“Kapitulli 34: Perëndia Lajmëron Njerëzit e Sionit: korrik–gusht 1833,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 128–31 “Kapitulli 34,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 128–31 Kapitulli 34 Perëndia Lajmëron Njerëzit e Sionit (korrik–gusht 1833) Perëndia urdhëroi shenjtorë të tjerë që të shkonin në kontenë Xhekson, në Misuri. Shumë njerëz shkuan për të jetuar atje. Ata ndërtuan shtëpi, dyqane dhe një shtypshkronjë. Satani nuk donte që shenjtorët të jetonin në kontenë Xhekson. Ai nuk donte që ata të ndërtonin qytetin e Sionit. Ai donte që njerëzit e tjerë të ishin të liq me ta. Satani donte që njerëzit e liq t’i detyronin shenjtorët të largoheshin nga kontea Xhekson. Njerëzit e liq bënë atë që donte Satani. Ata u përpoqën t’i detyronin shenjtorët të largoheshin. U grumbullua një turmë njerëzish të egërsuar. Turma dërgoi disa burra të takonin drejtuesit e Kishës. Burrat u thanë shenjtorëve se ata duhej të largoheshin nga kontea Xhekson. Por drejtuesit e Kishës e dinin që Perëndia donte që ata të ndërtonin qytetin e Sionit në kontenë Xhekson. Ata i thanë turmës se shenjtorët nuk do të largoheshin. Njerëzit e liq u kthyen te turma. Turma ishte shumë e egërsuar. Ata hynë me forcë në shtypshkronjën e shenjtorëve dhe e shkatërruan atë. Shenjtorët nuk mund të shtypnin më libra ose gazeta. Turma kapi peshkopin Patrixh dhe vëllain Alen dhe i zhveshën. Ata u vunë atyre zift të nxehtë dhe pupla në lëkurë. Turma gjeti shenjtorë të tjerë dhe i rrahu. Tre ditë më vonë njerëzit e këqinj kaluan me karrocë përmes qytetit. Ata qëlluan ndërtesat me pushkë dhe u bërtitën gjëra të këqija shenjtorëve. Ata thanë se do të rrihnin çdo njeri që do të kapnin. Ata u përpoqën të gjenin drejtuesit e Kishës. Drejtuesit e Kishës iu fshehën turmës. Një nga drejtuesit ishte Oliver Kauderi. Ai u largua nga kontea Xhekson dhe shkoi të takonte Jozefin në Kirtland. Oliveri i tregoi Jozefit atë që njerëzit e këqinj po bënin në Sion. Shenjtorët në kontenë Xhekson donin të dinin se çfarë duhej të bënin. Jozefi i tregoi Oliverit për disa zbulesa që i dha Jezusi. Zoti tha se shenjtorët duhet të ndërtojnë një tempull në Sion. Shenjtorët duhet të paguajnë të dhjetën. Paratë e së dhjetës do të përdoreshin për tempullin. Jezusi i tregoi Jozefit se Sioni do të rritej, nëse shenjtorët i bindeshin Perëndisë. Shenjtorët do të ndëshkoheshin, nëse ata nuk i bindeshin Perëndisë. DeB 97:10–12, 18, 22–26 Jezusi tha se shenjtorët duhet t’u binden ligjeve të vendit. Shenjtorët duhet të votojnë për njerëz të drejtë, që ata të ishin drejtuesit e vendit. Disa herë njerëz të liq bëhen drejtues të vendit. Kjo i bën njerëzit e drejtë të mos jenë të lumtur. DeB 98:4–10 Zoti i urdhëroi shenjtorët të mos bënin më gjëra të këqija. Jezusi u tha se shenjtorët nuk duhej të merakoseshin për turmën. Ata nuk duhej t’i urrenin njerëzit e liq. Shenjtorët duhej t’i falnin armiqtë e tyre. Ata duhej të luftonin vetëm kur Perëndia t’i urdhëronte të luftonin. Perëndia do t’i ndëshkonte njerëzit e liq. DeB 98:11, 14, 23–29, 33, 39–48 Më vonë, Jezusi tha se shenjtorët në Sion do të kishin probleme për ca kohë. Ata nuk u ishin bindur urdhërimeve. Një ditë Jezusi do t’i ndihmonte shenjtorët të ndërtonin Sionin. Atëherë Jezusi do t’i bekonte ata. DeB 100:13–17