“Kapitulli 38: Perla me Vlerë të Madhe,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 145–50
“Kapitulli 38,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 145–50
Kapitulli 38
Perla me Vlerë të Madhe
Libri i Moisiut
Libri i Abrahamit
Shkrimet e Jozef Smithit
Nenet e Besimit
Jozef Smith
Ne besojmë në Perëndinë, Atin c Amshuar dhc në Birin e Tij, Jezu Krishtin dhe në Frymën e Shenjtë.
Ne besojmë se njerëzit do të ndëshkohen për mëkatet e tyre dhe jo për shkeljen e Adamit.
Ne besojmë që përmes Shlyerjes së Krishtit, i gjithë njerëzimi mund të shpëtohet nëpërmjet bindjes ndaj ligjeve dhe ordinancave të Ungjillit.
Ne besojmë që parimet dhe ordinancat themelore të Ungjillit janë: së pari, Besim në Zotin Jezu Krisht; së dyti, Pendim; së treti, Pagëzim me anë të zhytjes për heqjen e mëkateve; së katërti, Vënie e duarve për dhuratën e Frymës së Shenjtë.
Ne besojmë që një njeri duhet të thirret nga Perëndia nëpërmjet profecisë dhe vënies së duarve prej atyre që kanë autoritet për të predikuar Ungjillin dhe për të administratuar ordinancat e tij.
Ne besojmë në të njëjtin organizim që ekzistonte në Kishën Primitive dhe, pikërisht, në apostuj, profetë, barinj, mësues, ungjilltarë e të tjerë.
Ne besojmë në dhuratën e të folurit të gjuhëve, të profecisë, të zbuiesës, të vegimeve, të shërimit, të interpretimit të gjuhëve e të tjera.
Ne besojmë që Bibla përmban fjalën e Perëndisë, kur ajo është e përkthyer me korrektësi. Ne gjithashtu besojmë, që Libri i Mormonit përmban fjalën e Perëndisë.
Ne besojmë të gjitha të vërtetat që Perëndia ka zbuluar, të gjitha të vërtetat që Ai zbulon tani dhe ne besojmë që Ai do të zbulojë në të ardhmen shumë gjëra të mëdha e të rëndësishme lidhur me Mbretërinë e Perëndisë.
Ne besojmë në grumbullimin e sotëm të popullit të Izraelit dhe në rivendosjen e Dhjetë Fiseve, që Sioni (Jeruzalemi i Ri) do të ndërtohet në kontinentin amerikan, që Krishti do të mbretërojë personalisht në tokë dhe që toka do të ripërtërihet dhe do të marrë lavdinë e saj të parajsës.
Ne pohojmë privilegjin e adhurimit të Perëndisë së Plotfuqishëm, sipas mënyrës që ndërgjegjja jonë tregon dhe u njohim të gjithë njerëzve të njëjtin privilegj, i lejojmë ata të adhurojnë si, ku dhe çfarë të dëshirojnë.
Ne besojmë në nënshtrimin ndaj mbretërve, presidentëve, sunduesve dhe gjyqtarëve, në bindjen, nderimin dhe mbështetjen e ligjeve.
Ne besojmë në të qenit të ndershëm, të besueshëm, të dëlirë, mirëbërës, të virtytshëm dhe në të bërit mirë gjithë njerëzve. Në të vërtetë, mund të themi që ne ndjekim këshillën e Palit - Ne besojmë të gjitha gjërat, ne shpresojmë të gjitha gjërat, ne kemi duruar shumë gjëra dhe shpresojmë të mund të durojmë të gjitha gjërat. Në qoftë se ka gjëra të virtytshme, të dashura ose me nam të mirë, ose të denja për t’u lavdëruar, ne i synojmë këto gjëra.