Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 21: Profeti Shkon në Misuri: maj–qershor 1831


“Kapitulli 21: Profeti Shkon në Misuri: maj–qershor 1831,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 81–83

“Kapitulli 21,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 81–83

Kapitulli 21

Profeti Shkon në Misuri

(maj–qershor 1831)

Joseph greeting Saints

Shumica e shenjtorëve jetonin akoma në Nju Jork. Jozef Smith dhe Sidni Rigdon ishin në Kirtland, Ohajo. Jozefi u tha shenjtorëve në Nju Jork të vinin në Ohajo. Ata iu bindën Profetit. Ata shkuan në Ohajo.

Leman Copley

Jezusi i tha Jozefit se shenjtorët në Kirtland duhej të ndanin tokat e tyre me shenjtorët nga Nju Jorku. Leman Kopli kishte shumë toka. Ai premtoi t’i ndante ato. Shenjtorët nga Nju Jorku shkuan në këto toka.

Saints arriving

Leman Kopli nuk e mbajti premtimin. Ai nuk donte që shenjtorët nga Nju Jorku të merrnin tokën e tij. Ata duhej të iknin. Ata nuk kishin ku të banonin.

Joseph instructing Newel Knight

Njuëll Najt ishte drejtuesi i tyre. Ai nuk dinte çfarë të bënte. Ai shkoi të takonte Profetin Jozef. Ai pyeti Jozefin çfarë duhej të bënin shenjtorët.

Saints gathering wagons together

Zoti i tha Jozefit që shenjtorët nga Nju Jorku duhej të shkonin shpejt në Misuri.

Joseph speaking to congregation

Para se të largoheshin, shenjtorët patën një konferencë në Kirtland. Konferenca zgjati tre ditë. Zoti i dha disa zbulesa të rëndësishme Jozef Smithit.

Joseph ordaining high priest

Zoti i tha Jozefit të shuguronte të parin prift të lartë në Kishë. Priftërinjtë e lartë kanë Priftërinë Melkizedeke. Ata janë drejtues në Kishë. Shumë drejtues të Kishës u shuguruan priftërinj të lartë.

missionaries going to teach

Zoti tha që disa nga burrat duhej të shkonin në mision në Misuri. Ata duhej të predikonin ungjillin gjatë rrugës. Kur konferenca mbaroi, misionarët shkuan në Misuri.

Joseph arriving amongst the Saints

Zoti i tha Jozefit që konferenca tjetër e Kishës do të mbahej në kontenë e Xheksonit, në Misuri. Ai u tha Jozefit dhe shokëve të tij të shkonin atje. Sioni do të ndërtohej në kontenë e Xheksonit. Jezusi do t’u tregonte atyre ku të ndërtonin qytetin e Sionit.