“Kapitulli 50: Dhurimi i Parë: maj 1842,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 185 “Kapitulli 50,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 185 Kapitulli 50 Dhurimi i Parë (maj 1842) Jezusi i premtoi Jozefit se ai do t’u jepte njerëzve një bekim të veçantë. Ky bekim është quajtur dhurimi. Dhurimi do të jepej në tempull. Vetëm burrat dhe gratë që i binden urdhërimeve të Perëndisë mund të kenë dhurimin. DeB 105:12, 18, 33; 110:9; 124:40–41 Më vonë Jozef Smithi pati një takim me disa burra dhe gratë e tyre. Jozefi u mësoi gjërat që ata do të bënin në tempull. Dhurimet iu dhanë atyre të gjithëve. Tani, njerëzit që u binden urdhërimeve të Perëndisë mund të shkojnë në tempull. Ata mund të kenë bekimin e veçantë të dhurimit. Ata mësuan gjërat që duhej të dinin për t’u kthyer në qiell. Ata bëjnë besëlidhje me Perëndinë. Perëndia bën besëlidhje me ta.