonin ndihmë gjykatësve. Por gjykatësit ishin miq të njerëzve të liq. Ata nuk donin t’i ndihmonin shenjtorët.

mobs attacking store

Turma i sulmoi shenjtorët për gjashtë ditë. Ata shkatërruan shtëpitë e tyre dhe goditën njerëzit. Ata hynë me forcë në dyqane dhe hodhën çdo gjë përtokë.

Saints driven from homes

Turma i detyroi shenjtorët të linin shtëpitë e tyre. Ishte kohë dimri. Shumë njerëz vdiqën nga koha e ftohtë dhe e lagësht. Shenjtorët shkuan në qytete të tjera në Misuri për t’u larguar nga turma.

Saints gathered around fire

Shenjtorët ishin të trishtuar. Shtëpitë, fermat dhe dyqanet e tyre u shkatërruan. Kafshët e tyre u vodhën. Guvernatori dhe gjykatësit nuk donin t’i ndihmonin shenjtorët.

Saints looking forward with faith

Por shenjtorët akoma kishin besim te Perëndia. Ata e dinin që Kisha e Jezu Krishtit ishte Kisha e vërtetë. Ata e dinin se Jozef Smithi ishte një profet i Perëndisë.

Joseph praying

Jozef Smithi ishte në Kirtland, Ohajo. Jezusi i dha atij një zbulesë. Ai i tregoi përse shenjtorët kishin shqetësime. Disa prej tyre nuk u ishin bindur urdhërimeve të Perëndisë.

DeB 101:2, 6–7

Saints arguing with each other

Jezusi tha se shenjtorët nuk punonin së bashku. Ata nuk i ndanin gjërat dhe i thoshin gjëra të këqija njëri-tjetrit. Ata nuk iu lutën Perëndisë kur ishin të lumtur dhe asnjëherë nuk e falënderuan Perëndinë. Ata luteshin vetëm kur kishin nevojë.

Jesus coming to earth

Jezusi tha se shenjtorët duhej të përgatiteshin për të kur ai të vinte në tokë përsëri. Kur ai të vijë, njerëzit do të kenë paqe. Shenjtorët që vuajtën për Jezusin do të jenë të bekuar. Satani nuk do të ketë fuqi për të tunduar shenjtorët. Asnjë nuk do të jetë i trishtuar. Nuk do të ketë vdekje, siç njihet ajo sot. Kur Jezusi të vijë përsëri, çdo njeri do të jetë i lumtur.