“Kapitulli 63: Shenjtorët në Malet Shkëmbore: korrik 1847,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 230–33 “Kapitulli 63,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 230–33 Kapitulli 63 Shenjtorët në Malet Shkëmbore (korrik 1847) Piomerët filluan të ndërtonm një qytet në luginën e Sollt Lejkut të madh. Ata e quajtën qyteti i Sollt Lejkut Brigam Jangu zgjodhi një vend për të ndërtuar tempullin. Brigam Jangu e ndau qytetin. Çdo familje kishte tokë për të ndërtuar një shtëpi dhe një fermë. Pionierët ndërtuan shtëpi druri. Ata mbollën drithëra dhe punuan shume. Brigam Jangu u mësoi shenjtorëve se secili duhet të punojë për atë që ka nevojë. Brigam Jangu e ndau qytetin në pesë degë. Njerëzit filluan të ndërtonin Kisha. Pionierë të tjerë erdhën në luginë. Shumë shpejt ishin nëntëmbëdhjetë degë. Pionierët hapën një shkollë. Klasat e shkollës dhe mbledhjet e Kishës bëheshin në të njëjtën ndërtesë. Më vonë filloi shkolla e së dielës. Brigam Jang dërgoi misionarë në vende të tjera përtej oqeanit. Në disa vende vetëm pak njerëz u bashkuan me Kishën. Në vende të tjera shumë njerëz i besuan misionarët. Ata u bashkuan me Kishën. Shumica e tyre donin të jetonin me shenjtorët në luginën e Sollt Lejkut të madh. Ata kaluan oqeanin me anije. Disa nga njerëzit kaluan fushat me karroca të mbuluara. Por disa njerëz nuk kishin para për të blerë karroca. Ata bënë karroca të vogla me dy rrota. Ato u quajtën karroca dore. Në karroca pionierët vunë të gjitha gjërat e tyre. Ata i shtynë dhe i tërhoqën ato përmes fushave. Ishte punë shumë e vështirë t’i shtyje karrocat. Disa nga njerëzit u sëmurën dhe vdiqën. Brigam Jangu ishte një drejtues i zgjuar. Ai dërgoi burra dhe familjet e tyre në vende të tjera në perëndim. Disa shenjtorë ndërtuan qytete në Kaliforni. Shenjtorë të tjerë ndërtuan qytete në Ajdaho, Arizona dhe Uajomi. Disa nga njerëzit ishin të mërzitur që po linin shtëpitë e tyre, por ata iu bindën Brigam Jangut. Shenjtorët patën shumë shqetësime. Disa herë drithërat nuk rriteshin. Përmbytjet shkatërruan fermat e tyre. Disa herë indianët vodhën gjëra nga shenjtorët ose i vranë ata. Brigam Jangu u tha shenjtorëve të ishin të mirë me indianët. Shenjtorët u dhanë ushqime atyre. Shumica e indianëve u bënë miq me shenjtorët. Shenjtorët filluan të ndërtonin tempuj në perëndim. Më 1853 ata filluan të ndërtonin tempullin në qytetin e Sollt Lejkut. Ata punuan dyzet vjet për të ndërtuar tempullin. Shenjtorët ndërtuan tre tempuj të tjerë para se të mbaronte tempulli i qytetit të Sollt Lejkut. Ata ndërtuan tempullin e Senjt Xhorxhit, tempullin e Loganit dhe tempullin e Mantit.