Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 30: Një Zbulesë rreth Luftës: 25 dhjetor 1832


“Kapitulli 30: Një Zbulesë rreth Luftës: 25 dhjetor 1832,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 117–18

“Kapitulli 30,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 117–18

Kapitulli 30

Një Zbulesë rreth Luftës

(25 dhjetor 1832)

Saints concerned

Shumë njerëz po pagëzoheshin në Kishën e Jezu Krishtit. Ungjilli i bënte ata të lumtur. Por shenjtorët shqetësoheshin rreth gjërave që po ndodhnin në vendet e tjera.

building collapsing

Gjëra të trishtueshme po ndodhnin në shumë vende të botës. Kishte tërmete. Njerëzit ishin të sëmurë. Shumë njerëz po vdisnin.

people disagreeing

Gjëra të trishtueshme po ndodhnin edhe në Shtetet e Bashkuara. Disa njerëz nuk donin të ishin pjesë e Shteteve të Bashkuara. Ata donin të kishin udhëheqësit e tyre.

Joseph receiving revelation

Për ditën e Krishtlindjes më 1832, Jezusi i dha Jozef Smithit një zbulesë. Zbulesa ishte rreth luftës.

men fighting during Civil War

Jezusi tha se do të kishte luftë në Shtetet e Bashkuara. Njerëzit në Shtetet e Bashkuara do të luftonin kundër njëri-tjetrin.

soldiers

Më vonë, do të kishte luftra në vende të tjera. Do të kishte luftra në të gjithë botën. Jezusi tha se shenjtorët duhet të jenë të drejtë. Ata duhet të bëhen gati për të, kur ai të vijë në tokë përsëri.

Joseph Smith pondering

Jozefi ishte i trishtuar kur mësoi se do të kishte luftra. Ai e dinte që njerëzit duhet t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Atëherë ata nuk do të luftonin dhe nuk do të kishte luftë.